credins
Data sot është 19-05-2013, ora 05:21
Ndaje |

Ish numri 2 i ALUIZNI-t, Sokol Hasani padit Berishën

Ish-numri dy i ALUZINI-t, Sokol Hasani, i është drejtuar Gjykatës se Larte për të kundërshtuar vendimin e Prokurorisë se Përgjithshme, e cila ka vendosur mos fillimin e çështjes penale ndaj kryeministrit te vendit Sali Berisha. Kallëzimi i rralle, ku një zyrtar shteti padit Kryeministrin e vendit, është depozituar disa muaj me pare nga ish-zëvendës drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Sokol Hasani, ne organin e akuzës. Ai ka pretenduar se kryeministri Berisha nuk ka reaguar ndaj shkeljeve te kryera ne drejtorinë e legalizimeve, megjithëse nga ana e tij janë vene ne dispozicion një sere dokumentesh që vërtetojnë shkeljet disa milionëshe. Për këtë arsye sipas Hasanit, shefi i qeverise shqiptare duhet te përgjigjet për akuzën e moskallëzimit te krimit. Por ish-numri dy i legalizimeve pretendon se pas kallëzimit te depozituar ndaj tij është marre masa administrative e shkarkimit nga detyra dhe për këtë ai akuzon serish kryeministrin për shpërdorim detyre. Pasi ka marre ne shqyrtim këtë çështje, organi i akuzës ka vendosur mos fillimin e saj me argumentin se nuk ka vepër penale. Por vendimi është kundërshtuar nga Hasani ne Gjykatën e Larte ku sot ishte caktuar seanca e pare e shqyrtimit, e cila u shty pas mungesës se Hasanit për arsye shëndetësore. Gjykata ka vendosur datën 10 shtator për te zhvilluar seancën e radhës.

Vizion Plus

   Solidarizohem me drejtesine dhe perkushtimin profesional te Sokol Hasanit.

Do t'i jem mirenjohese nese punen e nisur e shpie ne kryerje te plote.Besoj

ne energjine e moshes se tij.

Bravo zoti Hasani per guximin dhe vendismerine, por ky taleban qe quhet sali berisha duhet derguar ne gjykate ne rradhe te pare per krimet e shumta qe ka bere....1.shkaterrimin e Shqiperise, 2. vrasjet e shumta qe nuk po i numeroj tani, 3. mega vjedhjet e mega rrjepjet e pasurive kombetare, kjo fshehja e krimit (korrupsionit) eshte limonate per kete faqezi.

Une dua t'ju falenderoj edhe nje here per kete akt te ndershem pavaresisht se gjykatat jane mbushur me horra qe i lepijne bythen ketij talebani.

Akti juaj eshte nje shuplake e forte ne surratin e shqiptareve qe e durojne akoma kete kriminel.

 

Respekte.

Dërgo koment të ri

Përmbajtja e kësaj fushe ruhet në menyrë private dhe nuk është e dukshme publikisht.
  • Adresat web dhe adresat e-mail konvertohen automatikisht në lidhje.
  • Tags e lejuar HTML: <a> <em> <strong> <cite> <code> <ul> <ol> <li> <dl> <dt> <dd> <p> <br> <blockquote>
  • Rreshtat dhe paragrafët shkojnë automatikisht në krye.

Informacione të tjera në lidhje me opsionet e formatimit

CAPTCHA
Plotësoni fushën më poshtë me tekstin e shfaqur në imazh.