credins
Data sot është 21-05-2013, ora 18:42

Author Bios

Blogs by this author:

  • Njȅ histori me pedofili dhe vrasje, njȅ histori me polici qȅ tallet me kamera amatore mbi trupin e njȅ fȅmije tȅ vrarȅ, njȅ histori me prokuror qȅ flet nȅ“talk show” pȅr hetimet, njȅ histori me gjykatȅs qȅ nuk gjykojnȅ, njȅ histori me media diletante qȅ nxjerrin lloj-lloj informacionesh tȅ paverifikuara nga burime zyrtare duke ofenduar dhe prekur pa kokȅçarjen mȅ tȅ vogȅl viktimat dhe familjet e tyre dhe njȅ Kryeministȅr qȅ tregon pȅrralla pȅr triumfin ndaj krimit. Ȅshtȅ kjo panorama qȅ nxjerr nȅ pah gjȅndjen mjerane dhe diletante tȅ njȅ palo shteti qȅ duhet tȅ mbrojȅ qytetarȅt e tij, tȅ cilȅt nga ana e tyre, nuk e kanȅ idenȅ se çfarȅ kopeje tȅ pa-aftȅsh i pȅrfaqȅson.

    Juliani i vogȅl do tȅ ishte pranȅ familjes sot nȅse nuk do t’i kishte rȅnȅ fati tȅ jetonte nȅ Shqipȅri. Juliani do ishte duke luajtur me shokȅt sot sikur çdo gjȅ tȅ funksiononte nȅ kȅtȅ vend tȅ mallkuar ku askush nuk proteston pȅr tȅ drejtat e tyre. Nȅ njȅ shtet normal, policia do ta skedonte dhe do ta regjistronte ne njȅ listȅ tȅ veçantȅ pedofilin dhe çdo javȅ ai do tȅ paraqitej nȅ policinȅ lokale pȅr tȅ vȅrtetuar vend-ndodhjen. Nȅ njȅ shtet normal, prokurori nuk do tȅ kȅrkonte gjobȅ pȅr rrȅmbim fȅmijȅsh dhe heqje tȅ paligjshme lirie dhe gjykata kurrȅ nuk do tȅ lejonte persona tȅ tillȅ tȅ bridhnin lirisht pranȅ zonave me fȅmijȅ. Nȅ njȅ shtet normal, kur humb njȅ fȅmijȅ, policia merr nȅ dorȅ tȅ gjithȅ situatȅn pȅrfshirȅ ate tȅ komunikimit me median dhe ndȅrlidhjen me familjen, ku njȅ oficer i trainuar pȅr situata tȅ tilla caktohet si i vetmi person pȅr t’i dhȅnȅ lajme familjarȅve pȅrpara se tȅ dalȅ nȅ media. Nȅ njȅ shtet normal oficerȅt e krimit do pȅrdornin veshje laboratorike pȅr tȅ mbrojtur vendin e krimit nga kontaminimi dhe nuk do bȅnin show me kamera pȅr familjarȅt e viktimȅs mbi vendin potencial ku mund tȅ prehet trupi i vogȅl i Julianit. Nȅ njȅ shtet normal, Juliani do tȅ ishte gjallȅ sot.

    E gjithȅ kjo turmȅ dȅshtakȅsh tȅ pandȅrgjegjshȅm, ka njȅ master mbi kokȅ qȅ ka bȅrȅ tȅ mundur qenien e tyre nȅ pozicionet qȅ kanȅ. Ky master/monstȅr me emrin Sali Berisha ka komanduar Agron Kuliçin dhe disa barkderra tȅ tjerȅ qȅ hajnȅ salcȅ kosi me kriminelȅ, tȅ politizojnȅ policinȅ, ka komanduar presidentin tȅ zgjedhȅ njȅ krye prokuror tȅ paaftȅ pȅr tȅ zgjedhur njȅ ekip tȅ aftȅ prokurorȅsh, ka komanduar Kȅshillin e Lartȅ tȅ Drejtȅsisȅ  tȅ vendosȅ gjykatȅs tȅ korruptuar pȅr t’i pȅrdorur politikisht, ka vjedhur zgjedhjet pȅr tȅ na vjedhur e vrarȅ tȅ gjithȅve ne lirisht dhe gjithçka e ka bȅrȅ pȅr interesin e familjes sȅ tij biologjike dhe kundȅr interesave tȅ secilit individ tjetȅr tȅ shoqȅrise.

    Tȅ gjithȅ ne sot jemi nȅ rrezik tȅ pȅrditshȅm pȅr jetȅn, sepse kur policia dhunon liritȅ tona, vjedh, mashtron e madje vret, shume pak nga ne protestojnȅ. Kur gjykatat japin vendime skandaloze dhe tȅ njȅanshme shumȅ pak e kuptojnȅ se nesȅr do tȅ jetȅ radha e tyre. Kur shȅrbimet sociale janȅ pothuajse inekzistente, askush nga ne nuk i kȅrkon llogari atyre qe na qeverisin. Kur Presidenti na ofendon me hartime adoleshente tȅ kohȅs sȅ realizmit socialist, kur politikanȅt tallen me ne, kur na vjedhin votȅn, kur na kȅrkojnȅ para pȅr çdo shȅrbim falas, kur fȅmijȅt bȅjnȅ shkollȅ me turne, kur doktori tȅ merr shpirtin jo vetȅm financiarisht por edhe fizikisht, askush nuk shqetȅsohet deri nȅ momentin qȅ i vjen radha dhe atȅherȅ, atȅherȅ ȅshtȅ shumȅ vonȅ.

    Çdo qytetar qȅ dȅshiron tȅ jetojȅ normalisht duhet tȅ kuptojȅ se çdo fije nȅ çdo hallkȅ tȅ pushtetit, nȅ çdo zyrȅ nȅ çdo karrige ku ulet njȅ nȅpunȅs i shtetit, lidhet ngushtȅ me fatet e tij tȅ mira dhe tȅ kȅqija. Kushdo qȅ thotȅ qoftȅ edhe njȅ gȅnjeshtȅr tȅ vetme, kushdo qȅ sillet me arrogancȅ, kushdo qȅ vjedh duhet tȅ largohet nga posti publik sepse tek kompromentimi i kȅtyre personave fillon dhe pasiguria jonȅ. Ka vetȅm njȅ rrugȅ pȅr tȅ jetuar pa frikȅ, tȅ sfidojmȅ frikȅn qȅ kemi nga pushteti qȅ vret dhe kur pushteti do ta shikojȅ se ne nuk kemi mȅ frikȅ, do tȅ jetȅ vetȅ pushteti qȅ do tȅ frikȅsohet ne palcȅ duke mos guxuar mȅ tȅ luajë me jetȅt tona.

