Retorika nacionaliste e kryeministrit nxit deputetin grek të kërkojë reparacione për krimet e çamëve (Video)

Postuar në 07 Qershor, 2016 11:15

Retorika e kryeministrit Rama për çështjen çame ka ngjallur reagime të ashpra në Greqi, duke nxitur zërat që i mëshojnë një raporti konfliktual mes dy vendeve nisur që prej Luftës së Dytë Botërore.

Shqipëria i ka borxh Greqisë reparacione të luftës për shkak të veprimtarisë kriminale të çamëve gjatë pushtimit nazi-fashist , por edhe për shkak të sulmit që Shqipëria i ka bërë Greqisë në vitin 1940, si pjesë e Italisë së Musolinit. Kështu deklaroi të hënën në Parlamentin Europian deputeti i pavarur grek Notis Marias. Gazeta Real.gr shkruan se në përgjigje të të provokimeve të kryeministrit shqiptar, Edi Rama që guxoi të ngrejë çështje të çamëve dhe Çamërisë dhe duke kritikuar qëndrimet e Ministrisë së Jashtme Greke, deputeti denoncoi edhe njëherë nacionalizimin shqiptar.

“Në përvjetorin e zbarkimit të aleatëve në Normandi në vitin 1944, ngjarje që  luajti një rol të rëndësishëm në humbjen e nazizmit kryeministri shqiptar Edi Rama ngriti çështje të çameve në një shpërthim nacionalist duke përfaqësuar siç u tha qytetarëve shqiptarë pasardhësit e Çamërisë, pra ata të cilët janë dënuar nga Greqia si kriminelë lufte pasi në grupe të armatosura iu bashkuan ES-ES dhe Wehrmacht në vrasjen e mijëra civilëve greke. Pra, është koha që Greqia të kërkojë dëmshpërblimet e luftës dhe kompensimin  nga Shqipëria për veprat penale të bashkëpunëtorëve të nazizmit sidomos tani që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ngritur zyrtarisht të drejtat e pretenduara të çamëve  dhe kështu duhet të pranojë edhe obligimet dhe përgjegjësitë e çamëve. ne nuk duhet të harrojmë se Greqia në vitin 1945 nuk ka pranuar pjesëmarrjen e Shqipërisë dhe Gjermanisë në Konferencën Ndërkombëtare të Paqes në Paris pasi ashtu si Gjermania ka pasur dhe vazhdon të ketë përgjegjësinë për kompensimin Greqinë . Atëherë Shqipëria ishte pjesë e Italisë së Musolinit deri në  vitin 1943 mbeti si fuqi pushtuese e Atdheut tim”-deklaroi deputeti.

http://www.real.gr/DefaultArthro.aspx?page=arthro&id=512662&catID=1

 

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Më mirë kështu!
Nuk do të ishte keq që të hapen llogaritë nga fillimi dhe të ndahet njëherë e mirë shapi nga sheqeri.

Submitted by Permetari (not verified) on

Cfare shkruhet per te mbrojtur greket, ju e botoni.
Cffare shkruhet per t'ju kundervene grekerve, ju nuk i botoni.
Edhe ju jeni bere botues me profil filogrek.
Kjo gje e vertetuar tashme.
Mund te thoni c'te doni, por kjo eshte me se e vertete.
Mund edhe mos ta botoni, puna juaj, sikunder edhe ka ndodhur keto ditet e ardhjes se ministrit te jashtem grek, por kryesorja eshte qe kete te vertete, t'ju them direkt, ndac t'u vije mire apo ndac t'u vije tharte.
E pa imagjinueshme . . .

Submitted by redaksia on

Nuk ka asnje koment me kete nick name, pra "Permetari", qe te kete postuar nje koment te vetem keto dite, apo edhe jave. I bie qe ju hyni me nickname tjeter, nga ato ku komentet jane sharje, fyerje etj.. Kur te postoni komente qe trajtojne temen, ku shprehni pikepamje per ceshtjet, do te publikohen. Edhe ju mund te thoni cfare te doni. Te mira! 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.