Qeveria teknike, kryeministri shpreson te deputetët kundër Bashës dhe flet për mandat katërvjeçar

Postuar në 02 Gusht, 2016 15:01

Pas deklarimeve të kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, për një qeveri teknike, ka reaguar kryeministri Edi Rama.

“Lulëzim Basha kërkon qeveri teknike dhe thotë e ka kusht!… Dikush duhet t’ia mësojë se kushte mund të vendosë vetëm brenda Shqupit dhe t’i thotë edhe aty me pak kujdes, sepse jo të gjithë janë gati t’ia pranojnë çdo lloj kushti – siç tregoi procesi i Reformës në Drejtësi. Qeveria ka një mandat për të qeverisur Shqipërinë dhe kontrata jonë me shqiptarët është katërvjeçare. Në asnjë pikë të kësaj kontrate nuk figuron ndonjë detyrim i qeverisë, për t’i bërë babysitting Lulëzimit. Duhet të rritet vetë dhe të mësojë të udhëheqë pa Babisiter”, shkruan në Facebook Edi Rama.

Nuk ka nevojë për komente mbi këtë status me qetësi të sforcuar në kufijtë e të mundshmes. E vështirë është gjithsesi që deputetët kundër Lulzim Bashës në PD, të cilit mund të votonin një draft të pamiratuar nga PD-ja për reformën në drejtësi, të ngrihen nesër e të kundërshtojnë një qeveri teknike. Do t’i bënin nder Lulzim Bashës, që do t’i hiqte qafe pa asnjë kosto. Por kjo llogari e kryeministrit provon se finishi është afër. 

Comments

Submitted by tomi (not verified) on

Kush me thote kur korret hashashi, ti them kohen kur fillon qeveria teknike. Pernjimend besojne njerezit se mund te bjere qeveria pa u korrur hashashi e pa u bere mall eksporti? Me te degjuar e kam qe kjo fara e re eshte gati ne mes te shtatorit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.