    Babai i Julianit ȅshtȅ zv/drejtor tek Shȅrbimi Informativ Shtetȅror pȅr anti terrorizmin dhe kur kjo fatkeqȅsi u ndodh personave me pozitȅ qȅ luftojnȅ krime mȅ tȅ sofistikuara, imagjinoni se çfarȅ shprese mund tȅ kemi ne tȅ tjerȅt qȅ jemi larg pushtetit. Nesȅr dikush tjetȅr do tȅ pȅrballet me njȅ pedofil, me njȅ hajdut, me njȅ vrasȅs, me njȅ doktor lekist, me njȅ polic barkderr, me njȅ gjykatȅs qȅ anon nga thesi me para, me njȅ nȅpunȅs qȅ tȅ kȅrkon pa turp njȅ “kafe” e ku e di unȅ se me çfarȅ monstrash tȅ tjerȅ, por njȅ gjȅ ȅshtȅ e sigurtȅ, po nuk e ngrite zȅrin sot, ato fijet e padukshme qȅ ke injoruar ndȅr kohȅ, njȅ e nga njȅ do tȅ mblidhen e do tȅ bȅhen nyje nȅ fytin tȅnd tȅ brishtȅ duke tȅ marrȅ frymȅn pak e nga pak. Nesȅr radhȅn e ke TI.

  • Megjithȅse si shumȅ te tjerȅ jetoj larg, personalisht i kam bȅrȅ disa gjeste simbolike pȅr tȅ kujtuar ditȅn e Pavarȅsisȅ, duke vendosur flamurin e kuq me shqiponjȅ nȅ dritaren e dhomȅs sȅ gjumit nȅ katin e sipȅrm tȅ shtȅpisȅ, duke vendosur flamurin kuq e zi nȅ foton e profilit nȅ Facebook dhe duke lȅnȅ mustaqet si paraardhȅsit tanȅ 100 vjet mȅ parȅ, por i gjithȅ ky entuziasȅm pȅr tȅ festuar nga larg, zbehet sapo bie ndesh me median Shqiptare dhe lajmet e kȅqija qȅ mbushin uebsitet dhe kanalet televizive. Korrupsion, drogȅ, vrasje, vetȅvrasje, aksidente, dhunȅ, arrogancȅ dhe injorancȅ, padituri, abuzime me gra e femijȅ, opozitȅ liberale dhe opozitȅ ekstremiste, ministra tȅ heshtur nga pesha e fajit dhe opinionistȅ gojȅ-shthurur nga pesha e interesit dhe nȅse ka ndonjȅ qȅ thotȅ se kjo ȅshtȅ diçka normale nȅ çdo vend, e ka shumȅ gabim, kȅto ndodhin tȅ gjitha bashkȅ nȅ njȅ kohȅ tȅ shkurtȅr vetȅm nȅ Shqipȅri.

    Por unȅ dua tȅ merrem pak mȅ shumȅ me mȅnyrȅn se si ȅshtȅ menduar tȅ festohet ky 100 vjetor dhe nuk e kam fare me paratȅ qȅ vidhen barbarisht dhe as me dekorin pa shije. E kam nȅ fakt me diçka qȅ njȅ pjesȅ e mirȅ ose nuk e kuptojnȅ ose e dinȅ dhe kanȅ zgjedhur tȅ ulin kokȅn dhe tȅ pranojnȅ se kanȅ njȅ Kryeministȅr tȅ dalȅ mendsh, e kam fjalȅn pȅr festimin bashkȅrisht tȅ tȅ gjithȅ Shqiptarȅve pa dallime partiake, krahinore ose fetare, pa dallim nȅ se jeton ne Kosovȅ, nȅ Maqedoni dhe kudo nȅpȅr bote, por ndodh qȅ kjo qeveri dhe me qeveri nȅnkupto Saliun, ka zgjedhur ta festojȅ vetȅm, pa Shqiptarȅt.

    Saliu nuk guxoi kurrȅ tȅ ngrejȅ njȅ komision gjithȅ-pȅrfshirȅs pȅr organizimin e festimeve sepse ai e dinte se nuk do tȅ mundte dot tȅ kontrollonte gjithçka dhe se do tȅ poshtȅrohej publikisht pȅrpara vizionit tȅ opozitȅs e cila me modesti dhe me pak fonde, provoi se ȅshtȅ mȅ e aftȅ pȅr tȅ bashkuar tȅ gjithȅ Shqiptarȅt nȅ festime se ky Kryeministȅr me mentalitet mesjetar qȅ ka vendosur tȅ masakrojȅ publikisht 2 mijȅ kafshȅ. Ky njeri qȅ sot ka frikȅ edhe nga hija e tij ka vendosur tȅ tmerrojȅ publikun, sidomos femijȅt, duke derdhur gjakun e dy mijȅ kafshȅve tȅ pafajshȅm e duke ndyrȅ jo vetȅm qendrȅn e Tiranȅs por edhe gjithȅ Shqipȅrinȅ me idenȅ e tij perverse.

    Frika e kȅtij njeriu tȅ kompleksuar keq me krimin, frika pȅr tȅ dalȅ i pambrojtur nȅ publik dhe sindroma e 1997 qȅ Saliu ka me Vlorȅn, i ka ndarȅ Shqiptarȅt sot nȅ dysh dhe padyshim me 28 Nȅntor ne do tȅ jemi dȅshmitarȅ tȅ komedisȅ sȅ rradhȅs tȅ kȅsaj qeverisje tȅ padȅshiruar.

