Ky është drejtori i Transportit Rrugor të Sarandës, pronar i dy hoteleve dhe mik i Ilir Metës

Postuar në 11 Maj, 2016 17:22

Drejtori i Transporteve të Sarandës, i cili është në kërkim nga autoritetet greke për trafik ndërkombëtar të drogës nuk është i panjohur për policinë shqiptare. "ABC News" ka arritur të sigurojë të dhënat e arrestimit të parë të Klement Balilit, të bërë më 16 korrik 2006 në qytetin e Delvinës. Sipas policisë, në rrugën Qafë-Muzinë - Delvinë, rreth 15 km larg qytetit agjentët e policisë i kanë zënë rrugën furgonit me targa gjermane brenda të cilit ndodheshin 750 kg hashash, që kishte destinacion Greqinë. Në momentin e ndalimit, policia ka arrestuar dy inspektorët e policisë kriminale të komisaritit të Sarandës që po kryenin rolin e transportuesve të 750 kg hashash, Gentian Baba dhe Ylli Kapo. Përveç këtyre dy të arrestuarve, policia në atë kohë arrestoi Klement Balili dhe shpalli në kërkim edhe dy bashkëpunëtorët e tjerë, Pelivan Mehmetaj dhe Ermail Nika.

Pak kohë pas arrrestimit, prrokuroria i pushoi akuzën Klemend Balilit duke urdhëruar lirimin nga burgu. Klement Balili, njihet në Sarandë si pronar i hotel “DEA” dhe kompleksit “Santa Quaranta” dhe sipas mediave greke pas tij fshihet një politikanë I fuqishëm shqiptar. Postin e Drejtorit të Transporteve ai e mori në 2014 si propozim i LSI-së, ndërsa njihet edhe si mik i Ilir Metës.

Comments

Submitted by Prof. (not verified) on

LSI eshte pari hajdutesh.
Duke filluar nga Ilir Meta, kush eshte ne LSI, patjeter ka njolle ose hije hajduti nga prapa.
Keto jane opinione te shumices se popullit shqiptar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.