2 800 m2 më shumë për qendrën tregëtare në stadiumin e ri në Tiranë

Postuar në 08 Gusht, 2016 13:27

Partia Demokratike ka denoncuar sot një ndërhyrje të re në projektin e stadiumit të ri në Tiranë, ku përmes një vendimi, shtohen edhe 2800 m2 në funksion të qendrës tregëtare.

“Grykësia e Edi Ramës, me aferën e stadiumit Qemal Stafa, nuk ndalet.
Pak ditë më parë, ai ka vendosur të shtojë edhe 2800 metra katrorë për biznesin e tij në zonën më të shtrenjtë e më të leverdishme të Tiranës. Edhe 2800 metra më shumë për qendrën gjigande të tregtisë, me dyqane, bare, restorante, dhoma e suita hoteli.
2800 metra katrorë që bëhen përjetë pronë e klientit, pas të cilit fshihet në të vërtetë Edi Rama. Ja ku është vendimi i qeverisë, ku 2800 metra katrorë, pronë e bashkisë, e qytetarëve të Tiranës, kalojnë për dyqane e hoteleri, për aferën më të madhe financiare të Edi Ramës. Ndërsa mban te fshehte pikën kryesore të kontratës, dhe nuk bën transparencë si si i ka ndarë metrat, sa ka lënë për qytetarët, për sportin, e sa për qendrën e tij të madhe të biznesit, shkon edhe më larg e vendos të kafshojë edhe 2800 metra tokë në mes të Tiranës për interesat e tij financiare”, thuhet në deklaratën e Ramës.

Comments

Submitted by Albi_I (not verified) on

Ta quajme cfare eshte, qendra tregtare me nje fushe bari ngjitur. Kjo eshte funksioni kryesor i godines se re.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.