Të dhënat nga Die Welt: Ja përse Valdet Gashi u ekzekutua nga ISIS

Postuar në 03 Gusht, 2015 16:03

Një zhgënjim më fatal nuk mund të kishte për ish kampionin botëror të thaiboksit Valdet Gashi. Ai përfundimisht është ekzekutuar nga ISIS-i, sipas informacioneve që ka siguruar gazeta gjermane “Die Welt”. Deri tash ishte e paqartë se në çfarë rrethanash ka ndodhur vrasja e shqiptarit që kishte shkuar në Siri të luftonte për xhihadin. Por arsyeja, po:
Sipas gazetës, Valdet Gashit kishin filluar t`i lindnin dyshime rreth kursit të Shtetit Islamik (ISIS-it). Ai madje me dilemat e tij i ishte drejtuar politikanit nga FDP Tobias Huch nga landi Rheinland-Pfalz. Ai e kishte kontaktuar politikanin në fjalë përmes facebook-ut, pasi kishte pasur plan të blinte lirinë e skllevërve nga ISIS-i dhe për këtë i kishte kërkuar para politikanit Huch. Ky i fundit, nga ana e tij e kishte sinjalizuar mbështetjen, siç shihet nga protokolli i korrespondencës së tij me Gashin në chat.
Dy ditë pasi që Gashi e ka njoftuar politikanin Huch për mundësinë e lirimit të jezidëve të rrëmbyer dhe nxjerrjes së tyre jashtë territorit të ISIS-it, është raportuar për vrasjen e Gashit.
a.j

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.