credins
Data sot është 18-05-2013, ora 15:51
Ndaje |

Një dëshmi (që duhet saktësuar) mbi enveristin Berisha

Në numrin e sotëm të Shekullit, në faqen 27, në rubrikën ‘Trup&Shpirt’, është një intervistë marrë Max Brym-it, hebre, i cilësuar nga kjo gazetë si filozof, gazetar, veprimtar. Max Brym jep mësim në universitetin e Prishtinës, dhe pretendon se është një njohës i mirë i botës shqiptare. Në Shqipëri ka shkelur qysh në fillim të viteve ‘980; ka qenë maoisto-enverist atë mot.

Në këtë intervistë, që në fakt nuk duket të jetë intervistë, Max Brym thotë se e ka njohur Sali Berishën gjatë kohës që ka bërë një vizitë në Tiranë në vitin 1983, në një takim që Enver Hoxha ka patur me një delegacion marksist gjerman. Dhe këtu është hera e rrëfimit interesant: “Pati dhe një skenë komike në atë takim. Kryeministri i sotëm i Shqipërisë [Sali Berisha] ishte aty, dhe sillej pak a shumë si mjeku fizik i Enver Hoxhës. Vura re se si Enver Hoxha e injoronte kur Berisha ‘guxonte’ ta paralajmëronte për cigaret e kafetë e shumta [që pinte]. Berisha e braktisi më pas dhomën me kryet ulur. Doli, si i thonë asaj shprehjes, si qen i rrahur.”

Dëshmi interesante, por duhet saktësuar nëse Enver Hoxha vijonte, apo jo, të pinte cigare në vitin 1983. Ka dëshmi që thonë se ai e ka lënë cigaren ca kohë para se të vdiste. Ndoshta dhe para vitit 1983.

E.G.

Ky E.G-ja juaj perse nuk e shkruan emrin e plote? A mos ka frike se berishestet ia heqin kafshatene bukes duke e larguar nga puna apo mos po kujton se jemi ne kohen e Enverit?

 

Ky rrezik te filloje edhe cigaren vetem qe ti ngjaje tamam Enverit!

http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/erdhi-prilli.html

a keni me maoiste qe te nxirrni me deshmi te tilla apo pagesat e majme jane te njejta  si fotoja e pergjusit te kapterr meros ne ministrine e mbrojtjes.

Dërgo koment të ri

Përmbajtja e kësaj fushe ruhet në menyrë private dhe nuk është e dukshme publikisht.
  • Adresat web dhe adresat e-mail konvertohen automatikisht në lidhje.
  • Tags e lejuar HTML: <a> <em> <strong> <cite> <code> <ul> <ol> <li> <dl> <dt> <dd> <p> <br> <blockquote>
  • Rreshtat dhe paragrafët shkojnë automatikisht në krye.

Informacione të tjera në lidhje me opsionet e formatimit

CAPTCHA
Plotësoni fushën më poshtë me tekstin e shfaqur në imazh.