Marrëveshja e Prespës na shndërroi në aleatë me Greqinë

Postuar në 13 Maj, 2021 19:33
Intervistoi: Tom Ellis

 

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, thekson se anëtarësimi i vendit në NATO e ka shndërruar marrëdhënien me Greqinë në një aleancë. Në një intervistë dhënë për gazetën greke “Kathimerini”, Zaev ka vlerësuar rolin e Athinës në patrullimin e qiejve të Maqedonisë, ndërkohë që e ka cilësuar Marrëveshjen e Prespës si një hap që ka hequr pengesat e një bllokade 30 vjeçare.

Si nisën dhe u finalizuan përpjekjet që çuan në Marrëveshjen e Prespës?

Duke hedhur sytë pas, tre vjet më vonë, mund të them se si në vendin tim, ashtu edhe në Greqi, vullneti i fortë politik i liderëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre të afërt për ndryshimin e imazhit të Ballkanit ndërveproi. Mendoj se nuk do ta kisha gabim, as do dukem pa modesti, të them se si Alexis Tsipras dhe Unë, hymë në një process në të cilin ne rrezikuam karrierat tona politike pa llogaritur të ardhmen tonë personale. Ne pranuam sfidën për t’i dhënë botës një zgjidhje që rezulton nga qasja europiane në kërkimin e përgjigjeve për pyetjet më të vështira, për mosmarrëveshjen lidhur me emrin e vendit tim dhe bllokadën tridhjetëvjeçare që pasoi.

Ne arritëm një marrëveshje për të shkuar drejt një zgjidhjeje. Dhe ne dinim se nuk kishte kthim pas, përndryshe nuk kishte për të patur një vullnet politik dhe personal të të gjithë atyre që u përfshinë në process. Sigurisht, i shumëvlerësuari dhe ndërmjetësi me përvojë, Matheë Nimetz ishte aty dhe me mençurinë dhe përvojën e tij, e dinte kur të merrte pjesë në process, por më e rëndësishmja, kur të na linte që të ecnim vetë në labirintin që çon drejt zgjidhjes. Një problem kaq kompleks dhe i ndjeshëm kërkon delikatesë, vigjilencë dhe përgjegjshmëri në çdo moment. Kështu vepruam.

Si ishte puna me Kryeministrin grek Tsipras?

Kjo nuk ishte çështje e diplomacisë së bulldozerit siç mund mendojnë apo sugjerojnë disa. Momenti më i rëndësishëm ishte ne pamë vlerat e përbashkëta. Atëherë lidhja bëhet më e dukshme dhe më e rëndësishmja, ajo u bë motivuese për të dy ne. Ne zgjodhëm të marrim vendime. Për të zgjidhur çështjen e emrit të vendit tim. Për të mos e shtyrë, përllogaritur, për të mos luajtur me publikun e të dy vendeve, për të mos haxhuar kohën e miqve tanë, mbështetës të këtij procesi. Për t’i dhënë rajonit një Ballkan të ri, Ballkanin e shekullit të 21-të, në të cilin e shkuara, hijet e historisë, nuk do të jenë pengesa të pakapërcyeshme për të ardhmen tonë të përbashkët europiane. Kjo na lidhi dhe ajo lidhje u fuqizua nga atmosefera miqësore që u bë përherë e më shumë e tillë në secilin nga takimet tona, apo në takimet e punës së bashkëpunëtorëve tanë më të afërt dhe ministriave të Jashtëm, Nikola Dimitrov dhe Nikos Kotzias.

Në një mjedis të tillë ne arritëm zgjidhjen që e kurorëzuam me Marrëveshjen e Prespës, e cila në mënyrë miqësorë përcaktoi interpretimet e termit “Maqedonia” duke mbrojtur dinjitetin, identitetin kombëtar dhe kulturoro të popullit tonë në mënyrë dinjitoze. E gjithë bota demokratike dhe miqtë tanë të përbashkët, partnerët dhe mbështetësit thanë se kjo marrëveshje ishte hapi që na nxori nga bllokada dhe e shkuara dhe që hapi dyert e së ardhmes – e ardhme që n aka siguruar anëtarësimin në NATO; e ardhme që na ka çuar në rekomandimin për një fillim të pakushtëzuar të negociatave të anëtarësimit në BE.

A ka ende kundërshti ndaj marrëveshjes brenda Maqedonisë së Veriut?

Konsideroj se tashmë, tre vjet më pas, të gjitha argumentet e aktorëve opozitarë që çorientuan publikun në Republikën e Maqedonisë së Veriut, rezultuan si skajshmërisht të pabazë dhe keqdashës, si ato se Marrëveshja e Prespës degradon të drejtat e fituara dhe se ajo privon brezat e ardhshëm nga e drejta për të qenë maqedonas. Këto ishin manipulime të rreme dhe të dëmshme, përderisa Neni 7 i Marrvëshjes e bën të qartë dallimin se termi Maqedonia dhe Maqedonas në Greqi do të thotë pjesa helenike e historisë, ndërkohë që Maqedonia dhe Maqedonas në kontekstin tonë reflekton territorin tonë, gjuhën dhe njerëzit me të gjitha atributet, historinë, kulturën dhe trashëgiminë e ndryshme nga ato në Greqi. Ka ende disa qendra politike, kryesisht në pjesën nacionaliste të spektrit politik në vendin tonë, të cilat kohë pas kohe, tregojnë një prirje publike për të sfiduar Marrëveshjen e Prespës, por ju siguroj se këto janë aktivitete pa ndonjë ndikim serioz.

