Një rol prej viktime që nuk pi më ujë

Postuar në 23 Shtator, 2016 15:06

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ditën e sotme, pas votimit të ligjit të mbetjeve për të reaguar rreth asaj që ndodhi, debatit, diskutimit, akuzave dhe arsyet së ligjit. Thotë Rama:

Zhurma e orkestruar e atyre që duan të nxjerrin përfitime politike duke trembur njerëzit dhe e atyre që nuk duan të dëgjojnë po vetëm të flasin, është edhe këtë herë një thikë e cila u ngulet pabesisht në tru njerëzve që për shkak të tmerreve e poshtërsive që kanë parë apo pësuar në të shkuarën, e dëgjojnë këtë kor zhurmaxhinjsh profesionistë!  Ligji i votuar mbrëmë nuk ka asnjë lidhje me plehrat ogurzeza, po është vetëm një hap i natyrshëm dhe i domosdoshëm për të normalizuar situatën ligjore në lidhje me riciklimin e mbetjeve të listës së gjelbërt të Bashkimit Europian; për të fuqizuar industrinë e lehtë të riciklimit me qëllim rritjen e përpunimit edhe të mbetjeve të vendit.

Dëgjojeni mirë: Falimentimi i kësaj industrie sot, do të thoshte një Shqipëri më e ndotur nesër!

Jo më kot e gjithë pjesa e shëndoshë e specialistëve të mjedisit dhe e ambientalistëve që pasion ka mjedisin jo protestat pa arsye, kanë dhënë kontribut në hartimin e ligjit dhe e mbështesin atë.

Të tjerat janë broçkullat e radhës që dalin nga kazani i politikës së ulët të interesave të atyre që donin të digjnin në Shqipëri, plehrat e importit”.

I njëjti stil, i njëjti hartim prej oshënari që shfajësohet duke e paraqitur veten si viktimë e sulmeve të padrejta. Politikisht kjo sjellje, që dikush mund ta quajë edhe strategji ka vetëm një emër: Skuthëri.

Kryeministri aktual është iniciator i ligjit. E ka ai për detyrë që pasi bën propozimin të dalë e të sqarojë arsyet e ligjit, psenë e ndryshimit të qëndrimit që ka mbajtur më parë, përfitimet dhe kostot, listën e mbetjeve, rekomandimet e BE-së, detyrimet e Shqipërisë, pasojat etj.. Në mënyrë që debati të kanalizohet në një tjetër drejtim dhe të përftojë dobi publike.

Jo. Edi Rama zgjedh të kundërtën. Ai flet pasi çdo gjë ka mbaruar. Njësoj si me çështjen e asgjësimit të armëve kimike, njësoj si me akuzat e mëdha në çështjen DIA-CEZ në të cilën foli vetëm kur në lojë hyri KLSH-ja me një raport që rrezikonte t’i vinte byzylylët ministrit të tij Damian Gjiknuri. Njësoj edhe me akuzat e Tom Doshit, njësoj edhe me çështjen e fundit për të cilën përdori një çikë politikanin gjysmak Eduard Shalësi. Kjo lojë i shërben kryeministrit pasi me mendjen e vet kështu në fund ndahet shapi nga sheqeri: ata që zhurmojnë kot dhe ky me qeverinë e vet që bëjnë punët e mira të cilat ndoten nga të pavërtetat. Në fakt ligi për importin e mbetjeve edhe sot që flasim nuk dihet se për cilën arsye u kthye dhe u miratua me kaq shpejtësi. Ose më saktë: nuk dihet, por nënkuptohet. Dhe dokumentet për këtë nuk është se mungojnë.

Thjesht, ky rol prej viktime është shumë i dobët dhe i dalë boje, pa folur për atë se ai fyen të gjithë. 

Comments

Submitted by Albi_I (not verified) on

Zalo sondazhisti cfare mendimi ka per kete ceshtje?

Submitted by Uliksi (not verified) on

Botojini edhe ju fotot e kazaneve te plerave me emrin e Rames dhe te deputeteve. Rama do bente mire t'i degjonte "zerat e urrejtjes", perpara se ta perlaje uragani i pakontrollueshem i urrejtjes qe po vlon kudo. Kushdo qe mundet duhet te vazhdoje çdo nate te shkruaje neper kazane emrat e deputeteve te turpit qe firmosen ligjin e plerave. Le t'i shnderrojme ne qesharake policine dhe bashkine qe te bejne roje ne çdo kazan si sigurimsat e ligjit komunist kunder agjitacion-propagandes!

Submitted by Uliksi (not verified) on

Rama do bente mire t'i degjonte "zerat e urrejtjes", perpara se ta perlaje uragani i pakontrollueshem i urrejtjes qe po vlon kudo. Kushdo qe mundet duhet te vazhdoje çdo nate te shkruaje neper kazane emrat e deputeteve te turpit qe firmosen ligjin e plerave. Le t'i shnderrojme ne qessharake policine dhe bashkine qe te bejne roje ne çdo kazan si sigurimsat e ligjit komunist te agjitacion-propagandes!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.