Nuk pranuam dje, nuk pranojmë sot e nuk do të pranojmë nesër

Postuar në 28 Qershor, 2016 18:10

Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje, letrës së hapur të ambasadorit amerikan duke sqaruar se propozimet e Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi ishin në shmangie të Komisionit të Venecias. “Kam marre propozime por kane qene e njejta prerje, ne shmangie te rekomandimit 88 te Venecias, vecse me veshje te ndryshuar. Ndryshe nga c'pretendohet nuk kane qene te arsyeshme pasi nuk ka si te kete arsye pertej rekomandimit 88 te Venecias. Nuk ka si te jete i arsyeshem asnje propozim qe ndersa me nje dore jep 3/5 apo 2/3-tat e votimit ne Kuvend me doren tjeter e zhben kete kuorum permes nje mekanizimi qe i jep qeverise kontrollin e hartimit te listave duke perjashtuar opoziten teresisht nga cdo rol. Cdo variant i ketille, i kujtdo qofte, eshte ne kundershtim me rekomandimin 88 qe percakton rol substancial te opozites permes perfaqesimit te saj te drejte”thekson Basha në një reagim të gjatë në facebook.

Kreu i PD-së nënvizon se nuk ka refuzuar propozimet, por i ka qëndruar parimit të Venecias. “Kjo nuk do te thote se nuk pranuam te vijojme konsultimet, diskutimet, negociatat per variante qe zbatojne rekomandimin 88 te Venecias. Kete beme edhe ne maj, kete bera edhe ne takimin me Edi Ramen, edhe ne ate me Ilir Meten, kete kam bere gjithe keto javet e fundit, une dhe bashkepunetoret e mi opozitare”-shprehet Basha.

Basha thotë se ka qenë dhe është në komunikim intensiv, edhe këto ditë, me faktorë relevantë në Washington, Bruksel, Berlin, Paris, Romë dhe Londër, duke lënë të nënkuptohet se ambasada amerikane nuk përfaqëson qëndrimin e Shteteve të Bashkuara.  “Qeverise i kane ardhur mesazhe te qarta qe te harroje shantazhin dhe trafikun e votave, te kerkoje e jape konsensus per nje reforme sipas rekomandimeve te Venecias. Mesazhe te ketilla do te vijojne edhe me fort, edhe me shpesh, edhe me qarte. Sepse kjo eshte e vetmja menyre per nje reforme te qendrueshme ne drejtesi qe i sherben qytetareve dhe jo pushtetit”-perfundon Basha.

Comments

Submitted by SHQUP- isti (not verified) on

Me ne fund, foli krimineli dhe hajduti i kombit, Sali Berisha, me gojen e KRICKOQES, Lul Basha.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.