Rama duhet të ikë, por kush do të vijë dhe si?

Postuar në 24 Shtator, 2016 00:28
Eduard Zaloshnja

Gjatë një interviste në TemA TV, Mustafa Nano renditi disa arsye përse Edi Rama duhet larguar nga kreu i qeverisë. Në fakt, mund të ketë edhe 1001 arsye të tjera (përveç atyre që renditi Nano), përse Rama duhet larguar nga kryeministria, por pyetja është se kush do ta zëvendësojë dhe si.

Nano e dha një zgjidhje të mjegullt në intervistën e tij, kur tha se largimin e Ramës e kanë në dorë socialistët, të cilët “me hir apo me pahir duhet t’i japin munxët kryeministrit”.

Që të materializohet një skenar i tillë, duhet që njerzit që ka përzgjedhur Rama me dorën e vet në krye të partisë e në grupin parlamentar të ngrihen kundër tij dhe ta shkarkojnë atë. Deri më sot nuk ka ndodhur një gjë e tillë në partitë shqiptare, dhe gjasat janë që do të mbetet një opsion thjesht teorik edhe për shumë vjet.

Duke qendruar tek PS-ja, një opsion tjetër është që Ben Blushi ta krijojë më së fundi lëvizjen apo partinë e tij me socialistë të zhgënjyer, dhe ta sfidojë Ramën si një socialist më i pranuar nga elektorati se sa Rama. Në fakt, në fjalimin që mbajti në Kuvend për ligjin e mbetjeve, Blushi sulmoi si Ramën edhe Berishën, duke i quajtur të dy si shkatërrues të jetës e të shëndetit të popullit.

Me rregull treshi, i bie që Blushi të jetë mbrojtës i jetës dhe i shëndetit të popullit. Por fill pas fjalimit të tij në Kuvend, qarkulloi në media fotokopja e një kontrate të 2004-ës, e firmosur nga famëkeqi Beketi, Blushi, dhe dy ministra të tjerë të asaj kohe, sipas së cilës do të importoheshin në Shqipëri plehra për t’u djegur (jo thjesht mbetje për t’u ricikluar).

Një opsion tjetër është Ilir Meta. Por që ai të zëvendësojë Ramën duhet patjetër që të dalë më vete pas 9 muajsh në zgjedhjet parlamentare. Meta mund të vërë bastin se koalicioni Rama-Idrizi do të marrë maksimumi 69 mandate, dhe ai mund t’i vërë pastaj kusht PD-së karrigen e kryeministrit. Por ky do të ishte një bast i rrezikshëm per metën, që po ta humbasë, do të thyente mitin që mbizotëron në elektoratin pragmatist se “LSI-ja mbetet gjithnjë në pushtet”. 

Në fakt, rezultatet e 2013-ës dhe ato të Dibrës tregojnë se koalicioni Rama-Idrizi (pa LSI-në) mund ta arrijë shifrën magjike të 71 mandateve (me votat e 2013-ës mund të kishte marrë 70 mandate).

Opsioni më normal për zëvendësimin e Ramës do të ishte Basha, meqë është kyetar i opozitës. Por ai deri më sot ka dhënë vetëm justifikime për humbjet, edhe pse ka më shumë se një vit që përbetohet se elektorati do ta përkrahë masivisht programin e tij të uljes së taksave dhe të çmimeve të energjisë, etj. “Humbja do të kishte qenë me 14 mijë vota, e jo me 4 mijë, nëse nuk do t’i kishim mbrojtur votat ne”, tha Basha për humbjen në Dibër...

Një opsion tjetër do të ishte rikthimi i Berishës në krye të qeverisë. Por beteja e përditshme që zhvillon ai me ndihmën e mesazheve të “qytetarit dixhital” galvanizon ndoshta vetëm ata që e votuan para tre vjetësh për ta rizgjedhur kryeministër. Dhe ato 680 mijë vota nuk mjaftojnë për rrotacionin e pushtetit – po aq vota morën vjet edhe kandidatët e Bashës për kryebashkiakë dhe fituan në vetëm 15 bashki. Ndërsa një rikthim të tij në pushtet me metodat e 1998-ës nuk do ta lejonte komuniteti ndërkombëtar, siç nuk e lejoi edhe atëherë...

E gjithë kjo analizë na çon tek teza e kahershme e Fatos Lubonjës, sipas të cilit, zgjidhja afatgjatë e qeverisjes në Shqipëri mund të vijë nga një lëvizje e re politike, e cila duhet t’i kundërvihet të gjitha partive aktuale.

Çdo zgjidhje afatshkurtër është ose e pamundur, ose një zgjedhje e së keqes më të vogël...

Comments

Submitted by Arben (not verified) on

Shume e thjeshte! Kompromisi me i mire do ishte qe ky Edi Rama duhet te ike dhe ne vend te tij te vije prape Edi Rama por me mendime ndryshe! Te filloje nje epoke e re per Shqiperine me moton "Shqiperia e Edi Rames ndryshe". Po ku ka ky vend kapacitete tjera pervec Rames!

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Rama kapacitet?!? Arbeno, e paske pire pa uje dhe i paske fut eshe nje tymse mbrapa, ose je nga ata 2000 lekshat e Endri Fuges.

Submitted by Arben (not verified) on

Hahaha... Po eshte ekzagjerim dhe ironi o njeri. Si nuk e paske te zhvilluar ndopak sensin e humorit! Edhe plak e reagon si rinosh..

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Beno, me fal shume, nuk e mora per ironi se m'u duke i sinqerte. Kam edhe une sens humori, po kesaj rradhe u ngaterrova pak, se helbete sic thua edhe ti, plak njeri tashti, mo ma vej re.

Submitted by Albi_I (not verified) on

Sa i ulet qe eshte ky Zalo sondazhisti. Fillojme me kete ceshtjen e Blushit, i cili ne fakt qenka ne gjyq me Becchettin per plehrat po Zalo e harron. Po edhe sikur te mos ishte, rendesi ka qe Blushi dje nuk votoi. Ndersa keta qe kerkojne moralin e madh, jane ata qe nuk thane nje gjys llafi kur Rama u bashkua me Meten.

Eshte e qarte qe ne 2017 nuk do votojme ndonje Nene Tereze, nje njeri problematik do votojme, po cfaredo qe te jete do jete me mire se ky palloshi kriminel mbi krye. Po Zalo qe financohet nga leket e Lali Fikut na thote qe duhet te presim dike te kulluar te na bjere nga qielli per te hequr Ramen.

Submitted by Bojaxhi (not verified) on

O ben albi blushi, pavarsisht ca thote zalo, per ty nuk votojme se je i korruptuar deri ne palcen nanoiste. Te rrofte pena, por voten do ja japim bojaxhiut ose ndonje tjetri si ai

Submitted by Albi_I (not verified) on

Kujt te duash jepja, pushteti duhet shperndare ne sa me shume duar. Vetem palloshit mos ja jap prap. Mire do ishte te mos ja jepje as PD-se nese do me me degju mua.

Submitted by Berberi (not verified) on

A e rruajti dhe pjesen tjeter te kokes ?
Na njoftoni kur te rruaje edhe pjesen e mbetur pa rruajtur te kkokes.

Submitted by Tani97 (not verified) on

Ku te te njoftoj?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.