Matësat e OSHEE nuk funksionojnë, faturim afrofe për mijëra abonentë deri në fund të vitit

Postuar në 21 Gusht, 2016 11:36

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka pranuar zyrtarisht se e ka të pamundur të eliminojë faturimin aforfe të mijëra abonentëve, duke qenë se matësit e instaluar së fundmi pranë tyre nuk janë në gjendje të funksionojnë.

Në një shkresë dërguar Entit Rregullator të Energjisë (ERE) ditët e fundit, OSHEE deklaron se rreth 4 mijë e 600 abonentë nuk do të pajisen me sahat deri në fund të vitit për shkak se tensioni me të cilin furnizohen abonentët është 150 Volt dhe funksionimi i matësit është i pamundur. Deri në vendosjen e matësve abonentët faniljarë në Tiranë do të tarifohen 600 kë/h në muaj në qytet dhe 400kë/h në fshat.

OSHEE ka patur afatin e fundit muajin qershor për të eleminuar faturimin aforfe dhe për këtë kanë marrë angazhim si ministri i linjës, Damian Gjiknuri ashtu edhe kreu i OSHEE-së, por mesa duket për problemet që kanë të bëjnë me llogaritë e qytetarëve financimet presin, ndërsa për tenderat si ai i fundit prej 7 mln dollarë për verifikim adresash administratori Çela kujdeset që të kryhen në kohë.

 

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Po mire, tashti po te mos e paguash korrentin te fusin ne burg, dhe kjo eshte e drejte. Por ama nqs OSHE nuk eshte ne gjendje te beje punen e vet, konsumatoret duhet te paguajne aforfe??? Si ju duket kjo shoke te Rilindjes, apo edhe ketu fajin e ka Saliu qe vjen tensioni 150V se fundja cfare beri ai agjenti i serbit 25 vjet rresht qe nuk e rregulloi tensionin? He, mo cfare beri ai i poshtri qe po nuk e futen ne burg ate, gjithmone ne te Rilindjes kemi se kujt t'ia fusim, edhe per tensionin e korrentit. E moret vesh perse nuk e fusim ne burg ne ate qenin qe lef? Se pastaj po nuk lefi qeni ngec edhe karvani.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.