Me Zot a pa Zot?

Postuar në 25 Dhjetor, 2011 02:59
Eda Derhemi

Është e thjeshtë të thuash nuk besoj. Ndoshta është më e saktë të thuash se në këtë çast besoj se nuk besoj. Ajo që besoj është se në faza të ndryshme të jetës, të gjithë kalojmë nga një pozicion në tjetrin në raport me hyjnoren, duke kërkuar zgjidhje për problemet që kemi, duke parritur frikërat ose duke i kërkuar llogari shkencore e racionale vetes për Atë të cilit i njohim pa motiv mashkullorësi dhe ia shkruajmë emrin me të madhe, edhe pa e njohur e besuar fare. Edhe vetë kjo fjali që sapo shkrova, vë re se shpreh prirjen time për të mos besuar, aq sa edhe padëshirën për të qenë kategorike për çka kalon kufirin e hulumtimit të të vërtetave minore të tokës: Kurrë mos thuaj “kurrë”! Edhe korb në u bëfsh!

Ashtu si u rrit brezi im i lindur në njëzetvjeçarin përcaktuar nga vitet 50 e 60, zor të besosh. Ne u bëmë në erën e mungesës totale të diskursit teologjik, shpesh qoftë edhe të atij me veten, një boshllëk që ulërin dhunë mbi zhvillimin e natyrshëm njerëzor; dekada e viteve 70 është dekadë vendimtare në formësimin tonë, dhe ajo dekadë është e shenjuar nga deformimi. Megjithatë mungesa e kontaktit me fenë, nuk më duket të më ketë dëmtuar. Gjithçka që di dhe mësoj për ditë, më bën të ndihem gjithnjë e më e sigurtë për distancimin prej fesë, e jo fort e sigurtë për shtytjen pa kushte të idesë së Zotit. Një ndër filozofët më të njohur kristianë në rrethet akademike të ShBA-ve, Alvin Plantinga, mendon se, nëse kur ishte student, nuk do kish lëvizur nga Harvardi për në një universitet calvinist, zor të kish ngelur kristian sot. Pa dyshim, shkolla dhe ambienti ku rritemi na ndikojnë në mënyra të ndryshme, por jo detyrimisht të drejtpërdrejta.

Mbaj mend kur isha fare e vogël një copëz vendi në dhomën time të gjumit që e quaja Perëndi. Ishte thjesht copë muri. Nuk e di ç’ma bënte atë pëllëmbë muri, mistik e hyjnor. S’ia thashë kurrë kujt, e zgjati nja dy-tre vjet, derisa një ditë u zhduk sikur s’kish qenë kurrë në mendimet e mia. Ndoshta lidhej me momentet që më tmerronin kur isha mes pesë e shtatë vjeç, dhe dëgjoja nonën time të butë që natën thoshte lutje në arabisht e, duke folur me pëshpërimë, e zinte gjumi. Më vonë në tetëvjeçare, madje edhe pak në gjimnaz, kisha supersticione nga më të çuditshmet që lidheshin me vijat e vardha, me gropat nëpër trotuare, me dritat e rrugës që ndizeshin kur errësira niste e pushtonte Tiranën, me pemë e shtylla elektrike që duheshin prekur… diçka mes paganizmit të pastër dhe botës primitive orientale të time gjysheje. Ndërsa universiteti shënoi largimin tim total nga të gjitha idetë me zota ngujuar në trurin tim. Dhe kjo, jo nga presioni i ideologjisë marksiste marrë në shkollë; madje në universitet prirjet ‘anti-establishment’ që më vinin prej tim eti, morën përpjestime shumë sistematike, dhe do ishin kanali më i mirë për të më shtyrë drejt besimit. Por tendenca për të mos besuar ishte si shkrepëtimë atyre viteve, e gjithçka tjetër dukej fare absurde. Me të njëjtën frymë revolucionare rrita dy vajzat e mia, për fat me burra që ndanin ide të ngjashme me të miat. E madhja mësoi nga unë kur ishte katër vjeç (ndërkohë që ishte edhe nën presionin e edukatoreve kristiane të thekura të kopshteve të Italisë së Jugut), se Jezu Krishti s’kish lidhje me Perëndinë dhe se duhej dekonstruktuar si figurë historike e politike. Vajza e vogël që tani është 11 vjece në Shtetet e Bashkuara, erdhi nga shkolla para pak ditësh dhe më tha: “Mami: shoqet e mia të klasës më thonë se, përderisa unë jam ateiste, nuk mund të jem kaq e gëzuar që po vijnë Krishtlindjet! Si s’e kuptojnë që këto dy gjëra s’kanë asnjë lidhje!” Pra vajza ime 11-vjeçare, e qetë e me gojën plot i thoka vetes “ateiste”! Jam e bindur që jam fajtore për një lloj lavazhi të padrejtë truri që u kam bërë vajzave të mia, sado të lumtura qofshin ato të dyja për këtë masazhim ideor. Dhe nuk ndihem mirë. Por nuk do doja as t’i kisha lënë pa një lloj “udhërrëfimi”, ndërkohë që ideologji më pak e më shumë dominante, bëjnë udhë në mendjen e kujtdo me ose pa ndërmjetësinë e prindërve. Mund të vendosësh t’i mbash larg feve, por janë ato që duhet të vendosin për lidhjet e veta me atë gjësendin që mund t’i thuhet edhe Zot. E si i bëhet kësaj?!