    Nȅ Vlorȅ do tȅ kemi tȅ gjithȅ ata qȅ e kanȅ tȅ qartȅ se nga ku u shpall pavarȅsia dhe qȅ nuk kanȅ frikȅ tȅ festojnȅ atje, nȅ Tiranȅ do jenȅ tȅ gjithȅ ata qȅ kanȅ frikȅ nga shtetarȅt e tyre dhe e ndjejnȅ veten mȅ tȅ sigurtȅ tȅ rrethuar nga qindra forca sigurie, teksa do tȅ hanȅ tortȅn e Pavarȅsisȅ te pȅrlyer me gjakun e prapambetjes mendore, dhe nȅ fund ȅshtȅ edhe njȅ pjesȅ tjetȅr, shume mȅ e vogȅl qȅ pȅr arsye qȅ vetȅm Kreshnik Spahiu e di, do ta festojnȅ diku mes maleve nȅ veri, nȅ vend qȅ tȅ bashkohen me tȅ tjerȅt nȅ Vlorȅ.

    Nȅ tȅ gjithȅ kȅtȅ lȅmsh tȅ krijuar pȅrgjithȅsisht nga politika, ka njȅ tȅ vȅrtetȅ tȅ hidhur qȅ del nȅ sipȅrfaqe tȅ tȅ gjitha problemeve tȅ tjera tȅ kȅtij shteti 100 vjeçar porsi diçka e shȅmtuar qȅ mban erȅ tȅ keqe dhe kjo ȅshtȅ pamundȅsia e njȅ pjese tȅ madhe njerȅzish pȅr tȅ kuptuar se ne nuk kemi çfarȅ tȅ festojmȅ sot.

    Sot, ne kemi njȅ shtet qȅ nuk kujdeset pȅr shtetarȅt e tij, kemi njȅ shtet tȅ varfȅruar nga vjedhja dhe shkatȅrrimit mizor qȅ ne “patriotȅt e mȅdhenj” po i bȅjmȅ jo vetȅm duke pȅrvetȅsuar fizikisht por edhe duke toleruar me vetȅdije tȅ plotȅ ata qȅ vjedhin, jemi shteti me pȅrqindjen mȅ tȅ madhe tȅ popullsisȅ qȅ kȅrkon tȅ ikȅ nga sytȅ kȅmbȅt pasi kanȅ humbur çdo shpresȅ se ky vend do tȅ arrijȅ ndonjȅherȅ tȅ bȅhet zgjatim i Europȅs sȅ zhvilluar. Pȅrpos kȅtyre arsyeve ka edhe shumȅ tȅ tjera qȅ po tȅ pȅrmenden njȅ e nga njȅ do tȅ bȅnin pesimistȅ edhe vetȅ familjen e lumtur Berisha qȅ na udhȅheq me grushtin e hekurt tȅ kalitur nȅ bllokun komunist tȅ para 1990.

    Turpi i ndarjes nȅ disa copa me 28 Nȅntor ȅshtȅ akoma i evitueshȅm nȅ qoftȅ se tȅ gjithȅ, bojkotojnȅ pseudo festȅn e Tiranȅs dhe Morinȅs dhe tȅ mblidhen nȅ Vlorȅ. Le t’i injorojmȅ dhe ne njȅherȅ kȅta njerȅz qȅ na kanȅ injoruar pȅr shtatȅ vjet duke pretenduar me shurdhȅrinȅ e tyre se janȅ zotȅrit tanȅ, tȅ paktȅn vetȅm pȅr njȅ ditȅ, simbolikisht. Ne duhet t’i tregojmȅ kujtdo se mbi tȅ gjitha jemi Shqiptar dhe kjo ȅshtȅ festa jonȅ dhe jo festȅ e politikȅs, ȅshtȅ pavarȅsia e shtetit Shqiptar dhe jo pavarȅsia e qeverisȅ qȅ ka uzurpuar shtetin.

    28 Nȅntori simbolizon ata qȅ shkrinȅ jetȅn nȅ luftȅn 500 vjeçare kundȅr perandorisȅ Otomane, simbolizon ata qȅ dhanȅ jetȅn nȅ luftȅn e parȅ e tȅ dytȅ botȅrore, simbolizon çdo Shqiptar qȅ pavarȅsisht bindjeve politike, derdhi gjakun pȅr tȅ mbrojtur sovranitetin kombȅtar dhe asnjȅ individ nuk duhet tȅ harrojȅ se pa sakrificȅn e cilitdo prej tyre, ne nuk do kishim mundȅsinȅ dhe privilegjin tȅ ishim 100 vjet shtet.

    28 Nȅntori definitivisht nuk simbolizon pushtetin, sidomos pushtetin e Saliut dhe bandȅs sȅ tij tȅ babȅzitur, dita e pavarȅsisȅ ȅshtȅ mȅ e madhe se kushdo qe ndodhet pȅrkohshmȅrisht nȅ pushtet qoftȅ ky Sali Berisha, Edi Rama apo dhe ndonjȅ tjetȅr, prandaj ne duhet tȅ dalim mbi ndasitȅ politike dhe tȅ paktȅn pȅr njȅ ditȅ nȅ kȅto njȅqind vjet, tȅ tregojmȅ se jemi tȅ denjȅ tȅ quhemi Shqiptar.

  • Java qȅ kaloi pȅr fat tȅ keq ruajti traditȅn e normalitetit tȅ realitetit Shqiptar. Disa qytetare u larguan mizorisht nga jeta, disa tȅ tjerȅ pak mȅ fatlumȅ se tȅ parȅt, provuan shijen e plumbave por arritȅn tȅ mbijetojnȅ. Vrasje-vetȅvrasje e trefishtȅ nȅ Korçȅ, dy sherre banale tavolinash nȅ Tiranȅ, tentativȅ vrasje nȅ Shkozȅ tȅ Tiranȅs, rrahje dhe kanosje me armȅ ndaj shoferit tȅ autobuzit e raste tȅ tjera si kȅto anembanȅ Shqipȅrisȅ qȅ nuk arritȅn tȅ bȅjnȅ lajm dhe nȅ tȅ gjitha kȅto ngjarje, pavarȅsisht arsyeve tȅ paarsyeshme individuale, ka diçka tȅ pȅrbashkȅt qȅ pȅr çudi as media dhe as strukturat e qeverisȅ nuk arrijnȅ t’i identifikojȅ dhe t’i trajtojȅ me forcȅ.

