credins
Data sot është 21-05-2013, ora 11:26
Ndaje |

Edi Rama: Vetëm shpirtrat e skllavëruar mund të thonë se ‘opozita e pushteti janë njësoj’

‘Për lotarinë kombëtare, e jo vetëm’ e titullon shkrimin e vet Edi Rama. Por në fakt, në fokus ka transparencën e  qeverisjes. Nuk dihet nëse ka marrë ndonjë përgjigje nga kancelari austriak, por në këtë shkrim e ka parë të nevojshme të garantojë se në themel të asaj letre ka pasur një buona fede. Për kancelarin austriak po se po, por edhe për kompaninë austriake të Lotarisë.

Më poshtë, ai kërkon t’u japë garanci edhe bizneseve të tjera, por këtë e bën pasi ka ‘kërcënuar’ të gjitha ato biznese që kanë përfituar në mënyrë ilegale e që bash për këtë arsye transparencën e kanë frikë. Dhe Rama premton të bëjë transparencën e të gjitha akteve, mbi bazën e të cilave pasuria publike është dhënë me koncesion.  

Dhe në fund, jep mirëkuptimin, dhe kërkon mirëkuptimin: “Mirëkuptim për të gjitha, përveçse për një gjë: E pamundur të pajtohem me ata që të keqen sunduese në pushtet e relativizojnë duke thënë se edhe opozita njësoj është dhe prandaj mirë jemi kështu si jemi! Këtë jo, me këtë as mund të bie dakord kurrë, as mund ta mbyll pa thënë se është shprehje e pangushëllueshme e shpirtit skllav. Vetëm shpirti skllav mund të gjejë justifikime për të mbajtur në këmbë në mes të Europës sot, një pushtet që synon të kthehet në absolut përmes korrupsionit absolut. E di që janë pakicë, por është një pakicë sidoqoftë shumë e trishtueshme për Europën e shekullit XXI.”

Shkrimin e plotë mund ta gjeni në linkun: http://edirama.al/shkrime/971-llotaria-kombetare-dhe-jo-vetem.html

E.G.

 

