Amazon blen kompaninë ikonë të Hollivudit

Postuar në 26 Maj, 2021 17:41

Amazon do të blejë kompaninë e filmave Metro-Goldwyn-Mayer për 8.45 miliardë dollarë. Në këtë mënyrë, gjiganti i shitjeve online ka në plan të përdorë kompaninë ikonë gati 1-shekullore për të përmbushur kërkesën e madhe për përmbajtje në platformat e transmetimit, raporton "Bloomberg".

Për Amazon, kjo është blerja më e madhe që kur ra dakord për të blerë Whole Foods në 2017 për 13.7 miliardë dollarë. Në fushën e argëtimit, kjo blerje vjen pas investimeve prej rreth 11 miliardë dollarësh në përmbajtje për shërbimet e saj video dhe muzikore vetëm vitin e kaluar.

Përhapja e shërbimeve të transmetimit, duke përfshirë hyrjet e reja si HBO Max dhe Disney + e ka shtyrë kompaninë “Amazon” të zgjerohet në këtë fushë. Shefi ekzekutiv, Jeff Bezos, nuk e ka fshehur ambicien edhe në këtë drejtim dhe MGM ofron material të bollshëm për transmetim.

Për më tepër, me rivalët e shitjes me pakicë si Walmart Inc. që po hapin dyqane gjithnjë e më të sofistikuara online, Amazon duhet të punojë edhe më shumë për t'i mbajtur 200 milionë abonentët e saj Prime.

MGM është aktualisht në pronësi të fondeve si Anchorage Capital Group. Ajo është parë shpesh si mundësi e mirë nga gjigantët e teknologjisë që operojnë në këtë fushë, por nuk ka arritur të mbyllë asnjëherë një kontratë shitjeje. Vitin e kaluar, kompania punësoi këshilltarë për të kërkuar oferta dhe marrëveshja e fundit duket se është finalizimi i punës së tyre.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.