Nga statistika të fundit në ShBA (Eric Weiner, NYT, 10 dhjetor, 2011) del se vetëm rreth 12% e amerikanëve nuk i takojnë ndonjë besimi fetar, por, ndër ta, 93% besojnë në Zot. Pra vetëm 7% e këtij 12%-ëshit na qenkërkan ateistë (dhe ndër ta edhe ime bijë 11 vjeçe?!)! Nuk kam të dhëna për Shqipërinë, por nga njohja ime praktike e vendit dhe njerëzve, mund të them se, sado që numri i atyre që u bashkohen feve të ndryshme rritet, numri i shqiptarëve që nuk njohin fe është shumë më i lartë se ky i amerikanëve, pavarësisht nga fetë e gjyshërve tanë. Kjo pjesë mua sinqerisht e me egoizëm më pëlqen, sido që s’jam e bindur për të mirat që na sjell. Them se edhe numri i atyre që besojnë në fuqi që kanë para-rregulluar (apo prishur) botën dhe njerëzimin, duhet të jetë më i ulët ndër ne. Por për këtë nuk kam bindje. Ajo që më shqetëson është se ne nuk meditojmë sa duhet, nuk pyesim veten dhe sjelljet tona sa duhet, për shumë çështje të jetës e të njeriut. Pa dyshim rikonsiderimi i lidhjeve me Zotin, jashtë kornizave të fesë, do ishte ndër më fatlumet shpenzime energjish që do kryenim, cilido qoftë rezultati i tyre. Por jam e ndërgjegjshme se, jashtë kornizave të fesë, kjo lloj marrëdhënieje e individëve të pafe, është utopike në çfarëdolloj shoqërie reale. Përveçse po të besonim në “sensus divinitatis” që e beson edhe Plantinga, ose sensin e divinitetit me të cilin lindin brenda vetes të gjitha qeniet njerëzore. Ai i quan tipat si ne, qenie të cilave nuk u funksionon si duhet ky atribut njerëzor. Ndërsa mua më duket vetja edhe më funksionale sesa ai, sidomos sepse i jap një konsideratë të sinqertë e serioze gjithë teorive të Plantingës dhe paraardhësve të tij për pajtimin perfekt të teorive shkencore evolucioniste, me idenë e tyre të evolucionit të udhëhequr nga lart. Por nuk më bindin aspak. Përkundrazi besoj ende në procesin e një evolucioni të rastësishëm e të paudhëhequr, i cili mes të tjerash, krijoi njeriun me fakultetin e lindur të sensit gjuhësor dhe atij etik, por jo me atë të divinitetit që më duket i stisur nga qeniet fetare. Në këtë mes jemi të gjithë me prova të pjesshme, por më duket se ata që besojnë në Zot, i kanë edhe më të varfëra e të tërthorta provat e veta.

Por unë nuk jam për t’i mbyllur derën idesë. Gjithçka që i vlen e i duhet njeriut, për mua duhet të ekzistojë. Nëse besimi në Zot vlen së paku për të shëruar shpirtin e njeriut që përjeton një dhimbje jashtë forcave të mendjes e shpirtit njerëzor, atëherë jam e gjitha për të, edhe po s’e besova. Kur ai moment vjen, të gjithë duam një melhem për shpirtin, e ato nuk i gjen nëpër farmaci. Nuk jam për fenë, se besoj se historikisht është ndjekur nga korrupsioni ekonomik e politik dhe ka vepruar me mjete agresive e manipuluese. Por ndoshta një ditë do ta besoj Zotin, edhe si e pafe… nuk e di. Ka disa njerëz që dua e që i shoh si qenie me kulturë e zgjuarsi superiore, që besojnë. Më mjafton edhe kaq për të shkundur pak arrogancën time zotore.

