Ballkani s’ka të bëjë me Europën

Postuar në 05 Janar, 2017 23:00
Gjovalin Mirija

Artikulli në Coriere della Sera i historianit Alessandro Barbero (http://www.respublica.al/2016/12/27/%E2%80%9Cdo-ishte-m%C3%AB-mir%C3%AB-t%C3%AB-flitej-p%C3%ABr-nj%C3%AB-bot%C3%AB-euro-mesdhetare%E2%80%9D; artikulli origjinal:http://www.corriere.it/gli-allegati-di-corriere/16_dicembre_26/collana-storia-uscita-corriere-edicola-a070f5a-cb81-11e6-8b9b-1b0efa3fb5ec.shtml) është një konfirmim i një realiteti që eurokratët e Brukselit nuk mund ta përtypin sepse Europa e Bashkuar është një projekt politik më shumë se ekonomik. Dhe projektet ekonomike kanë doza realiste sepse janë të nivelit të mbijetesës dhe si të tilla janë testuar në kohë si organizime të natyrshme. Mendoj që debatet për identitetin europian nxehen jo vetëm se nuk  njihet historia, por edhe sepse qëllimisht injorohet, siç ndodh gjithmonë kur bëhen eksperimente të inxhinierisë njerëzore dhe BE është shembull tipik. Interesa të papajtuashme e komplikojnë edhe më interpretimin e identitetit, i cili sipas meje, nuk është uniform dhe koherent, sepse Europa si gjithë kontinentet me njerëz është në flux mood.

Është normale që çdo komb europian, sipas trajtimit që i bëhet në konfuzionin makroekonomik të Bruksesit, ta ngrejë zanin herë pas here për peshën e  kontributit historik në kontinent. Por puna asht se njerëzit thonë si je ( jo si ke kenë).

Po lexoja , para do kohësh një artikull tek "French Politics & Society" me titull "Antropologjia Politike e një Institucioni Ndërkombëtar".  Vetëm titulli asht mjaft për të kuptuar retorikën agresive dhe ofenduese të proponentëve të Europës së Bashkuar që jo rastësisht vjen nga të pandreqshmit francezë, bijtë e denjë të nanës së të gjithë të këqijave - Komunës së Parisit. I gjithë artikulli ishte (si gjithë tjerët e asaj kuzhine) një monument hipokrizie i gjoja shumëllojshmërisë përfaqësuese të anëtarëve të parlamentit europian. Për të impresionuar qarkun e mbyllur të njëri-tjetrit ( se kush i lexon këto artikuj përveç atyre, si puna ime, që janë të pakënaqur me punën e vet) diku ishte një pyetje:  Çfarë kanë të përbashkët një Lord anglez, një industrialist danez, një filozof Italian, një fermer francez dhe një kimist belg?”

 Ajo çka i lidhte europarlamentarët ishte "identiteti i përbashkët i tyre si anëtarë të Parlamentit Europian, shpirti i skuadrës me qëllime të përbashkëta".

Përgjigja ishte shokuese për mua që jetoj në Kanada, merre me mend për një taksapagues europian. Idea e nji Europe me identitet të përbashkët është shpikje e utopistëve. Para se Revolucioni Francez të krijonte nacionalizmin e vërtetë, rrethi i besnikërisë dhe identitetit nuk e kalonte kufinin e fshatit apo qytetit. Por nga shekulli i 16-të Reformacioni bëri që monopoli i kishës mesjetare të shpërbëhej në një farë pluralizmi të Kishave Kristiane që prodhuan dy dimensione kryesore të identitetit: Sekularist dhe Fetar.

Çdo komb kishte fenë e vet shtetërore. Dhe kjo shumëllojshmëri e besimit fetar filloi të përcaktonte jo vetem identitetin publik, por edhe atë personal. Çka e tensionoi ma shumë problemin e identitetit ishte fatkeqësia e Revolucionit Francez që e ktheu atë gati në ideologji kombëtare. Përveç elitave askush nuk çante kokë për identitet kombëtar.  Anglia përdorte ushtarë gjermanë, hollandezë, Napoleoni kishte pjesën ma të madhe të ushtarëve jo francezë. Kështu që nacionalizmi  si formë e identitetit të përbashkët, ishte i dobët deri para shekullit të 19-të. Vetëm pas Luftës së Dytë Botërore, kombet dhe nacionalizmi mori hov duke u kthyer në ideologji  të bazuar në mite të shpikura nga e kaluara, por që në fakt nuk kishte më shumë se thjesht urrejtje kombesh ndaj njëri- tjetrit ( dhe sa ma afër të ishin, ma e madhe urrejtja).

Pas viteve ‘90 identiteti kombëtar u rikonfigurua (Bashkimi Sovjetik, Jugosllavia etj.) sepse ankthi i një shteti për të ditur se ku është vendi i tij në politikën botërore, kush janë miqtë dhe armiqtë, lidhet me  pyetjen:  cilës anë i përkasim?

