NASA mund të ketë çuar jetë në Mars

Postuar në 11 Maj, 2021 19:15

Ndërsa NASA po planifikon të çojë njerëz në Mars në të ardhmen e afërt – forma të tjera të jetës, agjencia amerikane mund t’i ketë lënë atje kohë më parë.

NASA kujdeset në detaje për ta pastruar anijen e saj kur dërgohet në hapësirë, por është e pamundur që numri i mikrobeve në një mjedis të jetë zero, thotë gjenetisti Cornell Christopher Mason në BBC. Ndërsa pretendimi i tij është kryesisht teorik, ka shumë prova që sugjerojnë se përpjekjet e NASA-s për të eksploruar Planetin e Kuq mund ta kenë kontaminuar atë me jetë mikrobike, ndoshta edhe të rrezikshme. Me fjalë të tjera, ekziston një rrezik real që shkencëtarët përfundimisht të gjejnë prova të jetës në Mars - që njerëzimi aksidentalisht i ka çuar atje.

Në fakt, dhomat e pastra në Jet Propulsion Lab të NASA-s (JPL) mund të shërbejnë në mënyrë aksidentale si një lloj baze për jetën mikrobike - një mjedis sfidues ku vetëm mikrobet më të forta mund të mbijetojnë.

Hulumtimi i Mason përfshin skanimin e JPL për ADN dhe identifikimin e mikrobeve që ia dalin të kapen në sipërfaqet metalike dhe të durojnë rrezatimin dhe temperaturat ekstreme.

"Këto zbulime kanë implikime për një formë të mbrojtjes planetare të quajtur “kontaminim në progres", thotë Mason.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.