Z.Rama.Ata njerez qe barazojne opoziten me qeverine jo vetem jane shume te pakte,por edhe ata vete e dine shume mire se Edi Rama dhe Partia Socialiste nuk eshte aspak si Sali Berishadhe partia e tij.Ata e dine shume mire se e keqja e Shqiperise eshte pushteti kriminal-mafjoz qe ka pushtuar institucionet Shqiptare.Ata e dine shume mire.Por thjesht kane bere nje zgjedhje te gabuar.Kane pranuar te jene ne anen e se keqes.Kjo i tmerron,u mbyt frymemarrjen dhe u shkakton dhimbje ne zemer.Mos mendo asnjehere se ndihen komod kur mbajne qendrime te tilla,ne kundershtim te plote me llogjiken njerezore.Ata njerez jane skllever te se keqes ku jane zhytur.Per mendimin tim jane njerezit qe me teper kane nevoje per ndihme per te dale nga skllaveria shpirterore dhe mendore.Per te pastruar helmin e urrejtjes qe u ka injektuar Dr.Djalli nder vena.Kane nevoje per ndihme.Jane njerezit qe me se tepermi duhen meshiruar.Te kesh ndergjegjen e piste,nuk eshte aspak e lehte per te mbajtur mbi shpatulla.Ajo peshon aq shume,saqed nuk ka burre qe e mban dot gjate mbi krye.Ndergjegja e piste prej kohesh po ua grryen shpirtin tamam si ajo pika e ujit qe dale-ngadale por pa pushim grryen gurin.Personalisht i shikoj ate pakice njerezish,shume me keq se nje i varfer me ndergjegje te paster.Nje Shqiptar i varfer ka nevoje te ushqeje stomakun dhe per te bere kete,mjafton pak buke,por per te pastruar shpirtin e helmuar nga urrejtja,barbaria dhe skllaveria morale eshte shume e veshtire.Njeriu nuk ka nevoje te ushqeje vetem stomakun,por te ushqeje edhe shpirtin.Keta njerez jo vetem qe nuk e kane ushqyer shpirtin,por me vetedije te plote si Dr.Fausti kane bere pakt me djallin dhe tashme jane te vetedijshem per gabimin fatal e te pariparueshem.Shqiperia ka plot njerez me moral,kulture dhe patriotizem te larte.Fatmiresisht kjo eshte pjesa me e madhe e tyre.Pjesa derrmuese.Cakenjve te Saliut si thote poeti i madh Ali Asllani ne vargjet e tij nuk do te u mbetet gje tjeter, vecse vule e zeze ne balle.Ai e pershkruan shume bukur ne keto pak vargje dhe trishtimit tuaj te drejte nder te tjera,i jep kete pergjigje:  Dhe zotrote kapardiseDic u bere paandehKunder burrit te verteteZe e vjell,e ze e leh E na tunde,na perkundeNeper salla shkon e shkundeMbasi dora e te ligutTy me shoke te heq per hunde Rrofte miku i ty rralleQe perdita loz e qeshTe gradoi kater shkallePse i the nje fjale ne vesh Koha dridhet e perdridhetDo vije dita,qe do zgjidhetDhe nga trasta peme e kalburDoemos qe jashte dot hidhet Koha dridhet  e perdridhet Prej gradimit kater shkalleNuk dot mbetet gje ne doreVecse vule e zeze ne balle. Mirepo ju qe s'keni paturAs nevoje,asgje te keqeMe perpara nga te gjitheJu i thate te ligut peqe Qe te zinit nje kolltukAq ulet u perkuletSa ne pragun e te ligutVajtet si Kopil u ngulet Hani,pini dhe rrembeniEshte koha e cakenjveHani,pini e rrembeniEshte bota e maskarenjve Hani,pini,vidhniGjithe aksione e monopoleNenshkrimi i zotrise tuajNepr Banka vlen milione Eshte peshtyma e gjakosurE atdheut te veremosurDhe kolltuku ku ke hipurDuke hequr deren zvarreEshte trekembshi ku cdo diteVaret Kombi ne Litar Sidmos ju,dredharakeJu me zemra aq te nxiraJu dinake,ju shushunjaJu gjahtare ne erresira C'na pa syri,c'na pa syriHunda juaj ku nuk hyriTek i miri,tek i liguTek spiuni me i ndyri Dallavera neper zyraDallavera ne pazarDallavera me te huajDallavera me Shqiptare Vetem,vetem DallaveraDhe ne dem te ketij vendiQe ju rriti,qe ju ngritiQe ju ngopi,qe ju dendi Dhe kujtoni tash e tutjeMe te tilla DallaveraKukuvajka do pertypeZogj e zoga si perpara Por jo,grushti do te bjerePer mbi krye te zuzarveKoha eshte e maskarenjvePor atdheu i Shqiptareve. http://www.youtube.com/watch?v=sp-7U0NDQnI 

Njesoj dhe qe cke me te, me ata qe ke mbrapa nuk jane me pak se keta te Saliut, Hajdute qe te gjithe jeni ketu ben pjese edhe ti o Rama........Bir Selman i Nenes ke te qaj me pare....

Po kur do t'a rruajë koken prapë ky kryetari i PS-se?

Pa le pastaj po te vere edhe ate vethin ne vesh. Nuk ka burreme trendy se ai

Dërgo koment të ri

Përmbajtja e kësaj fushe ruhet në menyrë private dhe nuk është e dukshme publikisht.
  • Adresat web dhe adresat e-mail konvertohen automatikisht në lidhje.
  • Tags e lejuar HTML: <a> <em> <strong> <cite> <code> <ul> <ol> <li> <dl> <dt> <dd> <p> <br> <blockquote>
  • Rreshtat dhe paragrafët shkojnë automatikisht në krye.

Informacione të tjera në lidhje me opsionet e formatimit

CAPTCHA
Plotësoni fushën më poshtë me tekstin e shfaqur në imazh.