Në Hollivud përfundojnë xhirimet e filmit për Marko Boçarin (Foto)

Postuar në 05 Janar, 2017 19:32

Një prej heronjve arvanitas të Revolucionit Grek do të jetë subjekt i një filmi që do të shfaqet brenda vitit në kinematë e Hollivudit. Bëhet fjalë për Marko Boçarin, një prej protagonistëve të ngjarjeve të vitit 1821 që çuan në shpalljen e pavarësisë së Greqisë nga Perandoria Otomane. Heroi grek me origjinë arvanitase luhet nga aktori grek Saimon Kasianidis. Xhirimet e romancës dramatike «Cliffs of Freedom» që flet për lidhjen e dashurisë mes një oficeri turk dhe një vajze greke janë kryer në qytetin Santa Fe të Meksikës. Skenari është i Marian Metropoulos, bashkëshortes së Din Metropoulos, një prej greko-amerikanëve më të pasur të diasporës greke, të cilin revista Forbes e ka renditur në 20 njerëzit më të pasur në SHBA, të ardhurat e të cilit llogariten në 2.5 miliardë dollarë. Buxheti i filmit që ka standardet e një produksioni hollivudian arrin në 25 milionë euro. Regjisor i filmit është Van Ling, emri i të cilit lidhet me produksione si Titaniku apo Terminator 2, ndërsa Head Visual është James Cameron. Premiera e filmit pritet të jetë në fund të 2017 në Greqi.

http://www.protothema.gr/life-style/article/642739/o-markos-botsaris-pae...

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Edhe?!

Submitted by Marko Bocari Cam (not verified) on

Marko Bocari eshte Cam nga Epiri. Pres qe qeveria Shqiptare te denoncoj boterisht kete falsitet historik.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.