DASH publikon raportin për liritë fetare. Për Shqipërinë, kryesore (mos)prona e komuniteteve

Postuar në 13 Maj, 2021 01:02

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar dje raportin mbi lirinë e religjionit për vitin 2020. Për Shqipërinë në pah del problemi i pronës së komuniteteve fetare, të cilave nga njëra anë u legalizohen objekte kulti dhe nga ana tjetër mbahen peng në procese gjyqësore që nuk kanë të sosur.

P.sh deri në vitin 2019 ka patur 401 raste pezull lidhur me pronësinë, ndërkohë që Kisha Ortodokse ka 890 pretendime, kurse Komuniteti Mysliman nga ana e vet ka 500 aplikimi për çështje pronësie për 23 mijë hekatër. Komuniteti Bektashi nga ana e vet ka çështje të hapur pronat në Ksamil që sipas tij I janë tjetërsuar nga Avokatura e Shtetit.

Mund të vazhdohet gjatë me historinë e pronave, por kur vjen pun ate raporti ato gati sa nuk e ndryshojnë paradigmën nga liritë fetare në lirinë dhe të drejtën për pronën.

Një e drejtë që i mohohet komuniteteve po aq sa edhe qytetarëve të cilëve nuk u është mohuar privilegji të dëgjojnë për vila ministrash dhe shpronësime për 1 euro, apo edhe kalimi pronash shtetërore drejt subjekteve që flasin koncesionarisht.

Vërejtja në këtë raport, që përsëritet sa i përket pronës, është në thelb një përshkrim për atë që është Shqipëria e tranzicionit; një rrëmujë, kaos, një vend ku prona publike, apo kombëtare po uzurpohet, nuk po shpërndahet. Si mund të ishte ndryshe për njerëz që si kulturë politike kanë pikërisht zaptimin dhe zhvatjen, hajninë?

Do të ishte më e ndershme që dikush të marrë një qëndrim publik për pronën duke deklaruar moskthimin, pse  në thelb ajo ka ndodhur. Kanë kaluar 30 vjet, diçka më shumë se një brez, dhe e vetmja siguri që është krijuar është ajo se pronën në këtë vend nuk e gëzon dot. Kjo kulturë që kaq mirë mishërohet te kullat pa kuptim ekonomik që po ngrihen në Tiranë dhe qytete të tjera, ilustron dhe provon llojin e kapitalizimit tonë dhe se në cilin shekull jetojmë realisht. Përtej fasadës dhe propagandës së qeverisë që tashmë është rehat se e hipi në autobus edhe të ashtuquajturën opozitë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.