Por për këtë fundviti jam e kënaqur me përsiatjen rreth Zotit. Jam e kënaqur që në shtëpinë time festohen Krishtlindje e Pashkë (se jemi kokë e këmbë nga fshati i mamit), Bajramet e Ramazani (se e kemi pikë të dobët babin), madje edhe Chanukah (se ish-gruan e burrit e kemi çifute, rrjedhimisht edhe fëmijët e tij prej saj janë të tillë). E mbi të gjitha festojmë ditën e Solsticit të dimrit e të verës që, për ne të marrosurit pas diellit, dritës e qiellit, janë shenja që na bëjnë të shkrehemi në verë e në gëzime të tjera njerëzore. Më mjafton edhe që sot mora një mesazh të ngrohtë nga miku im i vjetër, Shabani, që më uronte me gjithë zemër kërshëndellat, mua vajzës së Beqirit dhe të Dhimitrës, mbesë e Haxhiresë dhe Mehmetit,  e Vangjelisë dhe Vangjelit. Gëzuar edhe ti o lexues, me Zot a pa Zot!

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

He ma gezofsh edhe ti festen e gjelit te detit!

Te kjo fraza qe ke shkruar "Nuk jam për fenë, se besoj se historikisht është ndjekur nga korrupsioni ekonomik e politik dhe ka vepruar me mjete agresive e manipuluese", ka nje fjale "besoj" qe nuk hyn fare tek studimi shkencor i historise se feve. Ky lloj "besimi" eshte propagande antifetare.

Submitted by katarakti (not verified) on

Teme e ndjeshme fillozofike ne keto dite festash dhe nderrim vitesh. Cilido mendon  sa mire qe e gjeti ky vit qe po vjen, por sa keq gjithashtu qe iu shkurtua rruga drejt "ameshimit". Personalisht e konsideroj veten ateist deri ne  version agnostiku. Nuk i duroj dot prifterinjte dhe hoxhallaret, qe me duken ngandonjehere si ata komunistat e qemotshem, qe na mbaheshin sikur kishin zbuluar boten. Megjithate kjo nuk me pengon qe  Krishtlindjet dhe Vitin e Ri t'i festoj ne maksimumin e mundshem. Ndjehem mire shpirterisht dhe mendoj se edhe bota eshte  me e bukur dhe me e drejte gjate ketyre diteve. Persa i takon ekzistences se Zotit mendoj se si ateistet radikale, ashtu edhe fetaret fanatike gabohen ne bindjet e tyre absolute. Ka nje harmoni ne bote, madje gjithe universi, (sipas shkencetareve) i bindet disa ligjeve te caktuara fizike te milimetruara saktesisht. Atehere kush i krijoi keto ligje? Dikush pat pyetur:- "Persa ka diçka, ( Toka, jeta njerezit, gjithesia) ne vend qe te mos kishte asgje?!". Por dikush tjeter shtoi: "Dhe nese ka Zot, atehere çfare?! Sa per te ngare biseden, siç i thone fjales, e dashur Eda.

Submitted by Antropomorfi (not verified) on

"E madhja mësoi nga unë kur ishte katër vjeç (ndërkohë që ishte edhe nën presionin e edukatoreve kristiane të thekura të kopshteve të Italisë së Jugut), se Jezu Krishti s’kish lidhje me Perëndinë dhe se duhej dekonstruktuar si figurë historike e politike.."

O Zot sa poshte paske rene! Mire qe e madhja nuk ta vuri veshin, fale edhe faktit qe ka pasur prane te atin, se po te shkonte me mente e tua, do te kishte perfunduar me keq se ti.

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

Shkrim shume i bukur dhe i sinqerte. Meriton Pergezime.

1- Me evolucion o pa evolucion, me fè o pafè, me priften o me hoxhallar, pa priften o pa hoxhallar, sidoqofte nje gja mbetet per tu sqarue:

Si spjegohet ekzistenca e materjes dhe e ligjve te saje?

Simbas mendimit tim ne qoftese femijte nuk do te lindin dhe te edukohen ne ambjente ekstremiste, ato kur te riten dhe te piqen, vetvetiu do te ia bajne vehtes kete pyetjen e masiperme.

