"Një Evropë e fortë në një botë të pasigurt", Franca e Gjermania propozojnë pakt të ri

Postuar në 26 Qershor, 2016 17:45

Ministrat e jashtëm të Gjermanisë dhe Francës kanë hartuar një dokument nëntë faqesh me titull "Një Evropë e fortë në një botë të pasigurt", në të cilin propozojnë një politikë të përbashkët evropiane për sigurinë dhe migrimin dhe fuqizimin e ekonomik

Teksa pranojnë se Bashkimi Evropian "po kalon një provë të vështirë", Frank-Ëalter Steinmeier dhe Jean-Marc Herault theksojnë se  Bashkimi Rvropian po sfidohet nga një seri  krizash në jug dhe lindj të tij  dhe se rritja ekonomike po  konsolidohet me ritme të ngadalta.  Përgatitja e këtij dokumenti kishte nisur para se Britania të votonte të enjten për të lënë BE-në. Të dy ministrat, vendet e të cilëve përbëjnë bërthamën e BE-së, thanë se është e rëndësishme që shtetet anëtare të dëshirojnë sipas shkallëve të ndryshme forcimin e  integrimit evropian.

"Ne kemi nevojë të gjejmë mënyra më të mira për të trajtuar nivelet e ndryshme të ambicjeve dhe të sigurojmë se Evropa do t’u përgjigjet më mirë pritshmërive të të gjithë qytetarëve evropianë"-thuhet në deklaratën e përbashkët.

Për këtë qëllim, ata propozojnë tre iniciativa:

1. Një pakt Europian të Sigurisë sipas të cilit

- BE-ja do të vendosë prioritetet strategjike për politikën e jashtme dhe të sigurisë dhe do të promovojë një politikë të integruar evropiane.

- Shtetet anëtare të BE-së të cilat duan të krijojnë një bashkëpunim të përhershëm të strukturuar në sektorin e mbrojtjes duhet të jetë në gjendje për ta bërë këtë në një mënyrë fleksibile.

- Nëse është e nevojshme, shtetet anëtare të BE-së duhet të konsiderojnë krijimin e forcës së përhershme  detare.

2. Një politikë e përbashkët për azilin dhe emigracionin

- Ne jemi të vendosur se BE-ja duhet të bëjë të qëndrueshëm kufijtë e parë shumëkombësh në botë dhe rojen e parë bregdetare shumëkombëshe.

- BE-ja ka nevojë të gjejë një përgjigje të përbashkët për rritjen e numrit të emigrantëve që kërkojnë të hyjnë në BE për arsye ekonomike.

- Vendet anëtarë do të punojnë për të reduktuar faktorët shtytës në migracionit të parregullt.

3. Inkurajimi i Zhvillimit Ekonomik dhe Unionit Monetar

- Për të zhbllokuar rritjen dhe për të rritur produktivitetin e ekonomisë evropiane, është e nevojshme një përpjekje e re për më shumë investime, private dhe publike.

- Forcimi i Unionit Monetar të jetë rezultat i një progresi realist dhe  gradual.

 

 

Comments

Submitted by Frok Mati (not verified) on

Sikur nuk parashikohet ne kete akt te ri, pranimi i shteteve te reja, ne BE.
E cuditshme.
Ne plasem per t'u futur ne BE, keta nuk na e fershellejne.
Si do te veje kjo pune ?

Submitted by lom deliu (not verified) on

dihej se deri 2015 nuk do kishte anetaresime, ndersa tashti do rregullojne veten pastaj do plotesojne kerkesen e Vllahutin qe po pergjerohet per ne "se po e pengon Reforma".

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.