Drafti “amerikan” i Kushtetutës në tryezat e deputetëve, miratohet futja në kalendar dhe votimi në 21 korrik (Rekomandimi)

Postuar në 30 Qershor, 2016 17:53

Parlamenti miratoi futjen në kalendarin e punimeve të kuvendit të draftit të ndryshimeve kushtetuese, i cili pritet të shyrtohet në seancën e 21 Korrikut, sipas afateve të përmendura edhe nga ambasadori amerikan..Sot mbi tryezën e punes së deputetëve është vendosur një botim të ri i Kushtetutës, primtuar nga ambasada amerikane në Tiranë. Drafti përmban një variant të përditësuar me amendamentet e reja që propozohen për t’u miratuar. Ajo çfarë bie menjëherë në sy është logoja e Ambasadës Amerikane dhe një shënim nën të, se ky është një botim i mundësuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Top Channel ky është një tjetër hap konkret që Ambasa Amerikane bën për të bërë publike dhe zyrtare mbështetjen e vetë për ndryshimet kushtetuese të reformës.  Nga ana tjetër opozita e ka quajtur antikushtetese futjen e draftit në kalendarin e punimeve të kuvendit dhe ka paërdoru si argument deklaratat e deputetit gjerman Gynter Kirshbaum për të thënë se një reformë e njëanshme mund t’i kushtojë vendit heqjen e statusit kandidat.

Opozita e interpreton paragrafin 88 të Venecias si një rekomandim që opozita të përfaqësohet në të 4 insitucionet që zgjedh Parlamenti, përfshirë edhe ato që bëjnë vetingun e njerëzve të drejtësisë. Në të kundërt, opozita thotë se drejtësia kapet politikisht. Kështu, ish-kryeministri Berisha lexoi edhe mesazhet që dha në Tiranë përfaqësuesi i Bundestagut. “Thirrjet janë: qeveria që tenton të kapë drejtësinë nuk e çon vendin në be; po nuk votuat, do të shohim statusin. Është thirrja më e rëndë që ka ndodhur ndonjëherë”, tha Berisha.

Comments

Submitted by Mane Agronomi (not verified) on

Sali, bej gati rroba te trasha prej leshi, me gjithe tet bir, Zenin, mbasi burgu Burrelit, megjithe rikostruksionin me standartet e BE (qe e ke shume qejfe), perseri eshte shume i ftohte.
Deshe standarte, me standarte do te gjykohesh e denohesh.
Mosmki merak.
Prokuroret Qmerikane mberriten, bile, bile te mbajti edhe nje fjalim,sonte ne pallatin e brigadve, ku zotrote o zoti Sali Berisha, me gjithe Lululken tnde, , nuk qendrove ta degjoje te gjithe fjlimin e tije.
Zoti t ndihmofte.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.