credins
Data sot është 19-05-2013, ora 17:55
Ndaje |

Instat-i ka qenë i varur; përse kjo varësi duhej blinduar dhe me ligj?

Kush e kontrollon sot Institutin e Statistikave? Dihet, kryeministri Berisha. E megjithatë, atij nuk i mjafton kontrolli de facto. Po e merr dhe de jure. Dhe nuk kuptohet se pse i lipset kontrolli de jure i një institucioni, të cilin ai e kontrollon de facto. Edhe deputeti i PD-së, ekonomisti Selami Xhepa, që ka demonstruar se ka një pavarësi minimale në gjykim, nuk na e tha se pse është i nevojshëm kalimi i Instat-it në varësi të kryeministrit. Ai thjesht na shpjegoi se kjo gjë është e parrezikshme, por jo se kjo gjë është e nevojshme. Xhepa citohet të ketë thënë (marrë nga Top-channel): "Të gjithë e dinë shumë mirë që pranë Instat-it kanë punuar ekspertë të FMN-së, të cilët kanë hedhur bazat metodologjike të këtij institucioni dhe është mbi ato baza dhe set të dhënash, që ky institucion punon aktualisht. Ekspertët e FMN-së janë të përhershëm të atashuar pranë këtij institucioni, për të garantuar pikërisht integritetin që meriton.”

Siç shihet, pyetjes se “pse duhej bërë kjo gjë?”, ai nuk i jep përgjigje.

M.N.

 INSTAT-i eshte ilustruesi i demagogjise politike. Kur eshte jo ' i varur'  por plotesisht ne 'dykembeshin me lak' te liderit ai mund te manipujoje lehtesisht me shifrat.Po ju jap nje shembull: Ne Greqi ka filluar nje ceshtje penale ndaj drejtuesve te Institutit te Statistikave me akuzen se ne vitin 2009 jane manipuluar shifrat e inflacionit, bile dyshohet se ka 'futur' duart politika, vetem e vetem per t'i hedhur fajin njera parti tjetres. Edhe tek ne, kur te ndodh rotacioni nese ndodh, besoj qe do gjenden 'xhevahire' plot ne ate 'guzhine shifrash' ku tanime ' master chef ' eshte Berisha.

Eshte e vertete qe INSTAT mbikqyret nga EUROSTAT dhe FMN 

Dërgo koment të ri

Përmbajtja e kësaj fushe ruhet në menyrë private dhe nuk është e dukshme publikisht.
  • Adresat web dhe adresat e-mail konvertohen automatikisht në lidhje.
  • Tags e lejuar HTML: <a> <em> <strong> <cite> <code> <ul> <ol> <li> <dl> <dt> <dd> <p> <br> <blockquote>
  • Rreshtat dhe paragrafët shkojnë automatikisht në krye.

Informacione të tjera në lidhje me opsionet e formatimit

CAPTCHA
Plotësoni fushën më poshtë me tekstin e shfaqur në imazh.