HEC-et në Valbonë, nxjerrin krye edhe shkeljet me çështjet e pronësisë

Postuar në 16 Tetor, 2016 15:52

Nisja e punimeve për ndërtimin e disa HEC-eve në Tropojë ka nxjerrë në pah një shkelje të rëndë të autoriteteve lokale në këtë zonë. Me dhjetëra hektarë tokë buke, tokë private dhe pyje po dëmtohen nga gërmimi për ndërtimin e HEC-eve dhe asnjë zyrtar i zonës nuk i ka njoftuar pronarët e këtyre trojeve. Një banor i kësaj zone sjell denoncimin e tij në "Tema TV" me pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se toka e tij, e të afërmëve dhe shumë banorëve të tjerë, po gërmohet këto ditë për t’i lënë vend një prej HEC-eve. Ai ka një thirrje për pushtetarët e ndërtuesit e HEC-eve: Mos ma prekni tokën teme, mos ma prekni Valbonën!

Comments

Submitted by kriminlet dhe s... (not verified) on

Sa me shpejt ne Gjykate! padi dhe automatikisht vjen ndalimi gjyqsor deri ne perfundim te gjykimit. Te gjithe te firmosin peticionin per Valbonen.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.