credins
Data sot është 21-05-2013, ora 00:39
Ndaje |

Kamishi “ka provat” se Albin Kurti është vegël e Serbisë!!!

Akuzat e deputetit të PDK-së së Hashim Thaçit, Bekim Haxhiu, të bëra disa ditë më parë në adresë të Albin Kurtit ngjanin të ishin sendërgjira të çuditshme, por ai, bash si ai që është e sigurtë në ato që thotë e që e di mirë se ç’bën, u është kthyer sërish atyre pretendimeve, mbi bazën e të cilave ngrihet aluzioni se “Albin Kurti është vegël e Serbisë në politikën kosovare”. I pari i Vetvendosjes nuk e ka parë të arsyeshme të merret me Kamishin (kështu është nofka marciale e Bekim Haxhiut), por edhe të vetët nuk e kanë marrë seriozisht këtë lojë. Në një shënim timin të po asaj dite kur Kamishi hapi fushatën, nënvizoja absurditetin e kësaj fabule. Jo se di ndonjë gjë. Përkundrazi, nuk di gjë prej gjëje, por denoncime të këtij lloji më ngjajnë apriori me paranoja.

Tri pyetje ka deputeti në fjalë për Kurtin, dhe këto tri pyetje i ka përsëritur dhe sot: “E para, pse [Albini] është takuar me serbët në Klinë në vitin 2004? Të tregojë se kush janë ata serbë, me të cilët është takuar, a janë serbë të Kosovës apo të Serbisë dhe pse ka qenë i mbuluar me batanije kur është takuar me ata? E dyta ka të bëjë me gruan serbe, me të cilën është takuar vazhdimisht në Pogradec, si dhe është parë edhe në Prishtinë? E treta, duhet të tregojë se çka përmban letra, të cilën e ka marrë me 28 shtator të 2011-ës nga vajza e ministrit të Millosheviçit.”

Kamishi bën me dije se do të presë deri më 8 shkurt, që Albini të përgjigjet. Më pas, do të nxjerrë dëshmitë e dëshmitarët.

Të vjen t’i thuash: Hajt, për hajër!

M. Nano

Po po, ashtu siç eshte Ina Rama pjese e ps-se... keta jane çmendur te gjithe!

Poliagjentiiiiiiiii !! 

Cfaredo   provash qe te kete ky zoteria  kunder Albinit ,ato qe kerkon ALbini sot nga politka e Kosoves jane Absolutisht  te drejta dhe na cojne dinjitetin ne vend si ju aty ne Kosove edhe neve ketu ne Shqiperi--

------------Kemi  20 vjet qe brenda ne vendin tone , si ne Shqiperi  edhe  ne Kosove, na vijne Fqinjet (Greke e Serbe )dhe na poshterojne ,--Na shkelin me kembe brenda ne shtepine tone ---------Ndaj ajo qe kerkon ALbini  eshte  po aq shume e domsdoshme  per ne  Shqiptaret   sa  ajri qe thithim---- se ne keto 20 vjet demokraci ne jemi  Skllever te grekeve dhe serbeve ........

...........Ndersa Albini me luften e tij politike  kerkon te na ktheje dinjitetin tone ,qe te quhemi me te  vertete  njerez te denje per emrin Njeri i lire i Europes

--Keshtu qe cfaredo qe  te thote ky zoteria per Albinin ,nuk ka asnje rendesi, rendesi  ka ajo qe po ben Albini tani.......------dhe tani Albini  eshte i vetmi  politkan shqiptar qe jo  vetem flet per te drejtat tona ( e kam fjalen   jo vetem per ne Kosove,  por edhe per ne Shqiperi) ,  por  edhe sakrifikon per to, duke luftuar  per dite qe te drejtat tona te behen realitet

E kaluara  eshte pjese e historise   te cilen  duhet ta respektojme dhe ta gjykojme me  zemergjeresi  ..................ndersa e tashmja eshte pjese  e dhimbjes sone  ose e lumturise sone  te prekshme---

