credins
Data sot është 20-05-2013, ora 07:12
Ndaje |

Nënat e motrat shqiptare nuk janë terroriste!!!!

Këtu ndodh gjithçka, e sigurisht edhe kjo mund të ndodhte! Me një shqipe  të pastër, dikush deklaron se ‘nënat e motrat shqiptare s’janë terroriste’ (shihni foton, e cila është varur në troruar, diku në rrugën e Kavajës, mes Xhamisë e Kishës katolike). Nuk e di kujt mund t’i ketë shkuar ndërmend që t’u dalë në mbrojtje nënave e motrave shqiptare. Nuk e di se kë ka dëgjuar ky “dikush”-i të akuzojë nënat e motrat shqiptare për terrorizëm. Uroj që të jetë thjesht një lajthitje e  këtij “dikushi” e në këtë rast mund të themi se “bën shët pa patur pula”. Në mos qoftë kështu… ç’mund të jetë vallë?

Zef Zhupa

Ky qe ka vene tabelen ‘nënat e motrat shqiptare s’janë terroriste" diku në rrugën e Kavajës, mes Xhamisë e Kishës katolike.." e ka fjalen natyrisht per grate dhe motrat muslimane.

I dashur Zef! Kjo parrullë është e para dy muajve dhe i përket protestës që një grup shqiptarësh të Maqedonisë bënë para ambasadës të ish Rep. Jug. të  Maqedonisë, në ditët kur u arrestuan një grup shqiptarësh, për vrasjen e disa të rinjve Maqedonas. Protesta i drejtohej shtetit maqedonas, sepse ministrja e brendshme, Jankullovska i cilsoi vrasesit si radikalë islamistë, gjë që zemroi shqiptarët dhe u pasua nga një varg protestash. Parrulla e lidhur fort në një tabelë rrugore dhe në një lartësi që nuk arrihet me dorë, do na  kujtojë se ata shqiptarët e arrestuar, mbahen në hetim e torturë, pa asnjë provë.

   Zoti Paul tedeskini, jua kam lexuar shpesh komentet anonime dhe kam rene ne ujdi me veten qe eshte ndonje ekstremist ose ndonje dore e paguar nga keqdashesit... Por sot konkludova qe jeni nje antishqiptar ose nje i shumekeqperdorur nga llumrat e koheve moderne. Qofsha i gabuar...

Me e keqja akoma eshte qe ti permend te shkruaren ne shqipe te paster, kur ti as qe ia paske haberin te shkruares se shqipes.
( troruar ne shqip shkruhet trotuar ).

Nuk dua te besoj se ndikon shume emri yt ( Zef , llesh, presh e lesh ) ne shkrimin e gjuhes shqipe, apo ndoshta edhe kur shkruan te tilla gomarlliqe nga zelli i madh qe mund te te karakterizoj per te tilla ceshtje fillon e eksitohesh aq shume saqe harron te shkruash gjuhen e asaj nene qe ti pretendon se ke.

Tony nuk me duket qe te jete emer shqiptar. Nuk besoj se ndikon emri yt ne komentin qe ke lene...

Kashtu o Luan i dashur, u vertetue nga komentuesi Petro se parulla bante fjale per grate muslimane shqiptare (ne Maqedoni), ashtu siç thashe edhe un. Per mue shqiptar Shqipnie, a Kosove, a Maqedonie, a Mali te Zi, a Greqie, te gjithe shqiptare jane. Nuk e kuptoj se ku e sheh ti tek un "antishqiptarizmin". Mos hjedh fjale ne havà se nuk zene vend, veçse ia ule vleren fjales sate. Per mua s'ka randesi, por ka randesi per lexuesit e komenteve qe i kan dy pare mend.

Dërgo koment të ri

Përmbajtja e kësaj fushe ruhet në menyrë private dhe nuk është e dukshme publikisht.
  • Adresat web dhe adresat e-mail konvertohen automatikisht në lidhje.
  • Tags e lejuar HTML: <a> <em> <strong> <cite> <code> <ul> <ol> <li> <dl> <dt> <dd> <p> <br> <blockquote>
  • Rreshtat dhe paragrafët shkojnë automatikisht në krye.

Informacione të tjera në lidhje me opsionet e formatimit

CAPTCHA
Plotësoni fushën më poshtë me tekstin e shfaqur në imazh.