De Biazi mbetet “shqiptar”, ëndrra vazhdon për eleminatoret e Botërorit

Postuar në 23 Qershor, 2016 11:20

Xhani De Biazi do të vazhdojë të jetë në drejtimin e kombëtares shqiptare edhe për eliminatoret e Botërorit 2018. Ka qenë vetë tekniku i kuqezinjve që e ka konfirmuar një gjë të tillë për “SuperSport”. “Kam një kontratë me Federatën deri në 2107, ndaj mendoj se në kualifikueset e Botërorit tjetër do të jem trajneri i Shqipërisë, përveçse në rast se presidenti e mendon ndryshe”-theksoi De Biazi.

Tekniku italian e quan stacionin e parë të ndryshimit të kombëtares pjesëmarrjen në Euro 2016 duke paralajmëruar të tjera ndryshime për fazën eleminatorë të Botërorit. “Unë mendoj se nëse ne vëmë veten në të njëjtin nivel si Spanja e Italia, e nisim me këmbën e gabuar. Mendoj se ato kanë vlera teknike më të mëdha, kanë një histori kombëtaresh shumë më të rëndësishme se e Shqipërisë. E dimë që ndoshta jemi skuadra e tretë në grupin kualifikues, shpresojmë të jemi të tretët nga pikëpamja cilësore.

Pastaj diferencën e bën se si në fushë do të arrijmë të bëjmë ndeshjet, nëse kujtohemi se çfarë na mundësoi të vijmë deri në këto nivele. Unë mendoj se ishte kohezioni i grupit, dëshira për të çuditur dhe dëshira për të menduar se nuk kemi arritur, por se jemi ende në stacionin e parë të rrugëtimit tonë”-shtoi tekniku italian. Por edhe pse Xhani De Biazi ka bërë të ditur se do të qëndrojë në drejtimin e përfaqësueses shqiptare, ai vazhdon të marrë oferta të shumta, disa prej të cilave vlerësohen si “tunduese”.

Sipas “La Gazzetta Dello Sport”, mes tyre spikat një e veçantë prej përfaqësueses së Ukrainës.  Drejtuesit e Federatës së këtij vendi mendojnë se Andrei Shevçenko nuk është ende gati të marrë drejtimin e kombëtares dhe janë gati t’ia besojnë De Biazit dhe stafit të tij për eliminatoret e Botërorit 2018. Gazeta italiane bën të ditur se përveç kësaj ofertë, trajneri ka marrë disa me shifra të larta ekonomike nga kampionati kinez.Njëkohësisht, për të interesohen klube gjermane, angleze dhe zvicerane, gjë që bën përsëri të pasigurt qëndrimin e mëtejshëm të De Biazit në drejtimin e kuqezinjve raporton Panorama Sport.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

“Kam një kontratë me Federatën deri në 2107..."
Habitem sa te gjate e paska kontraten deri ne vitin 2107 !!!!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.