Mendoni se rezulati ju dha të drejtë?

Nuk kam absolutisht asnjë dyshim për rezultatet që kemi arritur me Marrëveshjen e Prespës dhe përfitimet afatgjata të saj për për vendin. Çështja e hapur që Greqia kishte me emrin tonë kushtetues lindi nga pavarësia e Republikës së Maqedonisë dhe ishte një pengesë për pranimin e vendit tonë në Kombet e Bashkuara dhe për njohjen e plotë ndërkombëtare të saj. Kjo mosmarrëveshje ishte arsyeja për bllokadën që na pengoi  në arritjen e synimeve strategjike për anëtarësim në BE dhe NATO. Mosmarrëveshja ishte guri që po e tërhiqte poshtë Republikën e Maqedonisë.

Ne jemi vetvetja në rrugën tonë dhe po më në fund po njihet nga të gjithë fqinjët tanë, nga Republika Helenik dhe komuniteti ndërkombëtar. Ne kemi konfirmuar dhe fuqizuar identitetin etnik dhe kulturor maqedonas të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut njëherë e përgjithmonë. Me marrëveshjen, ne kemi eliminuar pengesën e fundit për anëtarësimin tonë në NATO për t’u bërë anëtari i 30-të i Aleancës. Përfitimi ynë është i paçmuar, qëkurse anëtarësimi në NATO garanton sovrantitein tonë, sigurinë, stabilitetin dhe një të ardhme me prosperitet për qytetarët tanë. Ne kemi zhbllokuar po ashtu nisjen e negociatave për pranimin në BE dhe tani po presim mbledhjen e parë ndërqeveritare me Brukselin për të shënuar hapjen e kapitujve të pranimit.

Si e vlerësoni bashkëpunimin tuaj me kryeministrin e tanishëm të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis dhe cilat janë perspektivat për marrëdhëniet dypalëshe?

Ne kishim takimin tonë të parë me kryeministrin Mitasotakis në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Neë York në vitin 2019 dhe në samitin e atëhershëm “Europa Juglindore: Promovimi i Bashkëpunimit Rajonal dhe Reformave”. Në ato takime dhe në takimet pasuese ne krijuam një marrëdhënie miqësore të çliruar nga të gjitha çështjet e mëparëshme që peshonin në marrëdhëniet mes të dyja vendeve. Ne pranuam partneritetin e krijuar bazuar në besim dhe miqëri, që shndërroi marrëdhëniet mes të dyja vendeve në një aleancë, konfirmuar nga anëtarësimi i vendit tonë në NATO. Kolegu im, Mitsotakis, konfirmoi në mënyrë të paekuivoke se Greqia mbetet një lobuese e fuqishme dhe mbështetëse e vendit tonë në procesin e ardhshëm të negociatave me BE-në. Ne jemi njësoj të angazhuar në zbatimin e plotë dhe pa vonesë të detyrimeve të të dyja palëve që rrjedhin nga Marrëveshja e Prespës. Në të gjitha takimet tona ne diskutojmë nevojën e një bashkëpunimi më të madh ekonomik me optikën se ky bashkëpunim duhet të vazhdojë dhe duhet të përmirësohet duke përfshirë rajonin në politikat e BE-së për rimëkëmbjen e vendeve europiane gjatë pandemisë dhe në periudhën post-CoVid.

A do të shërbejë ky bashkëpunim i ngushtë mes vendeve tona si një faktor stabiliteti në Ballkan?

Marrëveshja e Prespës ishte një arritje në nivel ndërkombëtar për Maqedoninë e Veriut dhe zbatimin e qëllimit tonë për anëtarësimin në NATO dhe ndërtimin e partneritetit me të gjithë fqinjët. Gjesti i Greqisë për patrullimin e qiejve tanë, si aleat në NATO, duke forcuar më tej sigurinë tonë, është me vlerë shumë të madhe. Deri te Prespa, ne ishim fqinjë që kishin përherë një palë të tretë në tryezë, kurse sot ne jemi aleatë dhe anëtarë të familjes së fuqishme të NATO-s, aleancës më të fuqishme ushtarake në botë. Vendi ynë, krahas Greqisë, Bullgarisë, si vende anëtare të Aleancës, është faktor stabiliteti në rajon, pasi është eksportues i sigurisë. Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO ka ripërcaktuar rolin tonë në arenën ndërkombëtare të sigurisë dhe na ka mundësuar që të marrim pjesë aktive në një gamë të gjerë misionesh të sigurisë kolektive të mbrojtjes, së bashku me Greqinë. Dhe me këtë, ne kemi çimentuar bazat për prosperitetin e të dy vendeve tona.

Përkthimi me shkurtime nga: ResPublica 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.