Europol pranon ndryshimin e njoftimit për “rastin Balili”: “Në fillim nuk kishim të dhëna për rolin e Shqipërisë në operacion”

Postuar në 20 Maj, 2016 14:56

Dje u bë i njohur lajmi se Europol, agjencia policore europiane, kishte ndryshuar tekstin e njoftimit për shtyp për operacionin e kapjes së disa trafikantëve të drogës në Greqi. Në njoftimin e publikuar më 13 maj, Europol, njoftonte se operacioni ishte drejtuar nga Greqia me mbështetjen e Belgjikës dhe të Europol. Pra Shqipëria nuk figuronte në njoftim, ndërkohë që ministri i Brendshëm shqiptar, Sajmir Tahiri, deklaronte se polica shqiptare kishte qenë pjesë e operacionit. Vetëm dje, pasi kryeministri Edi Rama po mburrej në Parlament me një letër nga Europol, u mor vesh se njoftimi kishte ndryshuar, ndonëse disa media u përpoqën që të hidhnin idenë se Shqipëria kishte qenë që në fillim pjesë e operacionit, por fotonjoftimin e kishte manipuluar Sali Berisha.  E njëjta tëknikë dhe e njëjta mendje si ajo e orës së vjedhur të Xhorxh Bush.

Gjithsesi, sot Zyra e Shtypit të Europol ka sqaruar çdo gjë: Njoftimi ka ndryshuar, për shkak se Europol nuk ka qenë informuar që në fillim për rolin e Shqipërisë në operacion. “Në fillim ne nuk ishim të informuar për përfshirjen e Shqipërisë në operacion. Kur u informuam ne menjëherë ndryshuam njoftimin në faqen online”, sqaroi për ResPublica Tine Hollevoet nga Zyra e Shtypit.

Pse ka rëndësi kjo çështje?

Së pari sepse ajo hedh dritë për sjelljen me dy standarde të Edi Ramës, i cili ndërkohë që mbulonte me heshtje çështjen “Balili”, pra operacionin në fjalë, në momentin që rregulloi njoftimin në faqen online Europol, u zgjua, i erdhi zëri dhe në Parlament bërtiste me letër në dorë.

Së dyti, sepse mbrëmë në intervistën për “Opinion”, ministri i Brendshëm, e konsideroi operacionin si shumë të suksesshëm, pa sqaruar se cili ka qenë roli i Policisë Shqiptare. Të gjithë biem dakord që fundja Sajmir Tahiri është ky që flet, por aktualisht kemi të bëjmë me ministrin e Brendshëm, i cili duhet të hedhë dritë për këtë operacion ZYRTARISHT, jo me intervista. Ministri nuk po e bën këtë, as Ministria, ndaj përfshirja e Policisë Shqiptare në një operacion ku në Shqipëri nuk ka asnjë të arrestuar dhe kur edhe për Klemend Balilin, Prokuroria kërkon prova, mbetet spekullim. Do të ishte një njoftim zyrtar, edhe nëse ndryshon në të ardhmen, ai që do të ishte pika e referimit për një institucion.

Kërkesa e prokurorisë për prova, në mos një sinjal i vullneteve politike pas këtij institucioni që nuk ka lëshuar urdhër arresti për zyrtarin e LSI-së, provon se “operacioni shumë i suksesshëm” për të cilin flet ministri, ka dështuar të paktën në sigurimin e provave për ata që supozohet se kanë qenë nën hetim. Pasi aktualisht, edhe tani që flasim, për Balilin ka vetëm  një urdhër arresti: ai nga pala greke. E cila meqë ra fjala, ka deklaruar se përfshirja e policisë shqiptare ka qenë në rastin më të mirë e paqartë dhe kurrsesi ajo e një Partneri(http://www.respublica.al/2016/05/16/roli-kompromentues-i-policisë-shqiptare-në-operacionin-e-drogës-dhe-pse-u-vonua).

Sa për ndryshimin e njoftimit të Europol, ai përbën shakanë e radhës. Është harruar Shqipëria në njoftim se nuk kishte të dhëna?! Kishte vetëm një letër bakalli që tundej në Parlament dhe ca mëkmëke të një ministri që nuk di se çfarë thotë! 

Comments

Submitted by Ndoc DUDASI (not verified) on

E keqja tek ne eshte sepse te gjithe, duan te jene si te gjithe.
Qe nga i pari e deri tek i fundit, duan te jene politikane, gazetare, financiere, gjinekologe, peshkatare, brekegrisur, koketule, pordhemedhenj, bythepalare, hetues, police, aviatore, etj, etj, etj, ,por ne te vertete, per ate qe duhet te jene, asnjeri nuk eshte.
Ketu, tek ne, edhe hetimin policor, duhet t'a besh ne gazete, t'a marre vesh e para ne fillim, shefi i opozites, e mandej sidomos Blendi Fevziu, Prec Zogaj (ish sigurimsi), Fatos Lubonja, Cim Pyka ( qe akoma, si katundar, nuk flet tamam shqip) Tur Zheji, Tan Hoxha (sigurimsi), etj, etj, njerez sa te duash, pa asnje vlere.
Pa e marre vesh keta lloj modelesh, ketu nuk duhet te merret fryme, jeta duhet te ndaloje, seks nuk duhet te behet, buke nuk duhet te hahet, kafe nuk duhet te pihet, e sa e sa te tjera sa te duash.
Pra, perfundimisht, pa ditur ne detaje cdo gje, ishi i madh fare, SRB me lukunine e vet te ujqerve sa siper nga prapa, ketu nuk duhet te behet asnje gje.
Sidomos, hetimi.
Hetimi policor.
Hetimi nga Prokuroria.
Hetimi nga Gjykata.
Pa ditur keta MONSTRA, asnje hetim nuk duhet te behet.
C'do hetim tjeter, jashte dijenise se Monstrave te mesiperme, eshte i paligjshem.
Perfundimisht, rrofte shteti i rrumpallave.
Rrofte anarkia.
Kete do klika e mostrave.
PANDESHKUESHMERI nga ligji.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.