Parashikim shqetësues: Në Tokë ka më shumë njerëz sesa burimet mund të mbështesin

Postuar në 03 Gusht, 2015 13:38

Parashikimet e OKB-së thonë se Toka në vitin 2100 do të ketë diku tek 11.2 miliardë njerëz. Një shifër që shtron qysh tani problemin e madh ekonomik, social dhe mjedisor. “Sa mё shumё njerёz tё ketё nё Tokё, aq mё shumё konsumohen burimet. Llogaria ёshtё fare e thjeshtё: "por ёshtё edhe njё ҫёshtje se si veprojmё me kёto burime. Sepse nёse tё gjithё njerёzit nё Tokё do tё jetonin kёshtu, siҫ bёhet sot nё Gjermani apo nё SHBA, atёherё Toka qysh sot nuk do tё kishte mё kapacitet”, citon “Deutsche Welle” Ute Stallmeister nga fondacioni Popullsia Botёrore në Hanover. Propozimi është që të ngadalësohet rritja e popullsisë, të bëhet planifikim familjar dhe të kursehen me këtë mënyrë “9 miliardë euro”.
Skenari i rritjes së popullsisë është katastrofik për të gjithë. Për të varfrit që bëhen edhe më të varfër, por edhe për të shëndetshmit që rrezikohen nga epidemitë. “Atje ku njerёzit jetojnё dendur me njëri-tjetrin edhe shёndeti ёshtё mjaft i rrezikuar. Epidemitё mund tё pёrhapen lehtё. Ështё pёr kёtё arsye jashtёzakonisht e rёndёsishme tё investohet nё zhvillimin e vaksinave, nё mёnyrё qё tё mbytet qysh nё filiz rreziku i pёrhapjes sё epidemive", vё nё dukje Stallmeister. Mirëpo planifikimi familjar, i ndjekur me rreptësi në Kinë, shoqërohet me probleme të mëdha ekonomike. P.sh llogaritet se politika e një fëmije që ndoqi Kina që nga viti 1979, ka sjellë plakjen e popullsisë dhe në një periudhë afatmesme po rrezikon sistemin kolosal të pensioneve. E njëjta dukuri parashikohej nga “Pew Research Center” për SHBA-në, vend ku në vitin 2060 parashikohet që grupmosha 80-85 vjeç, do të barazohet në përqindje me grupmoshën 5-10 vjeç. Si të përballohet financiarisht një grup i këtillë? Pyetje që ende nuk kanë përgjigje shteruese, por që qysh tani nisen nga një premisë apokaliptike: Njerëzimi po arrin kufijtë e vet në planet.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.