    E pȅrbashkȅta e parȅ ȅshtȅ armatosja e frikshme e popullsisȅ qȅ vihet re kur individȅt pȅrplasen me njȅri tjetrin dhe e dyta, ȅshtȅ mungesa e fjalȅs tolerancȅ nȅ fjalorin e protagonistȅve tȅ kȅtyre ngjarjeve. Unȅ nuk arrij tȅ kuptoj se si qenka normale tȅ anashkalohet fakti qȅ sa herȅ ndodh njȅ konflikt, armȅt dalin sheshit sikur çdo njeri ȅshtȅ i detyruar me ligj t’i mbajȅ ato dhe askush nuk bȅn njȅ pȅrpjekje tȅ paktȅn mȅ minimalen e mundshme pȅr sensibilizimin e opinionit kundȅr pȅrdorimit tȅ armȅve tȅ zjarrit pa shkuar mȅ tej tek masat mȅ radikale qȅ duhen tȅ merren nȅ kȅto raste.

    E pȅrbashkȅta e dytȅ ȅshtȅ temperamenti i zjarrtȅ dhe intoleranca qȅ mbretȅron atȅ qȅ disa e kanȅ harruar dhe qȅ ne tȅ tjerȅt e quajmȅ edukatȅ qytetare. Stresi i jetȅs sȅ pȅrditshme ka zȅnȅ vendin e qetȅsisȅ, sedra e sȅmurȅ dhe krenaria e tepruar kanȅ zȅnȅ vendin e logjikȅs dhe kryerja e kȅtyre akteve barbare qȅ dȅgjojmȅ pȅrditȅ ȅshtȅ bȅrȅ diçka e zakonshme pȅr mȅndjen tonȅ tȅ lodhur nga lufta e mbijetesȅs.

    Duke pȅrjetuar kȅto akte dhune pothuajse tȅ pȅrditshme nȅ jetȅn tonȅ, tȅ krijohet pȅrshtypja se nȅ pjesȅn Shqiptare tȅ “autostradȅs” europiane nuk funksionojnȅ tȅ njȅjtat rregulla dhe jeta, nȅ vend qȅ tȅ rrjedhȅ natyrshȅm nȅ drejtimin dhe korsinȅ e duhur, duket sikur rrjedh kuturu nga çdo drejtim duke pȅrplasur fatet tona me njȅri tjetrin, shpeshherȅ me konsekuenca dramatike. Tȅ ulesh diku nȅ njȅ bar apo kafe pȅr tȅ pirȅ diçka me shoqȅrinȅ, tȅ udhȅtosh nȅ autobuz, tȅ biesh nȅ dashuri me dikȅ, ose qoftȅ edhe tȅ jesh duke ecur nȅ rrugȅ nȅ punȅn tȅnde, mund tȅ ndodhȅ jo pȅr fajin tȅnd, qȅ pa dashje te hash ndonjȅ plumb ose ndonjȅ thikȅ ose edhe ndonjȅ rrotȅ makine nga njerȅz qȅ e quajnȅ veten “tȅ fortȅ” por qȅ padyshim nuk janȅ kurrȅ tȅ edukuar dhe janȅ krejtȅsisht tȅ padenjȅ pȅr njȅ shoqȅri tȅ civilizuar.

    Dalȅngadalȅ ne po transformohemi nga vendi i shqiponjave nȅ vendin e skifterȅve dhe korbave qȅ kȅndojnȅ me epsh shtazarak mbi kufomat e freskȅta tȅ ditȅs ndȅrkohȅ qȅ kryegrabitqari shȅtit nȅpȅr shkolla me antiplumb duke helmuar fȅmijȅt me kȅngȅn e tij tashmȅ bajate se fajin pȅr gjithçka e kanȅ tȅ gjithȅ ata qȅ nuk e duan. Pȅrderisa kjo re e zezȅ grabitqarȅsh do tȅ fluturojȅ frikshȅm dhe lirshȅm mbi kokat tona, ne do tȅ jetojmȅ nȅ terrorin qȅ ȅshtȅ krijuar nga lȅnia e shtetit nȅ mȅshirȅn e fatit dhe ku secili nga ne ȅshtȅ i forcuar tȅ zbatojȅ ligjin e dy duarve pȅr njȅ kokȅ.

    Ndȅrsa rrugȅt tona ngjyrosen pȅrdite me ngjyrȅn e flamurit nga gjaku i viktimave tȅ pafat, mȅ shumȅ armȅ, mȅ shumȅ dhunȅ e mȅ shumȅ urrejtje del nȅ pah duke dhȅnȅ njȅ pamje akoma mȅ tȅ egȅr se pyjet e prerȅ, lumenjtȅ pa shtrat, fushat bujqȅsore tȅ çvirgjȅruara nga ndȅrtimet pa leje dhe pa shije dhe reklamat gjigante si flamurȅ tȅ ngulur nȅ pirgun e plehrave dhe pluhurit pȅr kȅdo qȅ bie nȅ kontakt me kȅtȅ realitet. Ne po humbasim pȅrditȅ respektin dhe dinjitetin e njȅ shoqȅrie civile duke u futur thellȅ e mȅ thellȅ ne gropȅn e pȅrbuzjes nga e cila do tȅ na duhet tȅ dalim njȅ ditȅ duke pȅrdorur gjithȅ forcȅn tonȅ dhe duke u kapur pas murit tȅ turpit me thonjtȅ tanȅ tȅ pȅrgjakur nga moskokȅçarja e sotme.

