Kryeministri fton kreun e PD-së për takim. Por nuk ofron asgjë

Postuar në 16 Korrik, 2016 15:13

Komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje për dialog për reformën në drejtësi, për një zgjidhje dhe konsensus, që aktualisht duket i pamundur. Jehonë e këtij presioni është letra e sotme e kryeministrit Edi Rama drejtuar Lulëzim Bashës, kryetar i PD-së.

Dje ambasadori Lu bëri propozimin e çuditshëm që Ju dhe unë të mbyllemi përjetë në një dhomë, për të prodhuar zgjidhjen e shumëpritur nga populli shqiptar e nga miqtë e mëdhenj të vendit tonë dhe të domosdoshme për të çelur rrugën e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Një propozim i tillë e shpreh qartë përmasën e pazakonshme të frustrimit të aleatit tonë strategjik, SHBA, në kushtet e ngërçit ku ndodhet procesi, teksa ora e të vërtetës po afron. Por, po ashtu, ky propozim nxjerr në pah më shumë se njëqind deklarata zyrtare, se çfarë rëndësie madhore ka për Shtetet e Bashkuara, kjo reformë në drejtësi në një vend aleat si Shqipëria; ku askush nuk do të donte të përballej nesër me regresin shqetësues që mosvotimi i reformës do të sillte në disa plane themelore”, fillon letrën kryeministri i Shqipërisë për të vijuar me referimin e qëndrimeve të Riechel, zyrtarit të Ministrisë së Jashtme gjermane. Edi Rama sheh në këto mesazhe një akuzë ndaj opozitës shqiptare duke ftuar kështu kryetarin e saj në kushtet negociuese që supozohen se apelojnë ndaj PD-së një përgjegjësi të madhe.

Nuk do të ndodhte kurrë që bota demokratike të shënjestronte opozitën këtu, në vendin tonë të vogël, përmes zërave më autoritarë të saj, nëse rëndësia e Reformës në Drejtësi nuk do të ishte e jashtëzakonshme dhe jo vetëm për Shqipërinë në vetvete, po edhe për Shqipërinë si një vend aktualisht joproblematik i Ballkanit Perëndimor. S’ka hije dyshimi për mua, se ky angazhim i paprecedent i partnerëve tanë në këtë proces, është edhe një çështje e forcimit të mëtejshëm të ligjshmërisë në Shqipëri, si një element që rrit qendrueshmërinë demokratike të shtetit tonë në funksion të rritjes së sigurisë së vendit e të vetë rajonit ku jetojmë. Çka rrezikojmë të humbasim në shumë drejtime si vend dhe si popull, nëse nuk e kalojmë Reformën në Drejtësi, është vërtet jashtëzakonisht shumë! Dhe nxjerrja si pengesë e fundit për votimin e reformës, e shkeljes së sovranitetit tonë kushtetues për shkak të mënyrës së përfshirjes së ndërkombëtareve në procesin e vetingut, është vërtet e tepërt dhe plotësisht vetëndëshkuese; jo thjesht e vetëm për Partinë Demokratike, po për të gjithë pa përjashtim dhe për Shqipërinë në radhë të parë”, shkruan Rama.

Një ftesë për takim, një hap politik i rëndësisë formale, por teknikisht asnjë lëvizje. Pasi kryeministri nuk ofron asgjë konkrete. 

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Ky Edvini sikur eshte edhe vete i batutave, nuk e ka marre vesh se Ambasadori Lu po tall menderen tashti si me Lulin ashtu dhe me kete vete. Pale kur flet per frustrim te SHBA, na kepute ne mes o Edvin, si duket po nuk t'i thane batutat ne "tironce" ti nuk i merr vesh qe jane batuta dhe i merr per politike safi.

Submitted by Shigjeta ne koke (not verified) on

Se mos ka gje ne dore Edi Rama.
Edhe sikur te thote qe jam dakord me propozimin e PD, nuk do te jene dakord SHBA dhe BE.
Edi Rama, ka ne dore vetem celesat e kashtes.
Te tjerat i ka pordhe.

Submitted by like (not verified) on

Rama ofroi gjithcka. U tha PeDeristeve shkruani vete reformen dhe merrni aprovimin e SHBA-BE dhe une do ta votoj. Cfare duhet te ofroje me shume sipas jush?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.