Negociatat/Austria del kundër ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut

Postuar në 11 Maj, 2021 14:37

Propozimi i Komisionerit të Zgjerimit të BE-së, Olivér Várhelyi, për t’i dhënë prioritet Shqipërië në raport me Maqedoninë e Veriut lidhur me negociatat e pranimit në BEështë pritur me kritika në Austri. Ministri i Jashtëm, Alexander Schallenberg, e ka quajtur absurd një lëvizje të tillë.

"Maqedonia e Veriut ka ndryshuar emrin, ka zbatuar reforma të jashtëzakonshme dhe mendoj se duhet të jemi shumë të kujdesshëm me sinjalet që po dërgojmë", citohet ai nga Euractive.

Bullgaria aktualisht po bllokon bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut në bazë të asaj që Sofja e sheh si politikë anti-bullgare nga Shkupi dhe përpjekje për të vjedhur historinë bullgare.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk janë ndarë nga Komisioni i BE-së, sa i takon axhendës së pranimit në BE. Por siç raporton Euractive, frika se Shqipëria mund të penalizohet padrejtësisht nga vetoja bullgare ka sjellë edhe lëvizjen.

Ndërkohë, edhe deputetë të partive të ndryshme austriake e kanë kritikuar hapin për të shkëputur Shkupin nga Tirana. Kreu i delegacionit të SPÖ në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder, e hodhi poshtë idenë dhe deklaroi se "Várhelyi vepron në mënyrë shumë të ngathët" dhe se "interesa nacionaliste si ai i Bullgarisë nuk duhet të kompromentojnë një perspektivë të përbashkët evropiane për rajonin."

Në mënyrë të ngjashme, eurodeputeti konservator, Christian Sagartz, nga ÖVP argumentoi kundër një shkëputjeje të dy vendeve të Ballkanit, ndërsa Thomas Ëaitz i Partisë së Gjelbër e quajti propozimin e Várhelyi "jo konstruktiv". Ai në vend të kësaj i bëri thirrje Komisionit Evropian të bëjë presion ndaj Bullgarisë për të hequr veton aktuale në hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut.

Bullgaria është aktualisht në krizë politike, për shkak të dështimit për të formuar një qeveri pas zgjedhjeve të 4 prillit. Presidenti rumun Radev pritet të emërojë një kabinet të përkohshëm të martën. Sidoqoftë, nuk pritet asnjë ndryshim i politikës ndaj Shkupit.

Megjithatë, sipas burimeve, disa vende të BE-së mendojnë se Shqipëria nuk është akoma gati për negociatat e pranimit dhe e shohin veton bullgare kundër Maqedonisë së Veriut si një bllok i dobishëm në ecjen përpara të procesit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.