Ekonomia po fik motorrët. Bie qarkullimi i parasë në qershor, 942 milionë lekë më pak

Create: 08/03/2015 - 10:55

Ekonomia shqiptare duket se po fik një nga një motorrët pasi rendimenti i saj vazhdon të bjerë. Revista “Monitor” shkruan se bazuar në të dhënat e Bankës së Shqipërisë muaji qershor ka pasur treguesit më të përkeqësuar monetarë që nga fillimi i këtij viti. Sipas statistikave të Bankës Qëndrore, paraja gjithsej në qarkullim (masa monetare) shënoi një rënie prej 942 milionë lekësh, duke shënuar të tretën herë me tkurrje brenda 6 muajve të parë të këtij viti. Ekspertët thonë kjo rënie është shqetësuese, pasi tregon për një ngadalësim të aktivitetit ekonomik në vend. Sipas “Monitor” rënia e qershorit nuk mund të konsiderohet as ciklike, pasi në të njëjtën periudhë të një viti më parë ndryshimi i këtij treguesi ishte pozitiv në plus 9.1 miliardë lekë. Në qershor rezultuan mjaft të përkeqësuar dhe ecuria e kredive dhe depozitave.
Totali i depozitave në sistemin bankar në qershor 2015 ra me 4.7 miliardë lekë (34 milionë euro) në raport me muajin e mëparshëm, tkurrja më e fortë mujore kjo, që nga tetori 2013. Huaja për ekonominë ka shënuar një tjetër rënie të fortë në qershor, duke mos arritur të krijojë një tendencë të qëndrueshme rritjeje. Sipas statistikave të Bankës së Shqpërisë, stoku i huasë për ekonominë arriti në 552.4 miliardë lekë, duke u tkurrur me 7.4 miliardë lekë, apo 1.3% në raport me muajin e mëparshëm.
I vetmi tregues me rritje ishte ai i parasë jashtë bankave, që u zgjerua me 3.8 miliardë lekë në qershor, pas rritje me 5.3 miliardë lekë në maj, një tendencë që konstatohet gjithnjë kjo, sa herë që ka zgjedhje elektorale.

http://www.monitor.al/?p=141613

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.

About Author