Submitted by Anonim (not verified) on

"... Jezu Krishti s’kish lidhje me Perëndinë dhe se duhej dekonstruktuar si figurë historike e politike ..."

Nuk late gjo pa dekonstruktu e pa shkatrru. Boni qef boni, se ka ardhe dita e ahengut

Submitted by A.G (not verified) on

"Me Zot, pa Zot'' me mire te 'kalojme' nga Betlehemi se sa direkt e ne Golgota.

Submitted by Anonim 000 (not verified) on

vajta deri tek paragrafi i parafundit dhe me me pas u ndala. mbase kur ta perfundoje se lexuari do te le nje kement tjeter me te plote.
por duke qene se une bezdisem shume nga keto diskutimet mbi fete, dhe mbi fene po shkruaj kete koment te pa plote, qe edhe s'ka lidhje me shkrimin.

une asnjehere nuk kam kuptur pse duhet te besoje ne fene e nje tipi qe historianet e pershkruajne si nje demagog te kohes se vete, si nje perpunues te ideve te nje aziatiku (qe kishte jetuar kohe me pare). nuk kuptoje se cilen fe duhet te besoje; duhet medoemos te besoje ndonje nga keto fete e medhja, apo te zgjedh ndonje nga ato te voglat?! :D sepse kam pershtypjen se, ne thelb eshte si puna e atyre bankave qe vleresohen nga numri i klienteve dhe nga koha qe veprojne ne fushen e tyre. sipas kesaj llogjike per te gjetur shpetim, do te me duhej t'i "investoja"/drejtoja lutjet e mia dhe besimin tim drejt njeres perj te medhajave. :)

le ta leme besimin ne zot, apo ne perendi apo ne te mbinatyrshme (lol, per kete te fundit), ne shijet individuale, ne fund te fundit cdonje individ i kafshes njeri ka fene e vet, qe e zbaton cdo dite, kudo!

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

Mire e ke ti per fène, por Si spjegohet ekzistenca e materjes dhe e ligjve te saje?

Submitted by Pelikani (not verified) on

Eda Derhemi i duket vetja "me funksionale" se Alvin Plantinga?! Hajde vetvlersim hajde! Urime... jo per artikullin ... por per vetvlerismin! Alamet kalamajsh paske per te rrit!

Submitted by Aulin (not verified) on

Nese flasim per nje besim te paster ne diçka qe vlersohet shume ne bote (perveç shqiptarve pas 1967) meriton patjeter vleresim Eda. Problem ngelen ekstremistet fanatike qofshin ata fetare por edhe ateiste.

Te gjithe fanatiket njelloj jane.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Një shkrimë i mirë të faleminderit dhe është gjëja më e mirë për çdo prind të meret me edukimin e fëmijëve që ti mësojnë të jenë të denjë për shoqërinë dhe sa i përketë fesë duhet të meren në një moshe  që të kuptojnë se çfarë është feja.Përgëzime dhe gëzuar kishlindjet

Submitted by EV (not verified) on

Eshte per te ardhur keq qe kulmi i mendjeve me te 'ndritura' ne Shqiperi ngelet tek shprehja 'e vetmja gje qe di me siguri eshte qe s"di asgje me siguri'!

Eshte shume e pershtatshme te quash dike ekstremist, thjesht sepse di cfare beson dhe pse e beson.

Eshte e pershtatshme, sepse ndihmon te shuaje ndergjegjen qe flet papushim per krijuesin, duke uleritur per te mbytur zerin e saj, per t'ja mbushur mendjen vetes se je ne rregull, pasi nuk mund te pranosh qe thjesht sepse ti nuk di, nuk do te thote qe dikush tjeter mund t'i dije keto gjera me siguri, dhe nuk flet nga ekstremizmi, por nga nje realitet qe ti nuk e njeh.

Ndoshta, thjesht ndoshta, ne si popull vuajme pikerisht vendimet tona te krenarise, duke adhuruar njohurine ne vend te dijes, dhe trurin e njeriut ne vend te atij qe beri trurin.

Submitted by Anonim 000 (not verified) on

per aq kohe sa ndonje i krishtere, apo evangjelist, apo protestanat, apo mysliman, apo judaust, apo ndonje fe tjeter, do tu mesoje femijeve te mitur se duhet te mendojne ne nje menyre te caktuar, sipas ligjeve te nje libri te shkruar nga ndonje palo demagog para nja 2-3 mije vjetesh, se duhet te mos bejne pyetje per ato qe u thuhen... at'here, deri at'here ne kete bote dhe ne si popull gjithashtu, do te vuajme, dhe cfare vuajtjesh!

