Aplikacioni i FBI-së, “karremi” për mbi 800 të përfshirë në aktivitete kriminale  

Postuar në 08 Qershor, 2021 15:10

Të paktën 800 persona të përfshirë në aktivitete kriminale u vunë në pranga falë një hetimi ndërkombëtar të drejtuar nga FBI. Operacioni Mburoja e Trojës përfshiu polici nga gjashtëmbëdhjetë vende të tjera si dhe Europolin, agjencia e zbatimit të ligjit të Bashkimit Evropian.

Në kuadër të këtij operacioni u kryen qindra kontrolle dhe u sekuestruan mbi tetë ton kokainë, dy ton amfetamina dhe metamfetamina, 22 ton kanabis dhe 48 milionë dollarë (39.4 milion €) në monedha të ndryshme dhe kriptomonedha, raporton Euronews.

Operacioni rezultoi i suksesshëm falë një aplikacioni të koduar mesazhesh të zhvilluar nga FBI, i quajtur ANOM. Ky aplikacion shërbeu si karrem, pasi kriminelët nisën ta përdornin, pa e ditur se agjencitë e zbatimit të ligjit po monitoronin miliona mesazhe në lidhje me kontrabandën e drogës, pastrimin e parave dhe madje edhe vrasjet e planifikuara.

Aplikacioni u vu në funksion në mbi 12 000 pajisje të koduara në 300 sindikata kriminale që veprojnë në më shumë se 100 vende, duke përfshirë krimin e organizuar italian, bandat e jashtëligjshme të motorëve dhe organizatat ndërkombëtare të trafikut të drogës.

Përgjatë 18 muajve, agjencitë e zbatimit të ligjit fituan akses në mbi 27 milionë mesazhe.

Në prill, Europoli paralajmëroi në raportin e radhës së krimi i organizuar nuk ka paraqitur asnjëherë më shumë se sot rrezik për BE dhe qytetarët e saj.

Comments

Submitted by kovid (not verified) on

pas kovidit shkalla e budallallekut vertet qe ka shkuar ne qiell
kjo vertet qe ehste nje tjeter LOW e trurit human (te budalleve qe meren dhe me gjera te jashteligjshme) ... po ctu thuash ...
eh sikur te peshkoheshin te gjithe keshtu ....
cecoja me bicaj nje cike me ndryshe i ben punet.
mbase ju kishte rene vigjilenca nga kohet ku jetojme ...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.