Prishtinë, gazetari Zeka boton listën me “emrat që do arrestohen nga Gjykata Speciale”

Postuar në 04 Gusht, 2015 13:06

Menjëherë pas votimit për ngritjen e Gjykatës Speciale, gazetari Milaim Zeka ka publikuar një listë emrash që do të jenë sipas tij, pjesë e arrestimeve. Mes emrave janë edhe Hashim Thaçi e kreu i Kuvendit Kadri Veseli. Zeka flet për “burimet tona të informacionit” dhe pohon se lista është mbajtur top sekret, se duke u nisur nga eksperiencat e hidhura të së kaluarës, askush nuk donte që ky proces të dështojë. Lista e emrave sipas Zekës:
-Agim Çeku, ish shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, si dhe ish kryeministër i Kosovës.
-Azem Syla, ish komandant i UÇK- së.
-Hashim Thaqi, drejtor në Drejtorinë Politike të UÇK -së. Kryetar i PDK-së, ish kryeministër, dhe aktualisht Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.
-Kadri Veseli, ish shef i Sherbimit Informativ Kombëtar të UÇK -së, aktualisht Kryetar i Parlamentit të Kosovës, dhe nënkryetar i PDK- së, partisë më të madhe në vend.
-Xhavit Haliti, ish antar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, përgjegjës për Shqipëri, dhe ndërlidhës i kësaj organizate me organizmat e ndryshëm ndërkombëtar. Aktualisht, nënkryetar i Parlamentit të Kosovës.
-Dr. Shaip Muja, ish përgjegjës për Shendetësi pranë Shtabit të Përgjithshëm të UÇK -së, aktualisht deputet i pavarur në Parlamentin e Kosovës, por që vjen nga radhët e PDK -së. Ajvaz Berisha, komondant i njesiteve speciale të UÇK -së, profesor I Universitetit Publik, aktualisht konzull në Frankfurt.

Nga radhët e AAK- së:
- Daut Haradinaj, ish komondant i UÇK- së, i akuzuar pas luftës për krime lufte, ku ka vuajtur disa vite denim me burg. Aktualisht, deputet i Parlamentit të Kosovës.
-Blerim Kuqi, ish komondant i UÇK- së, ish kryetar Komune në Suharekë.
-Lahi Ibrahimaj, ish anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK se, i akuzuar nga Tribunali i Hagës, së bashku me Ramush Haradinaj. Aktualisht, deputet në Parlamentin e Kosovës. Nga Vetëvendosja
-Rexhep Selimi, ish antar i Shtabit të Përgjithshëem të UÇK- se. Aktualisht, deputet në Parlamentin e Kosovës.

Nga Partia Nisma:
- Fatmir Limaj, ish antar i Shtabit të Përgjithshëm, ish ministër.
-Bislim Zyrapi, ish shef i Shtabit të Pergjithshëm të UÇK -së, të cilin e zevëndësoi Agim Çeku.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.