     

  • Shqipȅria i ngjan sot njȅ shtȅpie gjysmȅ tȅ shkatȅrruar, tȅ braktisur e tȅ bastisur, nga vetȅ ne qȅ jetojmȅ aty. Çdo gjȅ ȅshtȅ nȅ shitje, qȅ nga nȅntoka e mbitoka deri tek nderi dhe integriteti i individit dhe kjo pȅr arsye tȅ nevojȅs pȅr tȅ mbijetuar, shkaktuar nga keq-qeverisja dhe keq-manaxhimi i vetvetes. Zanafilla e tȅ gjitha problemeve shoqȅrore dhe ekonomike fillon nga individi dhe pȅrcillet nȅ shoqȅri nȅpȅrmjet kulturȅs qȅ krijohet nȅ bazȅ tȅ veprimeve tȅ individȅve tȅ caktuar. Mungesa e ndershmȅrisȅ, kulturȅs, qetȅsisȅ dhe racionalitetit tek disa ose shumȅ individȅ, bȅn qȅ kjo shoqȅri tȅ caktojȅ rregulla dhe njȅra nga kȅto rregulla ȅshtȅ zgjedhja e njȅ grupi individȅsh pȅr tȅ qeverisur çdo individ tȅ shoqȅrise njȅlloj, pavarȅsisht nȅse e ka zgjedhur kȅtȅ group ose jo. Kȅtu fillojnȅ edhe problemet qȅ ne kemi sot si shoqȅri, pikȅrisht tek perceptimi qȅ ka sot shoqȅria Shqiptare per kȅtȅ grup individȅsh qȅ na qeveris, sepse nȅ vend qȅ tȅ japin shembullin se si ne tȅ tjerȅt duhet tȅ punojmȅ, tȅ jetojmȅ dhe tȅ sillemi me ndershmȅri nȅ shoqȅri, vetȅ kȅta individȅ tȅ zgjedhur prej nesh janȅ shembulli mȅ i keq i mundshȅm.

    Secili nga ne ȅshtȅ fajtor per gjȅndjen ku ndodhet sot Shqipȅria pavarȅsisht nȅse jemi pro apo kundȅr kȅsaj qeverie qe duket pȅrditȅ e mȅ shume si nje bandȅ hajdutȅsh ordiner. Shumȅkush mund tȅ jetȅ kundȅr argumentit tim por faktet tregojnȅ tȅ kundȅrtȅn. Le ta nisim me shȅndetȅsinȅ ku doktorȅt e emȅruar nȅ atȅ punȅ nga mekanizmi korruptiv i qeverisjes, kȅrkojnȅ para pȅr çdo shȅrbim qȅ ofrojnȅ sikur ta kishin punȅn e shtetit pronȅ tȅ tyre dhe ne tȅ gjithȅ, pro ose kundȅr qeverisȅ, kontribojmȅ duke pranuar tȅ paguajmȅ nȅ vend qȅ tȅ ngremȅ zȅrin kundȅr kȅsaj vjedhje qȅ na i bȅhet parave tȅ fituara me mund dhe djersȅ. Me mos-veprimin dhe pȅruljen tonȅ ne kemi krijuar njȅ kulturȅ mitmarrje duke u bȅrȅ bashkȅfajtorȅ pȅr gjȅndjen ku ndodhet sot mjekȅsia dhe çdo gjȅ tjetȅr nȅ Shqipȅri. Kȅta doktorȅ imoral qȅ luajnȅ me jetȅ njerȅzish pȅr pȅrfitime personale vazhdojnȅ tȅ kryejnȅ tȅ qetȅ kȅto krime sepse ne ia bȅjmȅ tȅ mundur atyre me mungesȅn e inteligjencȅs qȅ tregojmȅ kur ata na rrjepin tȅ gjallȅ.

    Sistemi i edukimit ȅshtȅ nje tjetȅr fakt qȅ ne tȅ gjithȅ jemi fajtor, sepse nga momenti qȅ ne pranojmȅ qȅ fȅmijȅt tanȅ tȅ edukohen nga njerȅz tȅ paaftȅ por qȅ janȅ aty sepse kanȅ paguar individȅ qȅ paguhen nga taksat tona pȅr tȅ bȅrȅ pikȅrisht tȅ kundȅrtȅn e asaj qȅ bȅjnȅ, deri tek momenti kur kȅta mȅsues sharlatan kȅrkojnȅ tȅ paguhen nȅn dorȅ nga ne qȅ fȅmijȅt tanȅ tȅ marrin njȅ notȅ mȅ tȅ mirȅ. Duke mos protestuar kundȅr kȅtyre pseudo-intelektualȅve qȅ me imoralitetin e tyre po shkatȅrrojnȅ me dashje tȅ ardhmen e fȅmijȅve tanȅ pȅr pȅrfitime financiare, ne tȅ gjithȅ bȅhemi bashkȅfajtorȅ nȅ rȅnien e nivelet intelektual tȅ shoqȅrise ku jetojmȅ duke i zgjatur jetȅn nȅ pushtet maskarenjve qȅ pȅrfitojnȅ nga padituria e nxȅnȅ nȅ shkollat tona tȅ pashkolluara.

    Ne pranojmȅ tȅ paguajmȅ nȅn dorȅ pȅr çdo gjȅ e nȅ çdo zyrȅ tȅ shtetit duke zyrtarizuar kȅshtu denigrimin e shoqȅrise ku jetojmȅ dhe askush nuk e ngren zȅrin kundȅr kȅtij realiteti tȅ çuditshȅm qȅ ȅshtȅ krijuar, duke u bȅrȅ kȅshtu pjesȅ e kȅsaj çudie qȅ ne e quajmȅ realitet. Sikur Liza tȅ vizitonte Shqipȅrinȅ, ajo nuk do kishte nevojȅ tȅ flinte pȅr tȅ vizituar botȅn e çudirave sepse nȅ fakt realiteti Shqiptar ȅshtȅ kthyer nȅ njȅ botȅ tȅ çudirave, nȅ njȅ botȅ ku paguhet pȅr shȅrbimet falas, nȅ njȅ botȅ ku gjykatȅsit lirojnȅ kriminelȅt dhe dȅnojnȅ tȅ pafajshmit, nȅ njȅ botȅ ku e bardha bȅhet e zezȅ dhe anasjelltas, nȅ njȅ bote ku analizohet dhe kritikohet mȅ shumȅ opozita sesa qeveria qȅ ka nȅ dorȅ çdo gjȅ dhe duke arritur kȅtu, shumȅ pak e kuptojnȅ se pȅrqȅndrimi i tȅ gjitha pushteteve tek njȅ parti sjell vetȅm anarki dhe rȅnien e moralit nȅ shoqȅri.

