E turpshme, 22 milionë euro investim në bujqësi, dy qeveri shqiptare sjellin vërdallë investitorët

Postuar në 03 Gusht, 2015 19:18

Investigim.al është marrë me kalvarin e një kompanie norvegjeze, “Frupor”, konkretisht degën e saj Farm Albania, që prej 7 vitesh kërkon të ngrejë një një fermë të madhe në Komunën Topojë të Fierit. Investimi kapte shifrën e 22 milionë eurove dhe do të punësoheshin mbi 1300 persona. Pavarësisht planit të detajuar të investimeve, norvegjezët u eleminuan pas 7 vitesh zvarritje nga një kompani e cila nuk publikoi asnjë projekt. Kjo e fundit përbëhet nga një administrator nga Bangladeshi, i cili rezulton të ketë shtetësi shqiptare, pavarësisht se vendin tonë e ka vizituar vetëm dy herë dhe ka qëndruar për pak ditë. Nga ana tjetër, Ministria e Bujqësisë refuzon të japë shpjegime.
Para shtatë vitesh, një delegacion shqiptar në përbërje të të cilit ishin edhe drejtues të Bashkisë Fier vizituan një fermë bujqësore të “Frupor” në Portugali. Qëllimi ishte për të parë modelin që do të implementohej në Shqipëri, ku veç të tjerash sigurohej shitja e garantuar e produktit. Por vetëm fjalë të mira dhe gurë në trastë, megjithë takimet dhe garancitë nga ministri Ruli e kryeministri Berisha. Ndërkohë gjithaçka ishte paraqirut me seriozitet prej investitori të mirëfilltë, si projektet, fizibilitetin teknik e financiar etj.
Por peripecitë me pronësinë e tokës, kalimin e saj nga një agjenci te tjetra etj, burokracitë e zyrave tona etj, e mbyllën faqen e qeverisë së vjetër dhe... vijuan edhe me qeverinë e re. Fiks njësoj:
Në gusht 2013 Ilir Meta, ende pa u zgjedhur Kryetar i Kuvendit viziton fermën bujqësore “Frupor” në Portugali. Në muajin nëntor 2013, investitorët norvegjezë priten nga ministri i ri i Bujqësisë, Edmond Panariti, i cili pasi u vu në dijeni të projektit disa miliona eurosh, kërkoi rinisjen nga e para të procedurave duke u kthyer në pikën “zero”. Investitorët u pritën në Kryeministri edhe nga vetë kreu i qeverisë Edi Rama. Më 17.01.2015 Ministria e Bujqësisë hapi procedurat për dhënien e tokës bujqësore me qira prej 1146 hektar në Komunën Topojë, Qarku Fier. Njoftimi u publikua në gazetën “Sot” dhe thirrja do të ishte e hapur deri në datën 17 shkurt 2015, ora 10:00. Pikërisht më 17 janar dhe në orën e përcaktuar 10:00, investitorët norvegjezë ndodheshin në sallën e hapjes së ofertave për të prezantuar projektin. Por me një vendim të dyshimtë, ata të cilët ishin të vetmit në sallën e ofertave, njoftohen për një shtyrje të orarit të hapjes së ofertave për në orën 14:00, për shkak të mungesës së njërit prej anëtarëve të Bordit të Qiradhënies së Tokave Bujqësore. Norvegjezët insistuan të presin deri në orë 14:00 për të marrë pjesë në procedurën e konkurrimit. Në orën 14:00, hyn në garë befasisht një kompani e cila nuk ishte prezantuar asnjëherë dhe që shfaq interes për të njëjtën parcel toke që kërkonin të merrnin me qira investitorët norvegjezë. Për çudi, kjo kompani e cila quhej “Agri Product Europe”, me administrator një hollandez Servatius Petrus Gerardus Huibers dhe ortak një shtetas nga Bangladeshi Mohammad Karim del fituese pa prezantuar asnjë projekt konkret në momentin e vlerësimit të ofertave....
Kush është “Agri Product Europe”? Deri para 18 muajsh, kjo studio ligjore drejtohej nga Vojo Bregu, i cili aktualisht mban postin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.