Khamenei: Lufta kundër Izraelit është detyrë publike

Postuar në 07 Maj, 2021 15:46

Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të vazhdojnë luftimet kundër Izraelit, të cilin e quajti një "garnizon terrorist" kundër palestinezëve.

"Lufta kundër këtij regjimi despotik është lufta kundër shtypjes dhe lufta kundër terrorizmit. Dhe kjo është një detyrë publike për të luftuar kundër këtij regjimi", tha Ajatollah Ali Khamenei në një fjalim televiziv, të cilit i referohet Reuters.

Khamenei e bëri këtë deklaratë në Ditën e Kudsit të Iranit, një emër arab për Jeruzalemin.

Kundërshtimi ndaj Izraelit është gur themeli i besimit për Iranin e udhëhequr nga shi’itët, të cilët mbështetin grupet islamike palestineze dhe libaneze që kundërshtojnë paqen me shtetin hebre, të cilin Teherani nuk e njeh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.