Shqipëria, një demokraci pa demokratë…

Postuar në 12 Nëntor, 2012 03:02
Odeta Berberi

Fjala demokraci përdoret aq shpesh në zhargonin e përditshëm të politikanëve apo mediave sa rrezikon të humbë kuptimin e vërtetë të saj. Në publik përcillet mesazhi që mjafton të bësh një palë zgjedhje (me apo pa standarte, nuk ka shumë rëndësi), të kesh institucione formale demokratike, një kushtetetutë të shkruar bukur e që të përmbaje standarde te njohura nga vendet Perëndimore dhe sistemi që të qeveris mund të kualifikohet si një demokraci. Fatkeqësisht, nuk është kështu. E thënë me fjalët e një teoricieni të demokracise, Adam Przewoski, demokraci quhet ai sistem ku demokracia ‘is the only game in the town’. E thënë shqip, ku rregullat dhe procedurat demokratike jane të vetmet që mbizotërojne në një regjim politik. Kjo nuk do të thotë që nuk ka shkelje të këtyre rregullave dhe principeve bazë të demokracisë, por janë në minoritet në krahasim me shkallën e zbatimit dhe respektimit të tyre.

Por a është ky realiteti shqipëtar? A kemi ngritur ne një sistem politik ku rregullat dhe parimet bazë të demokracisë janë ato që zbatohen dhe respektohen nga shumica? Një pyetje retorike sepse përgjigjia hamendësohet nga të gjithë. Parimet, procedurat dhe rregullat demokratike nuk janë ‘the only game in the town’, për ta thënë me fjalët e teoricienit të madh, sepse shumë shpesh ato shkëmbehen me procedura e parime, të cilat kurrsesi nuk mund të kualifikohen si demokratike, por të përngjajne me praktika të regjimit paraardhës të shtetit tonë. Një demokraci e vërtetë dhe jo parciale apo minimale, nuk heq dorë kurrë nga parimet dhe rregullat demokratike, madje edhe në situata krizash. Dhe janë pikërisht këto momentet që bëjnë dallimin midis një regjimi demokratik  dhe atij jo-demokratik.

Për t’ju kthyer Shqipërisë, mund të konfirmojmë që ekziston një demokraci formale ku formalisht kemi ditur të kopjojme mirë standardet, institucionet dhe rregullat demokratike, por nuk kemi mundur t’i bëjme ato kurrë tonat. Rregullat demokratike vazhdojnë të mbeten jashtë nesh dhe jashtë ‘mënyrës tonë të të bërit të gjërave’. Të gjithë janë dakord në princip dhe luftojnë për më shumë të drejta demokratike, por kur bëhet fjalë për detyrimet që një regjim demokratik imponon, pjesa dërrmuese e shoqërisë mundohet t’i evitojë ato. Shumë pak duan të pranojnë faktin që ekzistenca e një të drejte është vetëm njëra anë e monedhës, sepse ana tjetër ka të bëjë me detyrimin për të zbatuar dhe implementuar këtë të drejtë. Ajo që vihet re ne Shqipëri është që bëhen shumë protesta, greva, manifestime për të kërkuar të drejta të mohuara demokratike, por shumë pak e analizojnë vetveten për të parë se sa ‘demokratë’ janë ata vetë. Të jesh një qytetar që ‘meriton’ një regjim demokratik nënkupton një vetëdijësim për respektimin e rregullave demokratike në tërësi dhe jo vetëm të atyre rregullave që të leverdis të respektosh në një moment të caktuar. Nëse do të analizonim mënyrën e sjelljes së shumicës prej nesh në jetën tonë të përditshme, do arrijmë në konkluzionin që pjesa dërrmuese nuk janë “demokratë” dmth qytetarë që respektojnë detyrimet që rrjedhin nga një sistem demokratik dhe veprojnë si të tillë. Sigurisht nuk do të quheshim shqiptarë nëse nuk do të justifikonim veten edhe në këtë rast. Shumica e motivon këtë sjellje në bazë të imponimit që i vjen nga një shoqëri dhe ambient që nuk të lejon të veprosh si një ‘demokrat’ i vërtetë. Por më lini të them që ky është një justifikim pa vlerë sepse të duash dhe të kërkosh me kaq ngulm të drejta demokratike dhe një regjim demokratik do të thotë që në jetën e përditshme të secilit prej nesh nuk mund të njihen sjellje dhe veprime përpos atyre demokratike. Nga çka thamë më sipër arrijmë në konkluzionin që ne jemi një shoqëri tërësisht jo-demokratike dhe një mungesë e tillë demokratësh nuk ka se si mos të pasqyrohet edhe në sferën politike.

Çfarë është më e rëndësishme, të gjithë duhet të biem dakord në faktin që në Shqipëri është më e fortë rezistenca ndaj zbatimit të atyre rregullave dhe parimeve demokratike formale, sesa rezistenca që ne u bëjmë praktikave jo-demokratike, jo vetëm në sferën politike por edhe në nivel shoqëror. Për këtë arsye në një kontekst të tillë është shumë i vështirë përfundimi i procesit të tranzicionit dhe konsolidimi i demokracisë. Mund të arrijmë një rezultat të tillë kur të kemi një përmbysje të raportit të mësipërm dhe ku rezistenca ndaj praktikave jo-demokratike të jetë më e fortë dhe gjerësisht më e mbështetur në krahasim me rezistencën që i bëjmë parimeve dhe rregullave bazë të demokracisë.

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

Shume dakort me titullin, po teksti le per te deshiruar.

Duhen thene qarte cilat jane hallkat e sistemit qe calojne.

E para, kushtetuta e re qe ka shkaterruar balancat ndermjet institucioneve. E dyta, kodi elektoral dhe mungesa e demokracise se brendshme i ka kthyer partite ne prona te kryetareve. E treta, pak pushtet per qeverite vendore. Amerikanet psh jane mbrojtes fanatik te te drejtave te shteteve.

Dhe kuptohet zgjedhje problematike. Po une besoj qe me keto te fundit jemi shume me perpara se me tre te tjerat.

Submitted by odeta berberi (not verified) on

I nderuar Z. Albi, artikulli nuk kishte per qellim te analizoje mangesite ne sistemin tone politik i cili per te qene korrekt nuk mund te kualifikohet si demokraci (madje edhe ne kuptimin minimal te ketij termi dmth te nje demokracie elektorale serishmi do te gjenim shume mangesi ne kritere) por nje regjim hibrid qe shfaq si karakteristikat e nje sistemi autoritar, ashtu edhe te nje sistemi demokratik minimal. Ajo qe doja te thoja eshte qe ne nivel individual dhe shoqeror, demokracia nuk po gjen mbeshtetjen e duhur per te pasur mundesi qe te afirmohet edhe ne nivel politik.

Ndersa ajo qe ju i referoheni ka te beje me zgjedhjet e sferes politike te cilat vijne ne nje moment te dyte sepse ne fund te fundit edhe elitat politike dhe zgjedhjet e tyre jane nje pasqyre e shoqerise dhe preferencave tona ne nivel individual.

Submitted by eni (not verified) on

Eshte kaq e vertete akoma nuk arrij ta kuptoj se perse ne nuk e pranojme se nuk jemi ne nje demokraci te plote .Ne thjesht kemi frike te fillojme ndryshimin nga vetja,kemi frike se si do te na gjykoje pjesa derrmuese .

Submitted by Tii (not verified) on

Kot fare

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.