LSI nis kundërsulmin ndaj ambasadorit Lu, i nxjerr letrën kompromentuese drejtuar Llallës

Postuar në 15 Korrik, 2016 10:31

Në kohën kur ambasada amerikane ka marrë një rol protagonist në negociatat për reformën në drejtësi, duke imponuar një draft që u jep kompetencë ndërkombëtarëve për kryerjen e vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, zbulohet se investimi i ambasadorit për drejtësinë ka prekur edhe çështje konkrete ose nën hetim. Sipas asaj që publikon gazeta "Dita", ambasadori Donald Lu i ka dërguar një letër Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla një vit më parë ku i shpreh shqetësimin e tij lidhur me hetimet që po bëheshin në atë kohë ndaj Bankers Petroleum.
Në letrën e publikuar nga gazeta "Dita" diplomati i lartë amerikan shkruan se motivet politike dhe presioni publik të mos ndikojë në vendimin e organit të akuzës.
Pas ndotjes së madhe në Patos Marinzë për shkak të shpërthimit të tubacioeneve të Bankers, Prokuroria mori të pandehur shtatë persona të kompanisë, gjashtë prej të cilëve të huaj. Publikimi i kësaj letre vjen një ditë pas debatit për rolin e ndërkombëtarëve në procesin e vetingut dhe qëndrimin e ashpër të LSI-së për përjashtimin nga negociatat. Një sulm i drejtëpërdrejtë për ambasadorin, pozicioni i të cilit kompromentohet dukshëm me ndërhyrjet në punët e drejtësisë.

Letra:

I dashur zoti Llalla,

Qeveria e SHBA shpreh interesin e saj lidhur me vendimin e Prokurorisë së Fierit, për të nisur ndjekjen penale kundër shtatë punonjësve të Bankers Petroleum (gjashtë prej të cilëve janë punonjës të huaj), lidhur me incidentin e pusit të Patos-Marinzës.
Ne presim që motivet politike dhe presioni publik të MOS ndikojë në vendimet e organit të akuzës.
Ambasada e SHBA-së po e ndjek nga afër këtë çështje, me pritshmërinë që sistemi gjyqësor shqiptar të veprojë në përputhje me standardet ndërkombëtare të paanësisë, transparencës dhe profesionalizmit.
Përfaqësues të kompanive të huaja që po shqyrtojë mundësinë e investimit në Shqipëri, do t’i kushtojnë vëmendje shumë të afërt kësaj çështjeje dhe mesazhit që ajo dërgon, mbi paanësinë e procedurave gjyqësore në Shqipëri.

Sinqerisht, Donald Lu

Comments

Submitted by biometri (not verified) on

ORE MIRE kush E BEKA LSI SULMIN PO LETRA ORE LETRA NE VETVETE A NUK ESHTE SKANDAL???

Submitted by Anonymous (not verified) on

Qe njeriu ne pergjithsi udhehiqet nga arsyeja kjo dihet. Po dhe qe dhe shqiptari si fakt me shume eshte udhehequr nga politika emocionale se nga arsyeja dhe kjo dihet. Po dihet qe LSI-ja pra Ilir Meta me shume se nga emocioni udhehiqet nga racionaliteti dhe kalkulimi politik; e ka bere pevoja, e ka bere mbijetesa por ky eshte fakti dhe Ilir Metes nuk i ka dale keq ne krahasim me termetet emocionale te Edi Rames e Sali Berishes.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Une nuk e di po Ambasadori na ka borxh nje sqarim mua si individ pro amerikan po dhe autoritetve politikberese si dhe intelektualeve shqiptare per dimensionin e hipokrizise, per etiken e komunikimit, per vertikalen e nderhyjes e orjentimit duke kaluar caqet dhe duke vene ne dyshim indititetin e dimensionin e ambasades duke importuar hipokrizi e korruption dhe jo demokraci. Ne e dime shume mire se ne cfar dimensioni jemi ,po ne po mesojme se ne cfar dimensioni eshte ambasadori...

Submitted by Anonymous (not verified) on

Mos u beni naive. Nuk e ka nxjerre LSI dokumentin por RAMA. Dita dhe Thano godasin SHBA sa here Rama pergatit opinionin per nje terheqje. Lexoni Bolinon sot dhe do kuptoni qe dy shkrimet jane te porositura dhe botohen ne te njejten dite

Submitted by Anonymous (not verified) on

Komento letren, per naivitetin LSI apo Rama flasim e terhiqemi. Letra eshte akuze dhe nxjerr ambasadorin lakuriq.

Submitted by Mencuria (not verified) on

Koka me e mencur dhe me e zgjuar e ketije vendi eshte ANONIMUSI.
Aferim i qofte
Lum si ne qe e kemi.
Amin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.