Si në grupimet e para primitive, ashtu edhe në organizimet moderne, efikasiteti ekonomik i grupit shpejtohet kur pjesëtarët kanë lidhje të përngjashme kulturore. Si çdo individ që identifikohet herë pas here me identitete të ndryshme (por që ngjasin) ashtu edhe shtetet reflektojnë tipare të ndryshme të identitetit ( që, ose konkurojnë mes tyre, ose forcojnë njëri - tjetrin). Sot ne jemi dëshmitarë ku shtete të ndryshme i japin prioritet faktorit kulturor përkundrejt dimensioneve të tjera të identitetit. Një shtet anëtar është ai shtet që plotësisht identifikohet me identitetin kulturor të një civilizimi.

Barbaria që ndodhi në Jugosllavi ishte edhe një tregues që relievi i sheshtë europian mbaron pranë lumit të Savës dhe se përtej fillojnë vargmalet e Ballkanit; dhe pikërisht aty ngre krye historia dhe gjeografia. Aty mbaron Krishtërimi Perëndimor dhe fillon Ortodoksia e Lindjes dhe bota e Islamit. Në artikull thuhet se politikanët europianë mendojnë se BE-ja nuk bën dot pa Ballkanin. Unë mendoj që në radhë të parë BE-ja nuk duhet të ekzistojë, por në qoftë se ky projekt utopik asht një e keqe e domosdoshme, atëherë Ballkani  s'ka të bajë me Europën.

Sepse në  këto mospërputhje kulturore në mishmashin e BE-së reflektohet diferenca ekonomike e anëtarëve të tyre. Përkatësia në një civilizim nuk asht një akt administrativ apo dëshire ose konjukturë , ajo herët o vone do matet me efikasitetin e këtij anëtari brenda kësaj strukture. Dhe koha e tregon sa natyrshëm ose jo një anëar është brenda një civilizimi të caktuar.

Comments

Submitted by tironsi/gjermani (not verified) on

Po marr shkas nga keto pak rreshta per t'ju thene dicka qe me siguri ju ka shpetuar ne arsimimin tuaj.

" Ajo çka i lidhte europarlamentarët ishte "identiteti i përbashkët i tyre si anëtarë të Parlamentit Europian, shpirti i skuadrës me qëllime të përbashkëta".
Përgjigja ishte shokuese për mua që jetoj në Kanada, merre me mend për një taksapagues europian. Idea e nji Europe me identitet të përbashkët është shpikje e utopistëve."

Une jam nje taksapagues europian dhe po ju siguroj se ideja e nje europe te bashkuar nuk eshte aspak nje utopi por nje realitet i mrekullueshem. Per kete po ju them vetem nje fakt sepse edhe kohen e kam ne moment te kufizuar.
Kurre ne historine e europes nuk ka patur nje periudhe paqeje solidariteti e harmonie midis popujve te saj sesa ne keto vite te bashkimit europian.

Edhe dicka zotni filozof: Ballkani e ne vecanti jugu e jug-perendimi i tij jane djepi i kultures europiane bije e se ciles eshte edhe kultura e ashtuquajtur Kanadeze.

Submitted by Gjovalin Mirija (not verified) on

Falemnders per repliken.
Ne fund te dites cfare asht e randesishme asht me u ndi mire ti me te dashunit e tuj.
Gjermania ka kene andrra e jeme e parrealizueshme.
Paqja ne Europe nuk asht nenprodukt i Brukselit por i eprsise institucionale anglo- saxone ( dhe gjithe kta jane gjermane te dikurshem) qe ka ndejt larg Komitetit Qendror te Brukselit.
Kanadaja, ku jetoj une ka nje te keqe te madhe: do me imitu Europen.
Sa per " zotni filozof" , falemnders prej teje

Submitted by Mikanoki (not verified) on

Mendoj qe BE eshte nje project teknokratik-ekonomik. Zanafilla dhe themeli i BE eshte tregu i perbashekt. Ka nje monedhe te perbashket qe eshte garancia kryesore e funksionimit (per mire apo keq) e tregut te perbashket.

Problemet e BE burojne pikerisht sepse BE nuk ka arritur te shnderrohet ne nej projekt politik. Banka Qendrore Europiane e cila kontrollon tregun dhe monedhen e perbashket (lexo: jeten e million njerezve), eshte teresisht jashte kontrollit te shteteve anetare, ndersa ne shtetin-komb qe mbetet ende njesia kryesore territoriale-politike qe njeh bota, financat jane nen kontrollin e parlamentit. Kjo eshte dhe arsyeja perse Britania e Madhe i qendroi larg Euros.

Identiteti Europian eshte nje perpjekje per te fshehur faktin qe BE nuk ka arritur te shnderrohet ne nje projekt politik.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.