Erdogan nxjerr nga skena kryeministrin Davutoglu

Postuar në 05 Maj, 2016 14:56

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu ka dhënë dorëheqjen. Mediat njoftojnë për një mbledhje të tensionuar dje mes tij dhe Presidentit Erdogan dje, e cila u cilësua si “përcaktuese për të ardhmen e kryeministrit turk”. Sot Davutoglu mbajti një konferencë për shtyp në të cilën vlerësoi se “ndryshimi në lidershipin e partisë dhe qeverisë do të jetë një gjë e mirë”. Në bazë të statutit të partisë AKP, ai mban edhe detyrën e kryetarit të saj të cilën do ta lërë formalisht pas zhvillimit të Konventës në datën 22 maj.

Nuk jepen versione shteruese për arsyet e përplasjes me Erdogan, por ato siç thuhet kanë të bëjnë me çështje të politikës së brendshme dhe të jashtme. “Al Jazeera” jep shkurtimisht mënyrën sesi u realizua goditja e kryeministrit turk: Gjatë vizitës së tij në Doha në Katar, me rastin e hapjes së një baze ushtarake turke aty, u realizua goditja në parti, duke hequr mbështetës të tij dhe duke i zëvendësuar. Ky shërbeu si sinjal i qartë. “Pastaj në mënyrë misterioze, dy ditë më vonë, u shfaq një blog në internet...nga jë besnik i Erdoganit që ulte figurën e Davutoglusë duke “zbuluar” se pse ai nuk e kreu mirë detyrën e tij si kryeministër”, raporton “Al Jazeera”.

Si pasues të tij të mundshëm përfliten ministri i i Transporteve, Binali Yildirim, ose dhëndri i Erdogan, ministri i Energjetikës, Berat Albayrak.

http://www.aljazeera.com/news/2016/05/turkey-davutoglu-set-talks-fail-re...

Comments

Submitted by Kina (not verified) on

Ku do hane zagaret e tij ne shqiperi tani?! :(

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.