Pulitzer vlerëson autoren e videos së vdekjes së George Floyd

Postuar në 12 Qershor, 2021 12:22

Bordi i çmimit kryesor për gazetarinë në SHBA, Pulitzer, ka vlerësuar këtë vit një adoleshente amerikane, Darnella Frazier, e cila filmoi me celularin e vet arrestimin dhe mandej vdekjen e George Floyd, amerikanit me ngjyrë që provokoi aq shumë reagime. Bordi ka cituar në mënyrë të posaçme adoleshenten Frazier duke shënuar kështu një rast shumë të rrallë që një juri e specializuar njeh meritat e dikujt pa formim gazetaresk dhe që nuk e ushtron profesionin.

Në vlerësim thuhet se Frazier, 18 vjeç, regjistroi “një video trasnformuese që tronditi shikuesit dhe provokoi protesta kundër brutalitetit policor në botë”. Videoja u bë shumë e famshme dhe ajo preku një masë të madhe njerëzish me pamjet eksplicite të policit Dereck Chauvin me gjunjët në qafën e Floyd, i bllokuar dhe i parrezikshëm, duke u lutur për jetën e tij.

Në dëshminë e vet, Frazier ka deklaruar se po çonte kuhsëririn e vet 9 vjeçar për t’i blerë diçka për të ngrënë kur pa “një njeri të tmerruar që lutej për jetën e tij” dhe kështu që nxori telefonin dhe regjistroi. Videon e ngarkoi në Facebook po atë natë ku u pa nga miliona njerëz dhe ajo është krahasuar për nga efekti me videon e realizuar në vitin 1991 në Los Angeles nga George Holliday ku shfaqeshin policë që rrihnin Rodney King, një motorist me ngjyrë dhe atë të Ramsey Orta në vitin 2014 që paraqiste një polic në New York teksa vriste Eric Garner, një njeri me ngjyrë.

Bordi e ka cilësuar Frazier një shembull të “rolit kyç të qytetarëve në përpjekjen e gazetarisë për të vërtetën dhe drejtësinë”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.