Tjetër "barrikadë" nga PD për Prokurorinë Speciale dhe Vetting-un

Postuar në 21 Dhjetor, 2016 17:09

Pamvarësisht vendimit që pritet të marrë Gjykara Kushtetuese për ligjin e Vetting-ut, Partia Demokratike ka bërë një tjetër hap që më së paku do të vonojë zbatimin e operacionit për pastërtinë e figurave të gjyqtarëve dhe prokurorëve si dhe do të bllokojë për një periudhë të caktuar ngritjen e Njësisë Antikorrupsion e njohur ndryshe si Prokuroria Speciale.

Ajo ka ankimuar në Kushtetuese edhe ligjin për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe Prokurorisë, i cili është ligji me voluminoz i reformës në drejtësi me 291 nene. Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë jane dy institucionet që emerojnë gjyqtarët dhe prokurorët e posaçëm që do të luftojnë korrupsionin tek zyrtarët e lartë dhe nga ana tjetër Byroja Kombëtare e hetimit nuk mund të ngrihet pa u ngritur Prokuroria e Posaçme.

Juristët e PD-së  argumentojnë se formula e perzgjedhjes së 5 anëtarëve jo gjyqtarë dhe jo prokurorë në këto dy institucione është antikushtetuese, pasi bie ndesh me ndryshimet konsensuale të bëra në 22 korrik në ligjin themeltar të shtetit.

Sipas tyre kushtetuta parashikon kandidim të lirë, ku 2 anëtarë zgjidhen nga avokatët, 2 nga trupa e pedagogëve dhe një nga shoqëria civile, ndërsa në ligj mekanizimi I filtrimit bëhet nga një komision i pavarur ad hoc, që vlerëson dhe skualifikon kandidatët e më pas harton listën finale me 10 emra. Partia Demokratike thotë se mekanizmi I vendosur në ligj nuk siguron kriterin kushtetues të përzgjedhjes së kandidatëve me integritet të lartë moral dhe professional dhe bie ndesh me nenin 179 të Kushtetutës.

Comments

Submitted by VETKINGU (not verified) on

E hengren TEGELIN sot keta te PD, nga Kushtetuesja.
Me kete TEGEL, cdo kanal, llagem apo breg qe te ngreje PD, do te rrezohen si guret e dominose, duke bere kete force politike, qesharake e karagjoze, per tu tallur edhe vete perkrahesit dhe militantet e saje me kallamkusuret qe drejtojne ne sot PD.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.