    Ne sot shpenzojmȅ mȅ shumȅ energji duke share e kritikuar opozitȅn dhe duke e bȅrȅ atȅ fajtore pse ȅshtȅ nȅ opozitȅ por asnjȅ nga ne nuk guxon tȅ kȅrkojȅ nga kjo qeveri atȅ mȅ minimalen, krijimin e kushteve tȅ njȅ jetese normale. Pȅrpara se çdo individ tȅ futet nȅ argumenta tȅ komplikuara pȅr teknikalitete politike, duhet tȅ shohȅ se ku ȅshtȅ, çfarȅ tȅ ardhme ka pȅrpara dhe a ka bȅrȅ kjo qeveri aq sa duhet pȅr tȅ pȅrmirȅsuar jetȅn e tij e tȅ familjes sȅ tij dhe nȅse jo, nȅ zgjedhjet e ardhshme duhet ti thotȅ jo kȅsaj qeverie. Çdo gjȅ tjetȅr ȅshtȅ e kotȅ dhe deri sa mȅ shumȅ se gjysma e individȅve tȅ shoqȅrise Shqiptare me te drejtȅ vote do tȅ arrijȅ ta kuptojȅ kȅtȅ, ne do tȅ shohim pȅrditȅ e pȅrngaherȅ çudira tȅ gjeneruara nga qeverisja e imoralȅve intelektual qȅ shfrytȅzojnȅ mungesȅn e intelektit tȅ mȅ shumȅ se gjysmȅs sȅ shoqȅrise Shqiptare.  

     

  • Shqipȅria mund te jetȅ e dyta pas Gjermanisȅ pȅr rritje ekonomike, Shqipȅria mund tȅ jetȅ nȅ moshȅn e internetit, Shqiptarȅt mund tȅ jenȅ mȅ tȅ lumturit nȅ botȅ por fȅmijȅt nȅ Shqipȅri po rriten sikur papritur kanȅ zbritur nȅ mesjetȅ. Fȅmijȅ qȅ gjymtohen ose rriten jetim pȅr shkak tȅ papȅrgjegjshmȅrisȅ sȅ atyre qȅ ngasin makinat, fȅmijȅ tȅ ngujuar nȅpȅr kullat e gjakmarrjes qȅ lulȅzon nga mosdija dhe mungesa e ligjit, fȅmijȅ qȅ u rrȅmbehet jeta e nȅnȅs pȅr njȅ varȅse pȅrpara syve, fȅmijȅ qȅ rriten duke shitur paketa cigare dhe shȅrbime sociale qȅ pȅrkujdesen me devotshmȅri pȅr … karrigen e tyre dhe qeverinȅ. Kȅto ditȅ njȅ vajzȅ 18 vjeçe ka bȅrȅ njȅ krim pasioni, ka vrarȅ atȅ qȅ e ka pȅrdhunuar kur ka qenȅ nȅn moshȅ. Jeta e saj sot nuk ȅshtȅ si jeta e shumȅ 18 vjeçareve Europianȅ, madje ȅshtȅ shumȅ larg. Ajo u rrit pa e kuptuar dhe besoj se nuk e ka kuptuar akoma edhe sot, se monstra qȅ vrau i kishte marrȅ diçka qȅ nuk kthehet mȅ; pafajȅsine fȅmijȅrore. Si kjo histori ka shumȅ, disa ngjasojnȅ me tȅ, e disa tȅ tjera jo, disa i kemi parȅ e dȅgjuar, e shumȅ tȅ tjera jo, por ajo qȅ ȅshtȅ mȅ e rȅndȅsishme brezi i ri po rritet i gjymtuar dhe i traumatizuar.

    Gjatȅ lojrave olimpike nȅ Londȅr ndodhi njȅ ngjarje e rȅndȅ, njȅ vajzȅ 12 vjecare Tia Sharp u gjet e dhunuar dhe e vrarȅ nȅ papafingon e shtȅpisȅ se gjyshes sȅ saj. I dashuri i gjyshes u arrestua pak orȅ pas gjetjes sȅ trupit pasi ishte personi qȅ kishte kaluar natȅn i vetȅm me vajzȅn e gjorȅ. Ai tashmȅ e ka pranuar krimin por ajo qȅ tȅ bie nȅ sy ȅshtȅ ngjashmȅria e zanafillȅs sȅ kȅsaj ngjarje me atȅ tȅ Nazime Vishȅs. Tȅ dyja vajzat janȅ dhunuar duke qenȅ nȅn moshȅ vetȅm se kȅtu, dy vajzat ndahen nga dy botȅ tȅ ndryshme. Tia u rrit ne kushte mȅ tȅ mira banimi ndȅrsa Nazime Visha jo, Tia u edukua nȅ njȅ shkollȅ ku pȅrveç lȅndȅve shkencore tȅ mȅsojnȅ edhe pȅr sjelljen edhe pȅr rreziqet qȅ rrethojnȅ fȅmijȅt sot, kurse Nazime Visha jo. Tia u vra sepse ajo e kuptoi ate qȅ i ndodhi ndȅrsa Nazimja edhe sot nuk e ka kuptuar akoma qe ȅshtȅ viktimȅ e njȅ pedofili madje kishte rȅnȅ nȅ dashuri me tȅ.

    Historia e saj nxjerr nȅ pah mangȅsitȅ e sistemit tȅ edukimit nȅ Shqipȅri nȅ qoftȅ se mund ta quajmȅ sistem. Ja pse rinia sot rritet me njȅ mentalitet tȅ ndryshȅm nga bota e zhvilluar ku kȅrkojmȅ tȅ integrohemi, ja pse ne nuk jemi gati ti bashkohemi familjes Europiane. Kjo vajzȅ e varfȅr Shqiptare morri njȅ jetȅ dhe kjo do tȅ jetȅ e ngulitur nȅ mȅndjen e saj pavarȅsisht nȅse bȅri mire apo keq. Kjo vajzȅ ȅshtȅ tashmȅ e dȅmtuar pȅr jetȅ falȅ paaftȅsisȅ sȅ shtetit tȅ saj pȅr ta edukuar e mbrojtur. Ajo sot ka nevojȅ per njȅ trajtim intensiv psikologjik dhe jo njȅ vizitȅ nga ministri nȅ shtȅpinȅ e viktimȅs. Ajo sot ka nevojȅ tȅ rifitojȅ jetȅn e humbur dhe jo te pȅrflitet nȅpȅr gazeta qȅ kȅrkojnȅ ta kthejnȅ tragjedinȅ e saj nȅ soap opera pȅr kuriozȅt e pashpirt qȅ kȅnaqin kureshtjen e tyre duke shpȅrfillur jetȅt e prekura nga kjo tragjedi.