-----------Dhe Albini  eshte Absolutisht  i vetmi  politkan    ne mbare Hapesiren shqiptare qe kerkon te na heqi dhimbjen poshteruese qe pesojme sot nga fqinjet  dhe te na ktheje lumturine nepermjet vendosjes ne vend te dinjitetit  tone te neperkembur --Ndaj cfaredo qe te kete bere ne te kaluaren i  falet,sepse po lufotn i vetem ne te tashmen per te ardhmen tone DINJITOZE,  kur gjithe politkanet e tjere , as qe duantjadijne per Kosove e Shqiperi, por vetem per Para dhe per xhepin e tyre

 

Ne  fund dy fjale per politken  kosovare ---

-------Politkanet e Kosoves  duhet te kuptojne dicka me te vertete te rendesishme -----------Pavarsine e Kosoves ,nukefituan pse ata sillen urte e bute me Serbine, por sepse Serbia beri krime te prebindeshme  kunder shqiptareve ne Kosove -----

------Dhe tani  ne  pavaresi ,po ashtu ,pavarsia nuk  mund te  hiqet nese politkanet e Kosoves sillen me  dinjitet dhe me force kunder poltikes agresive serbe,  se kusho ne EU dhe ne USA  e njohin fytyren e vertete  kriminale te Serbise ---

-----Ndersa kur politka kosovare sillet me perulesi ndaj poltikes  kriminale serbe ,nuk  ben gje tjeter vecse i shton vuajtjtet popullit te saj-dhe e ve ne rrezikpavarsine ,pasi i jep dore telire serbise te tregohet si njerezore --

----Biles,edhe ketu ne USA ,kongresmene amerikane  shprehen qe Kosova nuk duhet te sillet me neneshtrim ndaj Serbise qe ka kryer krimet me  cnjerezore ne Europe ,pas luftes se dyte boterore,  por duhet te jete e vendosur ne kerkesat e saj .....

Z.Nano harove te cekesh se nofka e ketij nuk eshte marciale por ky eshte ish agjent i SHerbimit informativ te Kosoves (SHIK-ut)

qe ishte (dhe doshta akoma eshte) sherbimi informativ i PDK-se. E ka prenuar vete ne CV qe e ka ne Kuvend:

http://www.assembly-kosova.org/?cid=1,102,761

mortja Kamishin dhe ata qe i shkojne pas ........

Qeveri e fortë kjo e Kosovës, e kap leprin me qerre. 

Pergezoj Zotni Nanon qe na paraqet ne gazete sintezat e shkrimeve. Kjo pune don mund, kohe dhe perkushtim.

Tani le ti hidhemi shkrimit.

Po qe se Albin Kurti na qenka vegel e Serbise, po Hashim Thaqi pse nuk qenka vegel e Turqise perderisa i thote VLLA kryeministrit turk Rexhep Taip Jerdogan, dhe na ban DUAA' ne xhami se bashku me kryemyftiun Naim Ternaven per pervjetorin e perandorise turke dhe te sulltan Muratin, masakruesin e shqiptarve ?!? Shih traun tand o Hashim Thaçi e mos shih qejzat e te tjerve. Gjithmone me sponda e maskaradhiqe. Njisoj si kryeministrat e Shqipnise te tashem dhe te kaluem. 

Dërgo koment të ri

Përmbajtja e kësaj fushe ruhet në menyrë private dhe nuk është e dukshme publikisht.
  • Adresat web dhe adresat e-mail konvertohen automatikisht në lidhje.
  • Tags e lejuar HTML: <a> <em> <strong> <cite> <code> <ul> <ol> <li> <dl> <dt> <dd> <p> <br> <blockquote>
  • Rreshtat dhe paragrafët shkojnë automatikisht në krye.

Informacione të tjera në lidhje me opsionet e formatimit

CAPTCHA
Plotësoni fushën më poshtë me tekstin e shfaqur në imazh.