Bleta punëtore "godet" sërish. Tender 7 milionë euro për verifikim adresash

Postuar në 20 Gusht, 2016 12:36

Një tender prej 7 milionë euro është zhvilluar nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë për verifikim adresash. Një prej fituesve është gazeta “Çelësi” dhe sipas “shqiptarja.com” fituesit kanë dhënë ofertë 0.8% poshtë fondit limit.

Një lajm i qarkulluar këto ditë se gazeta “Çelësi” ka fituar një tender prej 7 milionë eurosh, të shpallur nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka habitur jo pak njerëz. Në fakt, tenderi është real. Ai ka të bëjë me verifikimin derë më derë të adresave të shqiptarëve në qytet e në fshat dhe “Çelësi” këtu është një ndër tre operatorët ekonomikë, që janë shpallur fitues. Megjithatë, ky prokurim bart edhe momente jo shumë të qarta, duke filluar nga oferta çuditërisht vetëm 0.8% më e ulët se fondi limit, tek mungesa e shifrës së saktë të punimeve, etj.”, raporton kjo gazetë.

OSHEE-ja është kompani shtetërore, por është ndër të vetmet që nuk kursehet të japë miliona për tendera nga më të pazakontët: që nga trajnimet, lyerjet, rehabilitime godinash e deri te kjo e fundit.

http://shqiptarja.com/home/1/oshee-tender-7-mln-euro-p-r-verifikim-adres...

Comments

Submitted by Andruen (not verified) on

Lexova lajmin dhe mendova – jo kjo nuk mund të jetë e vërtetë, por ja që kjo qeveri ashtu si dhe të tjerat përpara kësaj po bëjnë të njëjtën punë atë që dinë më mirë tjetërsimin e fondeve për familjarët e tyre dhe siç tha dhe z. Shalsi “Ne do vjedhim më mirë, më bukur se të tjerët” paska qënë e vërtetë.....
Jo! Unë kështu nuk pranoj të paguaj taksa ose të paktën do mundohem të jem sa më informal në veprimet e mia. Nuk mund të jem kurrsesi dakort që taksat që unë paguaj të shpërdorohen dhe rastin më të keq vidhen nga këta të pangopur dhe nga kjo makutëri shtetërore!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.