Testohet me sukses teoria e Gravitetit Entropik

Postuar në 16 Dhjetor, 2016 23:55

Një ekip i Observatorit të Leiden në Holandë, drejtuar nga astronomja Margot Brower ka testuar me sukses teorinë e fizikanit teorik Erik Verlinde i universitetit të Amsterdamit mbi efektin e lentes gravitacionale. Ekipi mati shpërndarjen e gravitetit përreth 33 mijë galaktikave për të testuar parashikimin e Verlindes dhe doli në rezultatin se matjet përputhen me teorinë.

Teoria e Verlindes shihet si alternativë e teorisë së Einstein dhe ajo pretendon të sqarojë disa të panjohura. Graviteti i galaktikave e përkul hapësirën në mënyrë të tillë saqë drita që kalon përmes hapësirës përkulet gjithashtu, apo përthyhet njësoj si te lentet. Për rrjedhojë galaktikat që qëndrojnë në sfond, pra në horizontin e hapësirës, shfaqen të shformuara për shkak të “lenteve” që përbëhen nga galaktikat e afërta që përkulin hapësirën. Këto janë efektet që vijnë te një vëzhgues. Astronomët kanë matur se në distanca që janë qindra herë më të mëdha sesa rrezja e galaktikës, forca e gravitetit është shumë më e fuqishme sesa parashikohet në teorinë e gravitetit të Einstein. Teoria në fjalë funksionon nëse asaj i shtohen grimcat e padukshme, apo e ashtuquajtura Materie e Errët që përligj këtë diferencë të madhe të manifestimit të gravitetit.

Verlinde hipotetizon se ai jo vetëm e shpjegon mekanizmin që qëndron pas kësaj shfaqjeje të gravitetit, por gjithashtu sqaron edhe origjinën e gravitetit ekstra, që i atribuohet Materies së Errët. Teoria e tij njihet Graviteti Entropik që e përshkruan gravitetin si një forcë entropike(që rezulton nga termodinamika e sistemit) dhe një ndërveprim themelor që rregullohet nga një teori e fushës kuantike, apo forcat bërthamore, fotonet dhe forcat elektromagnetike. Pra sipas Verlindes, graviteti është pasojë e tendencës së sistemit për të rritur Entropinë.

Në këtë kuadër fizikani holandez sugjeron sa gravitet duhet të rezultojë duke u nisur vetëm nga masa e materies së dukshme – të vëzhgueshme.

Eksperimenti i Brouwer bazuar mbi këtë hipotezë mori në konsidratë 33 613 galaktika, masën e tyre të dukshme për të nxjerrë konkluzionet për gravitetin e tyre. Astronomja ka deklaruar se testi i jep të drejtë Verlindes për këtë matje të fragmentarizuar, por Materia e Errët mundet të shpjegojë sipas saj gravitetin ekstra që shfaqet. Materia e Errët hyn në llogaritje si një parametër i lirë, i cili duhet rregulluar për vëzhgimin, ndërkohë që teoria e Verlindes provon veten pa nevojën e parametrave të tillë.

http://phys.org/news/2016-12-verlinde-theory-gravity.html

Comments

Submitted by arkaiku (not verified) on

Gjithshka shume e qarte dhe e kuptueshme! Besoj se te gjithe lexuesit e kuptuan perse u be fjale! Dhe kjo jo vetem per merite te gazetarise, por me shume per merite te shpjegueses hollandeze ne film, si dhe per merite te vete atij shkencetarit te madh hollandez! me te tilla teori e keni qare shkencen dhe e keni bere uje! Bravo!

Submitted by Anonymous (not verified) on

Edhe shkenca ka nevoje nganjehere per militante! Si tek partite politike! Pervec te bertitures, militantet nuk dine te bejne gje tjeter! Sepse per te shpjeguar dicka, keshtu qe keshtu nuk dine! Dhe as kane per te ditur ndonjehere!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.