    Kushdo qȅ ȅshtȅ prind sot nȅ Shqipȅri duhet tȅ ulȅrijȅ edhe sikur t’u ketȅ krijuar fȅmijȅve tȅ tij kushtet mȅ tȅ mira, pasi vetȅm lajme tȅ tilla nȅ veshȅt e fȅmijȅve tȅ tyre, mjafton pȅr t’i traumatizuar ato. Kushdo qȅ lind e jeton nȅ kȅtȅ vend sot, rritet me normalitetin e anomalisȅ mȅ tȅ egȅr qȅ njȅ shoqȅri mund tȅ pȅrballet. Kushdo qȅ ȅshtȅ prind duhet tȅ kȅrkojȅ me force nga kjo qeveri njȅ ambient tȅ shȅndetshȅm pȅr fȅmijȅt e tyre ose pȅr ndryshe ta largojȅ atȅ me force. Ne jemi sot tȅ vetȅdijshȅm se kjo qeveri ka vetȅm njȅ sukses, ate tȅ pasurimit me anȅ tȅ korrupsionit. Njȅ Kryeministȅr gȅnjeshtar nuk mundet kurrȅ t’i sigurojȅ fȅmijȅve tuaj njȅ rritje tȅ ndershme dhe sado qȅ ndokush do tȅ mundohet t’i edukojȅ fȅmijȅt e tij, vorbulla e anomalisȅ do t’i pȅrpijȅ ata nȅ njȅ botȅ ku mbijetesa shkatȅrron çdo moral.

    Pȅr tȅ ardhmen jo mesjetare tȅ fȅmijȅve tuaj, ju sot duhet tȅ ngriheni dhe t’i shkulni dhȅmbȅt kȅtij sistemi tȅ kalbur qȅ po ju vjedh gjȅnȅ mȅ tȅ çmuar qȅ njȅ prind mund tȅ ketȅ, pafajȅsinȅ e fȅmijȅve te tij. Fatkeqȅsisht disa kanȅ njȅ kapacitet mendor tȅ cekȅt dhe nuk do tȅ arrijnȅ kurrȅ tȅ perceptojnȅ se e ardhmja e fȅmijȅve tȅ tyre ȅshtȅ mȅ e rȅndȅsishme se sa tifozllȅku pȅr njȅ parti ose tjetrȅn. Kȅta janȅ vetȅ viktimat e sistemit ku janȅ rritur dhe gjithçka rrotullohet nȅ njȅ rreth vicioz. E vetmja mȅnyrȅ pȅr tȅ kȅrcyer jashtȅ kȅtij rrethi ȅshtȅ tȅ shohȅsh interesin e familjes dhe tȅ kȅrkosh nga ata qȅ t’i i voton tȅ tȅ qeverisin me tȅ njȅjtat kushte qȅ çdo fȅmijȅ Europian i ka sot. Nuk ȅshtȅ as ȅndȅrr as e pamundur qȅ tȅ kȅrkosh me forcȅn e shpirtit tȅ ardhme mȅ tȅ mirȅ pȅr familjen tȅnde.

    Ne sot nuk na duhet tȅ hyjmȅ nȅ Europȅ por tȅ fusim Europȅn nȅ Shqipȅri dhe deri sa tȅ bȅhet kjo, pȅrditȅ do tȅ dȅgjojmȅ dhe pȅrjetojmȅ histori tȅ dhimbshme.  

