Fijet e Gylenit në Shqipëri. Letër zyrtare nga Turqia në Shqipëri. Gazetarë dhe ministra në listë pagesa

Postuar në 19 Korrik, 2016 14:54

Faqja online “tesheshi.com” raporton sot për një letër që ka mbërritur në adresë të Ministrisë së Brendshme nga Turqia. “Një letër zyrtare nga Ankaraja për depërtimin e gylenistëve në struktura të fshehta financiare shoqërore dhe politike në Shqipëri, ka mbërritur edhe në Tiranë, një ditë pas grushtit-shtetit ushtarak në Turqi. Nga burime pranë Ministrisë së Brendshme, mësohet se me anë të një komunikimi zyrtar kanë mbërritur në Tiranë listat që zotëron Turqia për financime e organizatës FETO, të cilat mësohet se prej kohësh zotërohen nga organet turke, por që janë sjellë për një verifikim edhe më të imët. Burimet bëjnë të ditur se kemi të bëjmë me një material të hollësishëm, i cili është shumë i gjatë dhe ka ardhur në rrugë zyrtare shumë konfidenciale”, shkruan sot kjo faqe, duke referuar burime të veta.

Kjo është një e dhënë që përlfitet prej kohësh, madje është ngritur deri në një teori konspirative. Por faqja në fjalë përmend iniciale personash që me një sforco minimale bashkëlidhen me identitete reale personash që kanë rol publik. “Një fakt i tillë mund t`i sjellë kokëçarje kryeministrit Rama, i cili, në njërën anë ka raporte tejet të afërta me presidentin Erdogan, e nga ana tjetër, në krah, një nga ministrat më të rëndësishëm në kabinet, e ka pjesë të strukturave gyleniste. D.B. ka qenë partner me organizatat gyleniste përpara se të bëhej zyrtar, dhe ka marrë fonde për të organizuar think-tanke që të krijojnë një opinion publik anti-Erdogan prej vitesh. Sakaq, duhet sqaruar se për të qenë i lidhur me strukturat gyleniste, jo domosdoshmërisht ka rol identiteti fetar. Si D.B. nga politika e si M.K. nga media, njihen si ateistë; po ashtu, nga media është dhe A.Ç. që i përket besimit ortodoks, por kjo nuk i pengon të jenë pjesë e strukturave dhe politikave të Gylenit në Shqipëri. Në radhë më pas vijnë: analistët L.D. dhe I.K., njeriu i letrave A.T., si dhe politikani i majtë, por jo aktiv për momentin, A.M”, shkruan “tesheshi”. Dhe të gjithë pyesim: Po kush vallë të jenë këta? 

 

http://tesheshi.com/ankaraja-dergon-tiranes-listen-e-gylenisteve-prezent...

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Nuk e dija qe Gyleni ishte filiale e Sorosit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.