Rilindasit po i kalojnë limitet e durimit tonë

Postuar në 20 Maj, 2016 11:23

Në një shkrim të botuar sot tek "Panorama", Fatos Lubonja i quan bastardë “rilindasit” që po kalojnë limitet e vënies së provë të durimit të publikut. “Shikoni historinë e rrahjes së protestuesve te Parku i Liqenit. Shkurt, me dhunë, pa dhunë, ka shumë njerëz që të thonë se rilindasit, veçanërisht pasi morën edhe Bashkinë e Tiranës me Veliajn, po shfaqen si raca më bastarde e politikanëve që ka nxjerrë Shqipëria këta 25 vjet. Vështroni rastin e fundit të Eskobarit të Ballkanit se si e shpëtuan nga duart e policisë europiane pa pikë turpi dhe nuk thonë asnjë fjalë. Shikoni se si tallen pasi u është zbuluar se kanë sjellë në mënyrë të paligjshme në zyrat e shtetit një aparat përgjimi të qytetarëve. Shikoni se si, pasi Gjykata Kushtetuese ka dhënë provën finale se deputeti i tyre, Kokëdhima, ka marrë një numër të pafundëm tenderësh në kundërshtim me ligjin, akuzojnë drejtësinë, në vend që të kërkojnë procedimin penal. Shikoni se si nuk u zverdhet dhe as u skuqet fytyra kur kryebashkiaku i zgjedhur prej tyre në Kavajë, deklaron se nuk e mban mend pse është dënuar në Gjermani. Shkurt, rilindasit po i kalojnë limitet e vënies në provë të durimit tonë. Gjithmonë e më shumë ata po na sjellin ndërmend fjalën e urtë, por ndjellakeqe: Kur mbaron fjala, gjykon palla”, shkruan Lubonja.

Ai thotë se e vetmja rrugë kundër kësaj mazhorance,“është bashkimi i të gjithë forcave që refuzojnë këto banda deri në atë pikë sa të formojnë një masë kritike, e cila, edhe nëse nuk arrin të marrë pushtetin, të bëhet sa më parë e fuqishme sa të imponojë ndryshime rrënjësore edhe brenda vetë këtyre bandave”.

Comments

Submitted by Albi_I (not verified) on

Kam pershtypjen qe nuk ke folur me Zalon. Beje njehere nje diskutim me ate dhe do te bindesh se po te kishte rene pak me shume shi vjet dhe sivjet tashme Shqiperia do ishte lule, lule po te them. Edhe Zvicres do ja kishim kaluar.

Megjithate mos u genje nga aparencat, megjithese Shqiperia ne thelb eshte lule per Zalon, ai vete ngelet antisistems i deklaruar. Dmth ai vertet mendon se Lali Fiku qe e ka kthyer bashkine ne hartuese te projekteve per Beson dhe Zamon eshte cun i mire, thjesht qe ne kete mes duhet ti gjej dhe nje vend Gjergj Naftetarit se e Zalo e ka mik familje.

Keto te bejne antisistems Toso, jo ti qe ju thua partive banda. Je i eger shume ti, nuk merr vesh nga keto pune. Nuk ke bere game theory sic ka bere Zalo.

Submitted by PSIKOTERAPISTI (not verified) on

Duke qene se ka bere burg ne kohen e gatuar nga i jati me shoke shume, eshte fatkeqesi per Tos Lubonjen, qe ky burg e ka lene njecike eksiq nga trute.
Si rrjedhim, te Lubonja, shfaqen shenja te forta te psikopatogjenit te pa riparueshem, si teknefez, egocentrik, sanguin reaktiv ne forme agresioni verbal, nihilist, etj, etj, shenja qe te gjitha ja kemi vene re.
Mire do te ishte, te dergohej nendonje klinike te specializuar per kurim te detyrueshem, dhe mbas kesaje, ne ndonje shtepi fshati andej nga feja e tet, nga Korca, ku te rrinte te pakten nja dhjete vjet.
Pas ketije stazhi, le te vinte e te na spiegonte edhe se si bejne seks pilivesat, si te behet hetuesia, si te pallohen njerezit, si te patrullojne policet, si te fluturojne aeroplanet, etj, etj.
Pirdhu Tos Lubonja

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.