  • Shumȅkush mund tȅ irritohet menjȅherȅ sapo tȅ lexojȅ kȅtȅ titull dhe pikȅrisht kȅtu fillon arsyeja e mos-krenarisȅ time, tek mȅnyra se si ne reagojmȅ gjaknxehtȅsisht pa i shkuar gjȅrave deri nȅ fund. Kohȅt e fundit gjithȅkush me njȅ logjikȅ normale, vȅren se Shqipȅria ȅshtȅ kthyer jo vetȅm nȅ vendin e çudirave, ku ndenjtja nȅ ujȅ pȅr mȅ shumȅ se 140 minuta merret si njȅ arritje “politike”, por edhe nȅ vendin ku jeta e njeriut nuk vlen pavarȅsisht sa i pasur ose i zgjuar je. Mosqenia krenar lidhet me faktin se nȅ vendin tone po tȅ gȅrvishtȅsh pa dashur njȅ makinȅ pȅrfundon nȅ varr, po tȅ futet lopa ose delja nȅ oborrin e komshiut pȅrfundon nȅ varr, po tȅ ngresh zȅrin pȅr taksȅn e ashensorit pȅrfundon nȅ varr, po tȅ kȅrkosh tȅ ndash vijȅn e ujit, pronȅn pȅrfundon nȅ varr, po tȅ ndȅrtojȅ qeveria bisnes afȅr shtȅpisȅ mund tȅ pȅrfundosh nȅn gȅrmadha, po tȅ ngresh zȅrin kundȅr bashkisȅ pȅrfundon i rrahur e tȅ tjera raste tȅ panumȅrta si kȅto. Mosqenia krenar gjithashtu vjen dhe nga fakti qȅ shumica nuk arrin dot tȅ kuptojȅ as tȅ drejtȅn e tyre minimale: protestȅn. Nȅ tȅ gjithȅ kȅtȅ amulli tȅ krijuar nga politika e mbrapshtȅ e Sali Berishȅs me jeniçerȅt e tij nȅ kȅto njȅzet vite, ne nuk kemi arsye tȅ jemi krenar qȅ jetojmȅ nȅ Shqipȅri, e megjithatȅ nacionalizmi sot ȅshtȅ kthyer nȅ njȅ strehȅ ku ne kȅrkojmȅ tȅ fshehim paaftȅsinȅ tonȅ pȅr tȅ qeverisur vetveten. Kohȅt e fundit njȅ lȅvizje qȅ nȅ fillim nuk u bȅnte dot politike pȅr shkak tȅ qȅnies sȅ kryetarit tȅ saj nȅ njȅ post publik nga ku ai bashkȅ me tȅ tjerȅ arriti tȅ shkatȅrrojë ate qȅ vetȅm fjala i ka ngelur drejtȅsi, ȅshtȅ sot duke pȅrdorur njȅ pjesȅ tȅ pakȅnaqur tȅ shoqȅrisë per tȅ marrȅ vota nȅ zgjedhjet e ardhshme. Natyrisht ȅshtȅ e drejta kushtetuese e kujtdo tȅ krijojȅ parti e tȅ ftojȅ njerȅzit tȅ votojnȅ pȅr alternativen qȅ paraqet, por nȅ kȅtȅ rast ekstremizmi qȅ Aleanca Kuq e Zi po tregon, mendoj se kjo force ȅshtȅ njȅ rrezik pȅr integrimin Europian dhe tȅ ardhmen. E kaluara gri e Kreshnik Spahiut, zgjedhja e tij nga regjimi i Sailut nȅ krye tȅ drejtȅsisȅ dhe mospranimi kategorik pȅr tȅ bȅrȅ koalicion me njȅ forcȅ progresiste siç ȅshtȅ Partia Socialiste, e bȅn kȅtȅ forcë ose tȅ paaftȅ pȅr tȅ bȅrȅ politikȅ ose njȅ LSI qȅ do tȅ mbledhȅ atȅ votȅ qȅ Saliu nuk e mbledhȅ dot vetȅ. Kjo forcȅ po luan qorrazi pa asnjȅ vizion me ndjenjȅn kombȅtare dhe po na kȅrkon tȅ jemi krenarȅ pȅr dȅshtimin tonȅ sepse gjoja qenkȅrshka mȅ e rȅndȅsishme tȅ sulmojmȅ qorrazi pa asnjȅ shkak tȅ mirȅfillte njȅ fqinj si Greqia ku varet njȅ pjesȅ e mire e ekonomisȅ Shqiptare se sa tȅ shqetȅsohemi se pikȅrisht drejtȅsia qȅ Kreshniku e bȅri lesh e li ka rȅnȅ bashkȅ me shtetin. Qȅ tȅ kesh luksin tȅ merresh me mullinjtȅ e erȅs se nacionalizmit do tȅ thotȅ se ke njȅ bazȅ tȅ forte ne shtetin amȅ, ku drejtȅsia funksionon, mirȅqenia ȅshtȅ nȅ nivelet optimale dhe ku njerȅzit nuk kanȅ me se tȅ merren dhe i kthehen frymȅs nacionaliste. Ne fakt ajo qȅ AK nuk arrin tȅ kuptojȅ ȅshtȅ se hapi i pare i nacionalizmit ȅshtȅ konsolidimi i shtetit ku drejtȅsia luan njȅ rol tȅ rȅndȅsishem, pa kȅtȅ baze nuk ke se si kȅrkon bashkimin e trojeve Shqiptare. Futja e Shqipȅrisȅ, Kosoves, Malit tȅ Zi dhe Maqedonise nȅ Bashkimin Europian automatikisht bashkon tȅ gjitha trojet Shqiptare madje dhe Camerine dhe ȅshtȅ nȅ dorȅn tonȅ pas kȅsaj tȅ manaxhojmȅ hapsirat qȅ na jep ky bashkim. Kjo ȅshtȅ e vetmja rrugȅ qȅ do tȅ bashkojȅ realisht Shqiptarȅt dhe jo sulmet qorre dhe pa adresȅ kundȅr njȅ vendi tȅ Bashkimit Europian ku duam tȅ integrohemi. Per kȅto arsye Aleanca Kuq e Zi jo vetem qȅ ka zgjedhur njȅ rrugȅ qorre por gjithashtu refuzon tȅ bashkoje forcat me tȅ gjithȅ kundȅrshtarȅt e qeverisȅ sȅ sotme e cila ȅshtȅ e vetmja pengesȅ nȅ rrugȅn drejt Europȅs. Pȅrpjekja e kȅsaj force pȅr tȅ na bȅrȅ krenar pȅr vendin tonȅ tȅ shkatȅrruar, tȅ vjedhur e tȅ masakruar, ȅshtȅ njȅsoj si pȅrpjekja e Saliut pȅr tȅ na shitur varfȅrine tone tȅ tejskajshme si mirȅqenie dhe unȅ nuk jam krenar. Nuk jam krenar qȅ ne nuk ngrihemi dot tȅ protestojmȅ pa pritur tȅ na organizojnȅ politikanȅt, nuk jam krenar qȅ ne ngasim makinat si tȅ çmendur duke vrarȅ njȅri tjetrin, nuk jam krenar qȅ jemi gjaknxehtȅ e nuk dimȅ tȅ hapim rrugȅ, nuk jam krenar qȅ nuk dime tȅ themi tȅ lutem dhe faleminderit, nuk jam krenar qȅ vjedhim vendin tone, nuk jam krenar pȅr Lazaratin, nuk jam krenar pȅr mos reagimin popullor ndaj shkatȅrrimit tȅ ambientit, nuk jam krenar qȅ kryeministri vret nȅ Gȅrdec dhe qȅndron nȅ pushtet tȅ vrasȅ pȅrsȅri dhe nuk jam krenar pȅr shumȅ e shumȅ tȅ tjera si kȅto. Unȅ do tȅ jem krenar kur ne qytetarȅt Shqiptarë tȅ marrim nȅ dorȅ fatet e mohuara nga politika e mbrapshtȅ, do tȅ jem krenar kur ne tȅ mos jemi xhelozë tȅ njȅri tjetrit dhe kur tȅ çbȅjmȅ tȅ gjitha ato qȅ kemi bȅrȅ gabim nȅ kȅto vite tȅ errȅta tȅ historisȅ pas-komuniste. Nuk ka Sali Berishë qȅ tȅ na ndalojȅ tȅ kȅrkojmȅ liri-demokraci edhe njȅherȅ si ne 1990 nȅ qoftȅ se jemi tȅ gjithȅ bashkȅ, vetëm atȅhere unȅ do tȅ jem krenar qȅ jam Shqiptar.