Nje publik madhor e shume i mire ishte mbledhur ne Teatrin Oda, te degjonte promovimin e albumit te ri te Eda Zarit. Koncerti i se premtes, ishte paraparë te fillonte ne oren 20:00. Miqte e mi dhe une arritem ne 19:30, qe te zinim vendet me kohe, por sapo hyme brenda ne salle, konstatuam se s’kishte karrige. Do qendronim ne kembe. Takova shume miqe te tjere qe kisha vite pa i takuar. Ishte bere shkas Eda, ajo qe na kishte mbledhur. Me siguri salla do qe mbushur plot, sikur bileta te qe me e lire dhe do takoja dhe te tjere miq, por ja qe gjendja jone materiale, shpeshhere na pamundeson pjesmarrjen ne ngjarje te tilla kulturore.
Nderkohe qe ora 20: 00 kishte vajtur, ne skene filluan te vendosnin ca karrige. Disa gra u ulen me shpejtesi, qe te pushonin pakez nga lodhja e te qendruarit me kembe. Ca te uniformuar me degjuese ne vesh u shfaqen tek karriget. Ngriten me shpejtesi dhe arrogance grate. Lajmi me shpejtesi u perhap, se do vinte Kryetarja Jahjaga. Tani me e kuptuam per ke ishin vendosur karriget.
Kaloi mese gjysme ore dhe as Eda e as Presidentja nuk po shfaqeshin. Thashethemja thoshte se koncerti do fillonte kur Kryetarja te arrinte. Publiku filloi te humbiste durimin. Duke njohur pervojen nga e shkuara, nuk habiteshin per vonesen e Kryetares Jahjaga, por habiteshin me dinjitetin artistik te Edes. Ne shenje revolte, ca filluan te dalin nga salla, ca filluan te fishkellejne, ca therrisnin me sa ze kishin: turp.
Nuk dija se ku ndodhesha (ndodheshim) tashme. Ne Korene e veriut, apo ne Jugosllavine e dikurshme ku asgje s’fillonte pa ardhjen e kryetarit te partisë komuniste? Ishte ky nje turp dhe ofendim aq i madh per ne sa s’pershkruaj dot komentet e publikut nga turpi. Ndersa turp s’kishte Eda si artiste qe ta fillonte koncertin. Ja qe ende nuk ishim liruar nga e shkuara.
Kam shikuar shume koncerte te artisteve e bandave muzikore ne bote, qe nga Rolling Stones, U2, Simple Minds, Ennio Morricone…por nuk me ka ndodhur asnjehere qe koncerti te fillojë me mese nje ore vonese. E kishte kaluar mese nje ore kur Eda erdhi me disa truproje. Dhe nje ofendim i radhes. Erdhi me truproja ne salle teatri, qe ta ruanin nga publiku qe kishte paguar bilete te shtrenjte ta nderonte, e te cilit do t’i kendonte!
Dhe pa fije turpi, doli ne skene, dhe as nuk kerkoi falje per vonesen, as qe e permendi fare. Kenga e pare: …une mbledh lule, ti ha bar…Dhe ne me te vertete po hanim bar. Se po na trajtonte si kafshe. Nje pjese e madhe e publikut doli nga salla se s’deshironin te vazhdonin te ishin te ofenduar. Dhe kur po fillonte kengen e trete, vjen Kryetarja Jahjaga me stafin e saj dhe me nje dyzine truprojash qe duke shtyre turmen i benin vend te mjaftueshem te hynte me komoditet dhe te ulej ne karrigen (karriget) e vendosura ne skene (ne bine).
Keshilltaret mund ta kene keshilluar Kryetaren te vinte ne nje koncert Jazz-i. Por do duhej ta kishin keshilluar te qendronte ne kembe si te gjithe te tjeret. Dhe me asnje kusht te mos pranonte te ulej ne karrigen e vendosur ne skene (ne bine).
Paramendova veten time ne skenen e teatrit kur performoj. Asnjehere, asnje njeri, nuk do te prisja për më shumë se nje orë për të filluar shfaqjen. Nuk do te kisha pranuar askënd të ulej ne skene, edhe sikur te me shantazhonin qe ajo do te qe shfaqja ime e fundit... Asnje njeri ne bote, as kryetaren s’do lejoja. Se ne shfaqje jam une Zot i skenes. Dhe Kryetarja eshte shikuese.
Shume nga ne u zhgenjyem dhe dolem nga salla. Tani me s’kishte asnje kuptim te qendronim. Vazhdimi i koncertit mund dhe te kete qene i mire, por per ne qe dolem, na la shije te keqe. Shume te keqe. Aq te keqe, sa ishte hera e fundit qe po degjoja (degjonim) Eda Zarin. Ne nuk ishim ne salle per te sheruar komplekset e artistes (e Kryetares), por per te nderuar artisten qe na kishte fyer.
Ndersa Kryetarja, jo vetem qe do te mund te kishte mundur te vinte me kohe, por te linte anash logjiken se me vonesen e saj na deftonte madheshti e autoritet. Ajo me vonesen e saj, nuk deftoi madheshti por primitivizem e turpesi.
Fundja, prej andej nga vjen Kryetarja, nuk e kane madje as te njohur termin Jazz. Nuk flas per ardhjen nga zarfi, por nga origjina, fshati i saj. Fshataret e se ciles, kur u zgjodh kryetare, e festonin me pizga e tupana. (Qe kur e pame kroniken ne TV, na shokoi…)
Ne te gjithe e dime se Kryetarja ka pesuar torture nga jazz muzika qe ka degjuar ate nate. Se i eshte thene te marre pjese. Por sjellja e saj, na deftoi se s’ka asnje perparim ne sjelljen e saj karshi artisteve e punes se tyre (edhe pas kaq kohe ne kryetarllek). Por edhe me shume se kaq, duhet keshilltaret e kryetares te mesohen dhe edukohen. Se as publiku i asaj nate e as populli nuk meriton nje trajtim te tille.
Keto gjera ndodhin vetem ne KS. Vetem ketu mund te bashkëjetojne ne harmoni mosdija dhe pozita. Edhe pse mosdija dhe pozita jane nje.
P.S. - Dite me pare, lexova se Rolling Stones, ishin denuar me qindra e mijera dollare per zgjatje te koncertit per disa minuta. Ndersa tek ne, koncerti filloi kur ishte parapare te mbaronte. Dhe u denuam ne (publiku) qe kishim shkuar te nderonim...