credins
Data sot është 25-05-2013, ora 06:15
Ndaje |

Shqiptarët mund të lëvizin lirisht në zonën Schengen, por ata parapëlqejnë Britaninë

Në një artikull të së përditshmes britanikes Daily Express, thuhet se, para se shqiptarët të përfitonin nga liberalizimi i vizave, gjatë vitit 2010, oficerët e emigracionit britanik kapnin rreth dy emigrantë të paligjshëm shqiptarë në javë.Ndërsa, pasi dyert e zonës Schengen janë hapur, emigrantët e kthyer në periudhën korrrik-shtator 2011 janë 229; kuptohet, nuk është ndonjë shifër kushedi se çfarë, por në vlerë krahasimore rritja është e jashtëzakonshme; është më e madhe se 800 përqind.

Sipas një studimi të Frontex-it, Agjencia Europiane e Kufijve, në të njëjtën periudhë rreth 3.550 shqiptarë u kthyen nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian,  një rritje me shtatëfish krahasuar me një vit më parë. Me këtë rast, e përditshmja Daily Express nuk ka mundur t’mos nënvizojë se bandat shqiptare kontrollojnë rreth 75% të shtëpive publike në Britani, dhe se bandat e tyre janë të implikuara në trafikun e heroinës, rrëmbimit dhe grabitjeve në rrugë. Këto detaje dalin një javë pasi BE hapi bisedimet mbi liberalizimin e vizave për Kosovën, gjë që të bën të mendosh se shqiptarët e Kosovës hyjnë të penalizuar nga ky imazh, apo nga këto të dhëna, në këto negociata.

Re.Pu.

".. bandat shqiptare kontrollojnë rreth 75% të shtëpive publike në Britani, dhe bandat e tyre janë të implikuara në trafikun e heroinës, rrëmbimit dhe grabitjeve në rrugë .."

Jam krenar qe jam shqiptar.

Mos ia qaj hallin anglezeve, Tedeschin, se kur ishin maje kali kane  plackitur gjysmen e botes.

Jo mo Goni, nuk po ua qaj hallin anglezve as kalorist qe i varen kembet, por po theksoj maskaralliqet e shqiptarve dhe turpin tone ne bote. Kudo qe te shkosh, te pakten ne Europe, te vjen turp te tregosh se je shqiptar. E pse? Sepse shqiptaret jane sot per sot rraca me e ndyre ne Europe. Inshallah kethemi nga e mbara me vone.

Ripublikimi ne http://kosova.albemigrant.com/?p=3772

Dërgo koment të ri

Përmbajtja e kësaj fushe ruhet në menyrë private dhe nuk është e dukshme publikisht.
  • Adresat web dhe adresat e-mail konvertohen automatikisht në lidhje.
  • Tags e lejuar HTML: <a> <em> <strong> <cite> <code> <ul> <ol> <li> <dl> <dt> <dd> <p> <br> <blockquote>
  • Rreshtat dhe paragrafët shkojnë automatikisht në krye.

Informacione të tjera në lidhje me opsionet e formatimit

CAPTCHA
Plotësoni fushën më poshtë me tekstin e shfaqur në imazh.