Moderatoret femra janë shumë mirë, por jo për të mbuluar një panel me meshkuj

Postuar në 02 Qershor, 2021 15:53
Rogier Elshout/Beatriz Rios

 

"A mund të dërgoni një moderatore femër, sepse të gjithë folësit i kemi burra?"

Ndërsa moderatoret u përqëndruan te 'flluska e Brukselit', e marrim këtë kërkesë seriozisht. Tani që jemi bërë gati të kthehemi në "normalitet", ndërsa eventet që lidhen me politikëbërjen e BE-së janë të shumta, rrjedhimisht edhe panelet të pashmangshme, është mirë që të kthehet vëmendja te barazia gjinore.

Por shumë shpesh një moderatore grua kërkohet për hir të diversitetit gjinor. Si për të mbuluar problemin e vërtetë: të gjithë folësit janë burra. Por kjo nuk duhet të rregullohet me një grua moderator apo me futjen e elementit femër në intermexo. Problemi duhet zgjidhur që në rrënjë: të diversifikohen llojet e spikerave. Është gjë e mirë nëse pyetjet bëhen nga dikush që nuk është burrë, por është gjithashtu mirë që ata të cilët u përgjigjen këtyre pyetjeve të jenë sa më të ndryshëm.

Nëse përfshihen mendimet e të gjitha moshave, ngjyrave, prejardhjeve, përvojave, qëndrimeve dhe gjinive, biseda bëhet më interesante dhe e rëndësishme. Dhe nëse shtohen zëra të rinj, do të jepen përgjigje të reja dhe më shumë njerëz do të ndihen të përfaqësuar. Thelbi, natyrisht, është mungesa e ekuilibrit gjinor në pozicione të larta.

Për sa kohë që shumë ekzekutivë në moshë dhe përfaqësues të tjerë të organizatave, institucioneve dhe think-tankeve mbeten përgjithsisht burra të bardhë në moshë të mesme, do të jetë e vështirë të rritet diversiteti edhe në konferenca. Por ne nuk duhet të presim derisa ky problem të zgjidhet, për të zvogëluar problemin e paneleve vetëm me burra.

Kuota të ndryshme, jo kuota diversiteti

Vendosja e kuotave ndihmon në përcaktimin e një niveli minimal. Por në vend që të krijoni një panel siç do të bënit gjithmonë, por tani me kuota, rimendoni eventin: si mund të marrim një spektër të gjerë opinionesh? Nëse merr shumëllojshmëri mendimesh si pikënisje, kërkimi për folës më të ndryshëm do të jetë shumë më i lehtë. Lërini njerëzit të flasin sepse ka rëndësi dhe jo ​​sepse janë të rëndësishëm. Po sikur në vend që të zgjidhnit “peshat e rënda”, të zgjidhni zërat interesantë? Nëse tashmë keni dy 'zëra të brendshëm', pasurojeni diskutimin me një të huaj.

Nëse keni dy “pesha të rënda”, pasurojeni diskutimin me një sfidues. Nëse keni dy CEO, mos shtoni një të tretë, por shtoni dikë nga radhët e punëtorëve të thjeshtë. Nëse e bëni këtë, ka shumë të ngjarë që të “pengoheni” në njerëz më të ndryshëm.

Ne një herë moderuam një debat zgjedhor mbi biodiversitetin. Sigurisht, tre drejtorët (racë e bardhë, moshë e mesme) të organizatave kryesore duhet të mbanin një fjalë përshëndetëse. Por pas kësaj, në vend që t'i linim ata të flisnin për politikat e tyre, ne intervistuam një fermer, një vullnetar dhe sipërmarrës. Kjo jo vetëm që rezultoi në një panel më të larmishëm, por kemi pasur një debat më konkret, më të rëndësishëm dhe të gjallë. Ndaloni së thëni 'nuk ka femra mjaftueshëm'. Ka të tilla. Nëse organizoni evente, shikoni faqet e internetit si Binder-i i Brukselit ose kërkoni në mënyrë specifike ekspertë gra. Nëse jeni folës mashkull dhe e kuptoni që paneli në të cilin jeni ftuar nuk është aspak i ekuilibruar, sugjeroni emrin e një kolegeje femër.

Nëse ftoni 50 mjeke femra të flasin në një konferencë mjekësore, 49 do të thonë: 'Unë nuk jam eksperte në këtë fushë specifike'. Nëse pyet 50 avokatë meshkuj, bankierë ose mbledhës plehrash, 49 do të thonë 'sigurisht, unë kam qenë një herë te një mjek kështu mund të flas për këtë gjë'. Sigurisht, kjo është njëfarë karikature dhe nuk keni pse t’u thoni grave se ato janë shumë të përulura, por sigurojini që të ecin përpara. Nëse punoni në një organizatë, një think-tank apo një universitet: mbështetni ekspertet femra. Siguroni trajnime, mbështetje dhe rekomandime. Dhe si gra: kërkoni hapësirën tuaj.

Nëse një ftesë për të folur nënkupton një fjalim në një atmosferë shumë formale, nuk është e lehtë të thuash 'po' nëse nuk je mësuar me këtë gjë. Nëse diskutimet janë debate tipike mashkullore ku folësit përpiqen të tejkalojnë njëri-tjetrin apo kanë shumë batuta, kur folësit shpallen si 'autoritete' në vend të 'zërave të freskët', të huajt do të hezitojnë.

Nëse i bëjmë konferencat tona më të qeta, më pak për deklaratat dhe më shumë për dialogun, jo vetëm që ato do të jenë më gjithëpërfshirëse për folësit jo humë të motivuar, ato do të jenë gjithashtu më të rëndësishme, argëtuese dhe produktive. Shpresojmë që në dy vitet e ardhshme të mos marrim më kërkesa për moderatore femra, por për një moderatore që u përshtaten eventeve dhe vlerësojnë panelin. Pavarësisht nëse janë femra apo meshkuj. Dhe nëse ne atëherë propozojmë një jo-mashkull, kjo është për shkak të vlerës së shtuar si moderator, jo si simbol.

Dhe në vend të të njëjtave panele, por tani me femra, ne do të kemi biseda vërtet përfshirëse dhe të larmishme.

Burimi: EuObserver

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.