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

Gjate ketyne 2000-3000 vjetve kan dhane mendimet e tyne shume njerz qe mendojne. Ato qe nuk kan mendue dhe as mendojne nuk i kan dhane njerzimit asgja. Nga diskutimet e njimbasnjishme te mendimeve te ketyne njerzve qe mendojne, ka arritur ketu mendimi njerzor i sotem. Pa mendimet e tyne njerzimi sot do te kishte mbete si ne kohen e 2000-3000 vjetve. Prandej ato nuk mund te quhen "palo demagog para nja 2-3 mije vjetesh" .

Submitted by Anderson Marku (not verified) on

Perpara se te vazhdoj komentin tim rreth shkrimit, doja t'i beja nje pyetje "publicistes". A e di ajo se cfare do te thote "fanatik"? Fanatike nuk jane vetem fetaret (sic degjojme rendomte ditet e sotme), por "cdo njeri i cili ndjek ne menyre te verber nje ideologji te caktuar, qofte ajo fetare apo jo". Mesa duket, ekstremi ka kaluar ne ekstrem. Nga edukimi fanatik i prinderve tuaj ndaj jush nepermjet besimit te verber, ju te njejten metode keni ndjekur ne mesimin e femijeve tuaj ne ateizem. Fakti qe ju nuk besoni, nuk mohon ekzistencen e Zotit, por thjesht mos-besimin tuaj. Te shprehurit vazhdimisht rreth "besimit" tuaj, nuk eshte asgje tjeter vecse propagande e bindjeve tuaja ateiste.

Submitted by G.G. (not verified) on

E paske kenaqur qafirin Mustafa Nano me kete shkrim o Derhemi i Tirones.

Submitted by Agim Shkodra (not verified) on

" Nese ideali qe udheheq jeten tone na heq gezimin per te jetuar,krijon ne neve nje pakenaqsi,zemerim,ofendim,eshte per t'u besuar qe ky eshte nje ideal i gabuar."

Nuk eshte mire qe tìi gjykosh njerezit vetem nga nje moment i jetes tyre;edhe ata si ti edhe si te tjeret jetojne spas momentit dhe vuajne lodhjet e tyre.

Keshtu qe fjalet qe po shkruaj me poshte nuk jane gjykim,por nje mendim personal.

A KA ZOT ?

Pyetje e bukur dhe per mos te thene pyetja me e veshtire qe mund t'i vihet perpara nje njeriu!
A ka Zot ? Sigurishte qe ka ,sepse po te mos kishte kush e krijoi kete bote dhe gjene me te bukur te kesaj bote Njeriun,te ngjashem me Zotin : Krijues,qe mendon ,imagjinon,dashuron,........................
A ka Zot eshte nje pyetje qe s'ka nevoje per pergjigje! Njeriu,ne greqisht :Antrhopos-Ai qe shikon lart;ne latinisht :Suspiens-Ovidio ,poeti latin ,thote "Iddio all'uomo altera la fronte e comando di fissare il cielo"(Zoti njeriut ja ndryshoi ballin dhe e urdheroi te shikoj qiellin) eshte i vetmi qe e mbane shikimin lart dhe kerkon Zotin,sepse Zoti ne te ka vendosur nje koshience,ndergjegje qe te kuptoj ekzistencen e vete dhe po te shkeputet nga Zoti ,nga maredhenia me te ,te mos gjeje paqe edhe kur i ka qe te gjitha ne kete bote me shumice.Shikoni shume te pasur qe s'kane paqe dhe lumturi.Brenda zemres sone,shpirtit tone mund te fusim çdo gje por ai nuk ngopet kurre,po nuk futem Zotin ne te,sepse Zoti e ka bere shpirtin e njeriut per veten e tije.Kot lodhen njerezit per ta mbushur me gjera te ndryshme, edhe pse te bukura,pa Zotin ai do te jete gjithmon bosh.
Pyetja qe une shtoje eshte kjo: Kush eshte Zoti i vertete?

Submitted by ani (not verified) on

Shkrim shume i goditur.Personalisht nuk do ti artikuloja me bukur mendimet e mia ne lidhje me kete teme.Mendje e hapur.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.