Përpara knock out të 2016-ës – interneti, media sociale dhe liria...Sot kërcënimi dhe censura

Postuar në 10 Dhjetor, 2016 16:40

Këto ditë Hillary Clinton dhe shumë aktorë në SHBA po flasin për rrezikun e mediave sociale, për lajmet false, për ndikim nga Rusia etj.. Ndaj edhe është paralajmëruar ndërhyrja me masa legjislative, duke sugjeruar se rezultati i zgjedhjeve presidenciale është kryesisht pasojë platformave të reja informative.

Por a ka qenë përherë ky mendimi i Clinton dhe të tjerëve që shohin se po humbasin ndikim? Natyrisht që jo dhe mendimi i parë që të vjen në mendje është Pranvera Arabe, sheshi “Tahrir” në Kairo të Egjiptit ku doli edhe parrulla: “I Love Facebook”.

Këtu:

është një fjalim i Clinton në vitin 2010, kur ajo deklaron se “nuk do të lejohet në asnjë mënyrë censura”, për avatazhet e mëdha të internetit që nuk mund të funksiojë pa lirinë.

Këtu një mesazh i saj për mediat sociale, pasi kishte nisur Pranvera Arabe që lau në gjak Lindjen e Mesme:

Hipokrizia që del në dritë këtu sinjalizon se ata që erdhën në politikë si dukuri mediatike janë të parët që kuptojnë forcën e medias dhe i tremben asaj. Mjafton të shohim se çfarë sjellje të pështitë ka kryeministri aktual në Shqipëri me mediat, sesi qëkur doli për herë të parë publikisht themeloi një traditë personale të zvarritjes nha një titull në tjetrin, nga një titrim në tjetrin, nga një foto në tjetrën, për të ardhur sot në kushtet kur i njëjti njeri, kërkon të mbyllë disa portale e të aplikojë përgjim masive sepse ka hallin e stabilitetit të Shqipërisë.

Comments

Submitted by Asllan (not verified) on

Pavaresisht se cfare fliste dje dhe cfare flet sot, Klinton dhe fondacioni i saj kane bere shume per Kosoven dhe Shqiperine! Duhet ti jemi mirenjohes! Me defektet e saj le te merret Trump, ne ne Shqiperi duhet te jemi me ta, e jo ta dredhim sipas interesit! Pa Klinton nuk do kishim Kosove te pavarur dhe pa miqte e tyre ne BE nuk do kishim Rilindje, pavaresisht se here here na merzisin! Mirenjohja ne plan te pare!

Submitted by Kapllan (not verified) on

Llono hajt se per ate punen e Kosoves mund te kesh pak te drejte, megjithese une nuk e marr vesh c'fitove ti si Shqiperi nga ajo pune. Per pune te Rilindjes, sa me larg Clintonet aq me mire, dhe meqe ra llafi, te befsha cacën mu ne Rilindje.

Submitted by Asllan (not verified) on

Ti keshtu nuk eshte se po shan udheheqjen por rreth 65% te popullit qe jane te lidhur shpirterisht me Rilindjen! Kur edhe ne ate situate shume delikate triumfoi ne Diber imagjino vitin tjeter ne rang kombetar cdo te beje! Pervec kesaj qe do i shtohen edhe servile te djathte si PDIU, PDK, etj! Edhe 70% mund te kalojne! Eshte keq te urrehet Rilindja sepse me kete mbeshtetje do ti kemi te pakten 4 ose 5 mandate rradhazi ne pushtet e duke i urryer njeriu opozitar vec merzit vehten!

Submitted by Kapllan (not verified) on

Rilindja fitofte edhe 10 mandate te tjera. Kjo do i trashe qafen Edvin Rames, Beqes, Tahirit, Leskes, Peleshit etj. etj. Sa per 65% te popullit qe thua zotrote, eshte tamam ashtu, shpirterisht do te gezohet, materialisht do te shkerdhehet sic ka bere gjithe jeten e tij, i thone gezohen me lugë bosh. Jane edhe nje takëm si puna jote qe do te kene edhe ndonje pjate gjelle me shume, po kete do ta paguajne duke bere ham-ham andej ketej, e kupton ti si pune zagaresh qe lepijne doren qe u jep te haje.

Sa per mua, hëm, mos ma qaj hallin. Une kam ditur aq sa mos ta lidh as shpirtin as kamjen time as me Saliun, as me Rilindjen, dhe flas vetem sepse me dhimbset populli dele, qe megjithate eshte populli im.

Suksese Rilindjes!

Submitted by Asllan (not verified) on

Po pse mor Kapllan, nuk u gjendka nje njeri nga kjo mase prej 65% te popullit tone i cili e perkrah me pasion, deshire e logjike udheheqjen e vendit edhe pa patur nevoje te detyrohet te beje ham ham per nje gjelle me teper?? Ashtu sic je ti skeptik per gjendjen aktuale (dhe ben pjese tek 30% qe jane te "virgjer shpirterisht") , ashtu mund te jete dikush i lumtur dhe i kenaqur nga shumica per kete gjendje edhe pa qene i detyruar per interesa konkrete, te mbeshtese Rilindjen! Pastaj kjo eshte edhe patriotizem te duash ata qe bertasin kur cenohen interesat kombetare! Po te ishin njerezit te sforcuar ashtu sic thua ti, te mbeshtesnin e ti benin elozhe pushtetit aktual, atehere ata kurre nuk do mund te ishin 65%.

Submitted by Kapllan (not verified) on

Llono, e kuptoj qe nje nga keta passionantet e deshiruar me logjike perkrahes te udheheqjes se vendit je ti. Suksese te metejshme dhe perpara per fitorje te reja shoku pasionant i deshiruar me logjike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.