I shoqi i Bujana Bushit, viktimës së aksidentit në Kavajë, kërkon 100 mijë eurot dhe akuzon për fshehje të ngjarjes

Postuar në 03 Gusht, 2015 14:04
Aksident, kavaje, policia, sendet personale, euro, akuza, fshehje e ngjarjes

Kundrejt njoftimeve policore edhe për kapjen e një grami hashash, një aksident rrugor i lënë në heshtje, edhe pse ka patur një viktimë, dhe shuma e parave prej 100 mijë eurosh që kishte në çantë 32 vjeçarja Bujana Bushi, bënë dje xhiron e mediave. Policia së fundi sqaroi se sendet e gjetura në vendngjarje i ka prokuroria, por kjo nuk e bind bashkëshortin e Bujanës, Vullnet Troka, 45 vjeç. Ai ka dhënë një intervistë për GSH, ku deklaron se “Bujana ka pasur mbi 100 mijë euro në çantë; ishin paratë e kursyera nga gjaku e sakrifica jonë, e gjithë jeta jonë; ishin ato kursime me të cilat do të blinim një shtëpi së bashku. Paratë diku ka kanë shkuar, dhe për këtë duhet të hetohet dhe të zbulohet e vërteta”. Ai ka disa pikëpyetje për aksidentin e 30 qershorit në Lekaj të Kavajës Pranon se marrëdhënia e tyre ka patur ulje-ngritje, por ka disa mistere në këtë histori, sipas tij:
“Më shqetëson fakti, ku janë sendet e saj personale? Nga e mësoi infermierja e spitalit të Durrësit numrin e celularit tim, të kunatit apo nënës së Bujanës, dhe pse nuk gjendet asnjë prej celularëve të saj? Pse policia apo kush tjetër duhet t’i dorëzojë vëllait të shoferit çantën e Bujanës? Ku janë paratë?
Pse policia nuk e dha për mediat atë ditë aksidentin? Aty mbeti e vrarë ime shoqe, nënë e një fëmije. Pse heshti policia? E për të gjitha këto pikëpyetje unë dua drejtësi! Dua drejtësi në emër të djalit tonë Luisit, i cili ka mbetur pa nënë!”.
a.j

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.